Në PD u hap shampanja dhe televizioni i tij thërriste fitore, por Berisha ia hedh fajin Yuri Kim

24 Nëntor 2022, 09:43Politika TEMA

Në PD u hap shampanja dhe televizioni i tij thërriste fitore, por

Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e së mërkurës një takim me krerët e degëve të Tiranës gjatë së cilit ka përmendur edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Berisha, duke iu drejtuar kryediplomates amerikane tha se nëse ajo nuk do të kishte përshëndetur zgjedhjet e 25 prillit në darkë, gjërat sot mund të ishin ndryshe.

Sipas tij, ambasadorja Kim duhej të kishte “qëndruar në lartësinë e respektot për votën e lirë, por nuk qëndroi.”

“Shqipëria është shkëputur nga vlera, është shndërruar në një ishull ku vota është përzënë nga qeveria, nga Partia Socialiste.

E shikoni zonjën Kim që kalon nga një mbledhje me gjykatësit në këto. I kujtoj vetëm një gjë zonjës. Nëse nuk do të kishte shkuar të urojë zgjedhjet e 25 prillit në darkë, ndoshta do të ishin gjërat pak më ndryshe, se gjithçka buron nga vota.

Dhe në rast se ne u rrokullisëm në këtë mënyrë, u rrokullisëm se na u rrëmbye vota. Jashtë saj nuk ka demokraci, shtet ligjor e drejtësi. Do të kishte qenë shumë mirë të qëndronte në lartësinë e respektit për votën e lirë, por nuk qëndroi.

Do të qëndrojmë ne, sado e vështirë të jetë kjo, sepse vetëm me votën e lirë ne mund të bëhemi një vend i zhvilluar si vendet e tjera,” u shpreh Berisha ndër të tjera.

Por, Berisha “harron” me qëllim se në zyrat e PD-së, darkën e 25 prillit, në zyrat e PD-së u hap shampanja e fitores, pasi dëgjuan exit poll-et e para dhe besuan vërtet se kishin fituar.

Ndërsa në televizionin e tij, gazetarët me në krye Çim Pekën shpallën fitoren.

Në mëngjes pastaj sigurisht iu doli pija dhe e kuptuan se kishin humbur rëndë dhe ndryshe nga sa pretendojnë tani, nuk u gjet ndonjë provë se zgjedhjet u manipuluan.

Dhe nuk mund t’i kërkojnë llogari Yuri Kim tani pse uroi zgjedhjet, kur ata ishin të parët që përshëndetën zgjedhjet dhe hapën shampanjën e fitores.

 

10 Komente

  1. k
    k

    Nuk mund të ketë shtet ligjor Kur të korruptuarit non grata kanë në dorë tv dhe bejne dizinformim dhe shpifin nga mengjesi në darke.

    1. S
      Saliu po kruhet pak si shume.

      Kim nuk te leshon deri sa te vdesesh.Fitore sa te jesh gjalle nuk merr dot vetem do enderrosh. Genjeshtrat dhe mashtrimet edhe ata qe te vijne pas nuk ti besojne vetem bejne sikur.

    2. E
      Emigranti

      Akoma gjallë qenka ky kërma. Përse më thanë që ka kthyer këmbët përpjetë ky shurraqi. Ptuuuuuu farë e keqe.

      1. H
        Hana

        Legjendari Sali Berisha i ka shtrire pertoke te gjithe ambasadoret -nepunes te SHBA-se. Shume shpejt do te hspalle Persona Nongrata edhe vajzen nga Guami.

        1. T
          Tropoja

          "Hana"! Kryeshpellari jot, MALOKU Sahale Ram Brrrrisha, na eshte bo "fanar ndriçues" ne bote. Po jep "leksione demokrracie", po i "tregon babes pronat". Cjapit, kur ngordhja i vonon, shko e ha buken e bariut. Oj "Hana" e rithemelume, oj "ora" e halese,se rithemelume.

        2. E
          Ela

          O pleher me te gjithe ambasadoret amerikane keshtu ke vepruar,tani Rusia te kerkon shperblimin per investimin qe te ka bere,o plehre,ambasadorja amerikane ka vetem nje faj; te kundershtonte Arben Krajen dhe keta plehra ne Spak qe slane 20, vjecare pa futur ne burg plehrat,dhe qenat me bucet e tyre bredhin ne Tirane duke dredhur bishtin.Te gjither jeni Hale, qe nga Ty Sali Berisha,Ilir Meta Monika Edi Rama,Erjon Velia etj .ju mallkofte zoti per lotet e nenave qe po vuajne per buken e femijve ndersa kopilet tuaj bredhin nga nje shtet ne shtetin tjeter, per lotet e nenave qe per nje gram ashash jane fut ne burg,per ato nena qe femijet e tyre kane punuar ne call center dhe po i fusin ne burg.o plehra qe e shkateruat kete popull kete vend.O zot mallkimet shkarkoua plehrave.

          1. S
            Spak

            Me flamur Noken zvendes kryetar, e ardhmja e PD pas vdekjes se Saliut, do te jete e sigurte! Sali kerma fajeson te gjithe pervec vetes qe e lavderon me nje delir budallenjsh! Saliu eshte armiku me i madh i Shqiptareve! Turpi i mbulofte ata qe i shkojne pas,flas per njerez te ndershem qe vazhdojne t'i besojne!

            1. b
              birce

              Gjithmon komunistat thone imperjalizmi Amerikan dhe Evropa kalitaliste.

              1. I
                Ilir Meta

                posht imperializmi amerikan dhe kapitalizmi botror dhe rrofte partia komunisto demokrato tropojane e te madhit sal berisha

                1. S
                  Sula

                  Atehere Basha i paska fituar i vetem zgjedhjet pasi , Berisha ka thene qe nuk ka nderhyre kure ne vendimmarjet e partise. Sipas Berishes, Basha eshte dhe humbes dhe fitues sipas oreksit te Berishes. Mashtrues i papare. Mjerane jane ata qe i shkojne pas.

                  Lini një Përgjigje