"Kurorëzim i përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe standarde demokratike", Gjekmarkaj takohet me Abazoviç

24 Nëntor 2022, 15:20Politika TEMA

"Kurorëzim i përpjekjeve të shqiptarëve për liri

Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim miqësor me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovic në selinë e qeverisë së vendit fqinj.

"Një takim tepër mbreslënës dhe miqësor pata sot me Kryeministrin e Malit të Zi,z.Dritan Abazovic në selinë e qeverisë së vendit fqinj.


I shpreha z.Abazovic gëzimin që na jep fakti që një shqiptarë drejton si kryeministër Malin e Zi.


Ky fakt është kurorëzim i përpjekjeve të shqiptarve për liri dhe standarde demokratike, për bashkjetesë dhe integrim por njëkohësisht dhe shenjë emancipuese e shoqërisë malazeze e cila ka tejkaluar paragjykime për të arritur një standard të tillë, sa simbolik aq dhe të nevojshëm .


Të një mendjeje për nevojën e intesifikimit të një marëdhenjë në aspektin institucional, ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve tona.


Gjeta mirëkuptim të plotë për çeshtjet dhe sfidat e përbashkëta që kalojnë vendet tona dhe rajoni.
Gjithashtu një takim tejet domëthënës dhe miqësor pata me deputetin Genc Nimanbegu, tashmë një përfaqësues i hershëm i shqiptarve në Parlamentin e Podgorices.


Z. Nimanbegu po aq sa politikan është dhe një veprimtar i dalluar i çeshtjeve shqiptare në Malin e Zi dhe i ndjeshëm për çdo lëvizje që mund të vëre në diskutim progresin e arritur.


E sigurova z. Naimbegun për mbështetjen e parlamentit por edhe të Partisë Demokratike për të gjitha ato kauza që forcojnë pozitën e shqiptarve në Malin e Zi , miqësinë mes dy vendeve dhe të ardhmes së përbashkët europiane.", shkruan Gjekmarkaj. 

3 Komente

  1. a
    accidentally_genius

    hahahahahahahahahahahaahhaahah....E sigurova z. Naimbegun për mbështetjen e parlamentit por edhe të Partisë Demokratike për të gjitha ato kauza që forcojnë pozitën e shqiptarve në Malin e Zi , miqësinë mes dy vendeve dhe të ardhmes së përbashkët europiane.", shkruan Gjekmarkaj. ku ka rene vendi jone i mjere...shkon muti te shurra,,, pupupu

    1. A
      Arber

      Po ç'far tagri ka ky moooo? Pupupu ku ka rene ky vend? Mer rrugen vetem pa mandat dhe pa qyrk dhe flet ne emer te Popullit...Ehhh

      Lini një Përgjigje