Veliaj: Meta është i pirë shumicën e kohës! Berisha nuk e kalon dot Rinasin, është rëndë

23 Nëntor 2022, 14:24Politika TEMA

Veliaj: Meta është i pirë shumicën e kohës! Berisha nuk

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se kandidatët e Ilir Metës për zgjedhjet e 14 majit janë miniaturë e tij. Në një intervistë për Report Tv nuk kursen komentin për kreun e PL duke thënë se është i pirë shumicën e kohës dhe është bërë gazi i botës.

Sa i përket rastit të një gruaje që deklaronte se cmimi i ujit është rritur me 70%, Veliaj thotë se ‘ata të PL’ nuk i shohin fare faturat.

“Punët në Tiranë nuk bëhen vetëm nga kryetarët e Bashkisë por edhe këshilltarët. Po dëgjoja sot kandidatët e Ilir Metës, janë miniaturë atij. Konviktet po rregullohen. Edhe ata po mundohen t’i ngjajnë atij që është i pirë shumicën e kohës, bën selfie si pjeshkë blloku, është bërë gazi i botës.

Edhe ai kërkon të çmendurit e rinj. Këta Partia e Lekut kanë shumë para sa nuk i shohin fare faturat. Nuk i dinë sa janë çmimet, nuk e dinë që uji në Tiranë është më i lirë në Kamëz. Arsyeja pse përgjysmohen në çdo palë zgjedhje është se s’kanë lidhje me realitetin.

Të dy edhe Meta edhe Berisha zgjohen në Gjirin e Lalzit dhe nuk e dinë se Tirana ka ndryshuar. Ata nuk kanë lidhje, janë transit në Tiranë. Nëse Shqipëria është kaq keq, pse nuk ikin këta. Këtu opozita jeton më mirë se kudo. Këta janë njerëzit më të llastuar, pacientët e trajtuar më mirë”, tha Veliaj.

Veliaj e ka konsideruar vendimin e Berishës për protestë më 6 dhjetor në Tiranë si një tregues që ai është në gjendje të rëndë të shëndetit mendor.

“Është rasti konkret i doktorit që është shndërruar në pacient. Është rëndë. Duhet mirëkuptuar se është në situatë të rëndë. Një njeri që nuk kalon dot Aeroportin e Rinasit. I mbaron autoriteti në segmentin SHQUP-Rinas. Dhe ç’bën? Vjen i paftuar në një festë.

Merr të gjithë mërinë dhe pështirosjen publike. Ai aktivizohet sa herë ka një problem në Kosovë. Sa herë ka kriza në Kosovë ai krijon situata në Tiranë.

Është gjest shumë anti shqiptar. Ne nuk e kemi dhe në traditë të sillemi kështu me mikun. Kanë vendosur të diskretitohen deri në fund. T’i shtojë Zoti inatin. Këtu pyetja nuk është vetëm për pacientët Ilir dhe Sali por për ata që i ndjekin këta”, tha Veliaj.

 

16 Komente

  1. T
    Tiransi Babaxhan

    Sala dhe Meta jane te keqinj, por me i zi se zoterote nuk ka. Kush eshte ajo nene qe te polli per tju bela ketij populli.Cudi as mallkimet e popullit nuk te zene.

    1. q
      qytetari shqiptare .rrespekt Erjon qe reagon

      si tirans s'ngjan ,po as si babaxhan ,e dukesh nga ata qit ' ka dhi ne kaptin noj Taliban. Paske nji gjuhe prej banori halesh o plehrat e ksaj Bote , qe nuk njihni mo as rrespket njerezore e asnji kulture ne komunikim . Interneti s'qeka per ju kokplehrat

      1. G
        Gent

        Problemi është t'i gjendet babai këtij mostrës nga Tërpani.

      2. D
        Detari

        I qani hallin saliut se nuk shkon per pushime me leket e popullit ne amerike?

        1. K
          Ka shume te Drejte..

          Ka plotesisht te drejte... Edhe pse nuk Jam Simpatizant i ketij . Por cilido ku ka te Drejte ,e Drejte duhet miratuar ..

          1. K
            Ka shume te Drejte..

            Ka plotesisht te drejte... Edhe pse nuk Jam Simpatizant i ketij . Por cilido ku ka te Drejte ,e Drejte duhet miratuar ..

            1. T
              Tropoja

              Lali plehu ti i ke rruget e hapura ngado por popull nuk ke me vete.Ty te bllokon populli me vote se e betonizove Tiranen me kulla duke vjedhur lali plehu

              1. R
                Rrespekt Erjon qe ja plas surratit dy Prostitutave

                Tropoja , hahaha sa te peshtire qe jeni ! - Ne te vertete ,ardhja juaj ne Tiron ,ka qelbur gjithcka jovetem Politiken e Televizionet me rracen tuaj te Kurvave qe po len nam kudo jane e shkerdehen . Natyrishte qe maloke si ty ,s'mundet t'i drejtohet ndryshe nji Kryeqytetari ,sepse ju mungon jovete Kultura Qytetare por me shume se kaq . Qeverria duhet te ratifikoj Ligjin e kthimit ne shpella te lehesve te krykriminelit shpellar - kreytarit te fisit te injorances se tropojes

              2. P
                Populli e do

                Ju komentusat e keni gabim Erjon Veliaj eshte djale puntor dhe cune i mire ne te kundert nuk do ta mbeshteste Rama dhe ne populli eshte paqesor me ne mos ja hani hakun

                1. P
                  Populli e do

                  Ju komentusat e keni gabim Erjon Veliaj eshte djale puntor dhe cune i mire ne te kundert nuk do ta mbeshteste Rama dhe ne populli eshte paqesor me ne mos ja hani hakun

                  1. D
                    Demokrati

                    Të shkretët, i qajnë hallin kalorësit se nga i varen këmbët. Më vjen keq ta pohoj me zemër, por Erioni, në çdo rrethanë, fiton mandatin e tretë në 14 maj.

                    1. T
                      Thuthuqi

                      Nuk jam votus ne Tirane Erioni mbase ka edhe gabime por me keta qe ka perball qe te shtate qe jane nuk vlejne as sa cereku i Erionit . Ke te zesh e ke te lesh njeri me zi se tjetri

                      1. T
                        Tiransi Babaxhan

                        Qeni i komshiut ne vend qe te rrinte te oborri i tij, rrinte e lehte ne oborrin tone se ne i hidhnim ndonje koricke buke dhe kocka. Prandaj edhe komentuesit e lartepermendur po lehin ne oborin e Erion Veliajt. Akoma me keq na japin leksione per kulture ne komunikim ..............

                        1. N
                          Nongrata Alkoliku = A Cani

                          E vertete njeri alkolike e tjetri nongrata po pse ajo pjese e opozites nukbbene opozite konstruktive po sillet njesoje si nongrata une nuk shikoje diference midis sjelljes se nongrates dhe Alibeut jane njesoje

                          1. T
                            Tiranci. Fukara

                            Sa mire qe ju bakan me kicka qenkeni mesu keq

                            1. w
                              www.youngtribune.com

                              Edhe ju Erion nuk ngeleni pas ketyre te dyve per moshen qe keni.Ti po lakohesh si trashegimtari i Edi Rames kur ky i fundit te terhiqet nga politika ne 2025.

                              Lini një Përgjigje

                              Blog Tema