Berisha protestë ditën e Samitit të BE-së në Tiranë, Spiropali: E ngjashme me “Koncert në vitin 36-të”

24 Nëntor 2022, 20:32Politika TEMA

Berisha protestë ditën e Samitit të BE-së në

Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali ka krahasuar protestën e thirrur nga Sali Berisha në 6 dhjetor me filmin shqiptar “koncert në vitin 36-të”.

Ajo tha se kjo është një protestë absurde në një ditë historike për Shqipërinë ku vijnë gjithë liderët e BE.

Sipas saj në 6 dhjetor ka një palë zyrtare që bën mbledhje me liderët e BE për të ardhmen e vendit, ndërsa në anën tjetër një grup që i bie dajres.

“Ç’protestë do bëni ju në 6 dhjetor? Do të jetë e ngjashme me atë “Koncert në vitin 36-të.

Në një anë do të bëhet samiti i BE-së në anën tjetër do të kërcasin dajret. Si mundet t’i shkoni pas atyre që janë të ngjashëm me ata që i ngulin vendit thikën në shpinë.

Por të jeni të bindur se Shqipëria do t’i shkojnë deri në 2030-s deri në fund të gjitha projekteve. Po e godisni Shqipërinë pas shpine për pushtetin e një njeriu”, u shpreh Spiropali.

2 Komente

  1. S
    Stela Pata

    Kesaj si vihet faj se "aksidentalisht" pasi Ah-metaj I futi pirunin ne bythë, doli vullnetare qe Rama-zoni te inaguronte preresen e purove tek klitori I saj. Prandaj kompozon gazra zorresh te kalbura. Ik tani zhulse Prrenjasi ndro breket per higjene.

    1. P
      Psikologu

      Stela ilacet qe te kam keshilluar he te qifsha motren

    Lini një Përgjigje