Përmbytjet/ Rama - opozitës: Në kohën tuaj u prekën 68.316 banorë në Shkodër, mbi 25 ha ishin nën ujë

24 Nëntor 2022, 11:54Politika TEMA

Përmbytjet/ Rama - opozitës: Në kohën tuaj u prekën

Kryeministri Edi Rama ka bërë krahasimin e shifrave në Kuvend lidhur me përmbytjet në qarkun e Shkodrës. Në përgjigje të opozitës, i është referuar statistikave të Bashkisë për përmbytjet në kohën kur vendi qeverisej nga Sali Berisha duke i krahasuar me ato të ditëve të fundit kur vendi u përfshi nga moti i keq.

“Se ku është çeta e kusarëve do e jap të plotë sot. Sa i përket çështjeve të ngritura prej jush në parantezën e bërë, lexova që shqetësimi juaj kryesor dhe pyetja juaj kryesore ishte pse nuk shpallet gjendja e emergjencës. Kjo ka në kuadër të plotë dëgjor kritere të përcaktuara që nuk kanë lidhje me situatën.

Janë faktet që flasin shumë qartë dhe ai sinkron është nxjerrë nga një moment katastrofik për Shkodrën dhe të gjithë zonën e veri-perëndimit si rezultat i keqadministrimit skandaloz, kriminal, korruptiv të Kaskadës. Ajo ishte e vërtetë dje, është e vërtetë sot.

Për ta ilustruar sinkronin dhe për të thënë Rama Junior është i njëjti person dhe i qëndroj fjalë për fjalë atyre që kam thënë, po i referohem shifrave të Bashkisë Shkodër, jo të qeverisë. Bashkia nuk influencohet nga qeveria jonë.

Në atë kohë kur kam thënë atë janë përmbytur 25 mijë e kusur hektar vetëm në qarkun e Shkodrës, nga të cilat 14 mijë kanë future brenda dhe qytetin e Shkodrës. Mund t’i referoheni dhe pamjeve. Sipërfaqja e përmbytur ka qenë 1458 ha këtë herë, s’ka lidhje me Kaskadën fare dhe 4000 që nxorët ju, është për të gjithë zonën, përfshi dhe Lezhën.

Në Durrës ka pasur pasqyrë të qartë se çfarë është bërë.

Të gjitha zonat u identifikuan si kritike në përmbytjen e fundit, sot nuk janë më kritike. Në zonën e ish Kënetës është ndërtuar nën kuotë. Të pyetur nëse duhet të zhvendosen, nuk bëhen nga qeveria por në bashkëpunim.

Për të ardhur tek banorët e prekur, 68 mijë e 316 banorë të prekur zyrtarisht në kohën që është nxjerrë sinkroni im dhe prap sipas shifrave të Bashkisë Shkodër, vetëm 130 banorë të evakuuar nga 14 mijë e 285 në kohën e atij sinkroni. Uji në përmbytjen e atëhershme vajti deri në çati dhe preku sipas Bashkisë Shkodër, 6300 shtëpi. Tani ka vetëm 30 shtëpi me prezencë uji”, tha Rama.

19 Komente

  1. J
    Jani

    Del ai I madhi edhe thot qe shife si permbytet vendi , se mban mend kohen e vet

    1. A
      Armand

      O nkohen e kture e ka pas marr limi gjith shqiprin po thuj kur do na shporren qe te biem rehat te gjith

      1. O
        Oligert

        Ore ja ka mar doren ai me foto nga kabuli vjen e thot ja ca behet ktu nuk meremi me me fjalet e nje budallai

        1. T
          Titi

          Qesharake se si saliu I gje kto faktet ka naj google te vetin

          1. T
            Tosi

            Po Po ca Jan dhe nen dhe dhe nen uji dhe prapvjan gjall sipas saliut

            1. p
              petrit

              Ne kohen e pd ecnin me gomone per te bere shurren qytetaret

              1. Y
                Ylli

                Po Po disa shpija Jan dhe duke fluturuar sipap saliut gjithmon

                1. t
                  taulant

                  atehere desh e mori lumi te gjithe shqiperise , po he me thuaj ti qe kane goje e flasin keta

                  1. e
                    eni

                    Se mos do benin gje tjeter ata...Berisha mire qe nuk i vuri tritolin vendit e te kenaqej ropqiri

                    1. D
                      Dea

                      e din ata shum mir si behej vendi yn me pd ne krye po bejn kot sikur skuptojn

                      1. b
                        beni

                        Turp turp per Berishen sepse mbahet edhe si njeri i ndershem ahhahahaha

                        1. A
                          Alma

                          Ne kohen e ketyre u permbyt gjith shkodra

                          1. M
                            Miri

                            Ju dini ti dilni per zot ketij vend edi

                            1. F
                              Fredi

                              Duken ata qe kan ber per vendin e ata qe vetem kan vjedhur

                              1. A
                                Agron

                                Kur ishte pd ne veriu dilte me varka nga shpia

                                1. J
                                  Jon

                                  Shum e vertet kur ishte Saliu qytetaret ishin lene ne meshire te fatit ne cdo situate te veshtir

                                  1. D
                                    Desi

                                    Me perpara jo vetem qe sdilnin ne terren por as masa nuk merrnin

                                    1. E
                                      Eri

                                      Me vjen keq qe ne kohen e Saliut qytetaret skishin mbeshtetje

                                      1. i
                                        ildi

                                        ne kohen e saliut vetem deme kemi pasur ne

                                        Lini një Përgjigje