Rama tregon arsyet pse do zhvendoset porti aktual i Durrësit

24 Nëntor 2022, 13:12Politika TEMA

Rama tregon arsyet pse do zhvendoset porti aktual i Durrësit

Kryeministri Edi Rama ka tregur disa nga arsyet se përse do të zhvendoset porti aktual në qytetin e Durrësit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se porti nuk mund të qëndrojë në zemrën e një qyteti turistik, ku ndot ajrin, shkatërron akustikën dhe ku nuk ka mundësi zgjerimi.

Ndër të tjera, Rama nuk kurseu edhe akuzat ndaj opozitës, e cila e kundërshton projektin.

“Çdo punë, çdo punë që ne nisim, këta e pagëzojnë si aferë të madhe, fisi Gagaçopoli. Njëri nga mufot, me buzët që i janë njollosur brisk nga urrejtja gërryese e 110 vjetëve dhe mne sytë e zbardhur nga një helm i pakurueshëm në gjak, i cili e bën show-n në çdo shpresë të re, një aferë të madhe. Një shpresë për përmbysje me dhunë të regjimit, lebetitej sesi mund të hiqej që aty porti më i madh i vendit.

Epo pikërisht edhe për atë hiqet aty, sepse është porti më i madh i vendit dhe nuk mund të rrijë në zemrën e një qyteti turistik, ku jo vetëm ndot ajrin, ku jo vetëm shkatërron akustikën, ku jo vetëm degradon panoramën e qytetit mikpritës, por kur nuk ka edhe asnjë mundësi zgjerimi. Prandaj do ikë që aty, për t’ia përshtatur pikërisht kohës së sotme, jo vetëm për turizëm, por për të qenë porta më e rëndësishme hyrëse nga deti, në ekonominë e krejt Ballkanit Perëndimor”, theksoi kreu i qeverisë.

14 Komente

  1. m
    mondi

    degjojini o popull lejini pallavrate e salit

    1. E
      Eda

      Sa mir qe mendon te mos e ndot ate vend dhe mos te krijoj rremuj aq te madhe

      1. A
        Adi

        Cdo lloj gjeje qe vendos te bej e mendon me aq shum detaje sa ska

        1. U
          Urim

          Te drejt ka ne fakt se ai esht nje port qe mer shum zhvillim

          1. g
            geri

            Te gjitha Rama po i ben ne te miren e vendit dhe ne te miren e te gjithe qytetareve

            1. z
              ziko

              arsyet jane mese te arsyeshme ore po kujt tia shpjegosh

              1. p
                petrit

                Vazhdoni ne kete menyre z,Km kshu behet vendi

                1. A
                  Armand

                  Vec vazhdoni perpara se e dine te gjithe se kush punon e kush jo per kete vend

                  1. O
                    Oligert

                    Vec ju e keni sjelle ne vije kete vend kshuqe suksese ne cdo pune qe ben

                    1. A
                      Amiri

                      Ju po beni cdo gje per te miren tone

                      1. S
                        Sadiku

                        Ju i dini me mire ate pune lerini ato fundrrinat e pd

                        1. A
                          Afrimi

                          Ju po beni investime qe do te mbahen mend gjate

                          1. P
                            Prishtinë

                            Shqiperia londineze, ky vend i bekuar qe eshte shendrruar ne nje klase politike plaqkitese, te ndyer e antkombetare. Ne vend qe te ju hapin krahun njerzve te rinje qe e duan shtetin e kombin, kjo klase politike eshte perqendruar ne Berishen Bashen, Ramen e Meten. Gjithe keta njerz te skenes pokitike ka 30 vite qe u shkojne pas si argate te qelbur. Ne vend qe ta forcojne shtetin e ta ndihmojne Kosoven, Luginen e Presheves e shqiptaret tjere gjithandej, keta po behen copa mes veti e po kacafyten se kush te plaqkise e te shkaterroje shtetin shqiptar me shume. Zoti marrt hak ne ju plaqkites te shtetit.

                            1. e
                              erisa

                              ide e mire kjo se besoj do ndose me pak ajerin nese zhvendoset nga aty

                              Lini një Përgjigje