Primaret e Berishës, një 23-vjeçare futet në garë për Bashkinë e Beratit

23 Nëntor 2022, 12:24Politika TEMA

Primaret e Berishës, një 23-vjeçare futet në garë

Një 23-vjeçare kandidon në primaret e Rithemelimit për Bashkinë e Beratit. Kejdi Spahiu prezantoi ditën e sotme kanidaturën, ndërsa futjen e saj në këtë garë e konsidieron si një përpjekje për të ndryshuar gjendjen në të cilën ndodhet Berati.

“Quhem Kejdi Spahiu 23 vjeçe dhe kandidoj për primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Beratit. Si e re shqiptare ndjej dhimbje kur e shikoj vendin tim në këtë gjendje.  

Ndryshimi duhet filluar diku, nga vetja apo nga qyteti yt. Vendimin për t’u futur në primare e konsideroj si pjesë të përpjekje për të ndryshuar gjendjen ku vendi ynë ndodhet.

Mendoj se ka ardhur koha jo vetëm e përgjigjeve boshe, por e veprave. Prandaj vendosa të marr përsipër këtë detyrë dhe me fjalën detyrë nënkuptoj atë ndaj qytetarëve beratas”, tha ajo.

Spahiu thotë se Berati përballet me problematika të shumta, ku ndër më kryesoret është largimi i të rinjve, por edhe arsimi, gjendja e vështirë ekonomike, mungesa e mjekëve.


Spahiu do të ketë përballë në këtë garë, kandidatin e Partisë së Lirisë, Lefter Maliqin.

3 Komente

  1. K
    Ku e ka Certifikaten e Stanit kjo ?

    Pa kaluar Testin ne Stanin e Gomareve kjo dhe marri Certifikaten e pallit nga gjithe gomaret e Stanit - s'mundet me ken Primaret e Majmunivici-t

    1. M
      M.B

      Nuk i kuptoj keta t6e primareve te Sali satanaitse cfar do bejne qe te mbajne te rinjte ketu ne vendin e tyre ,se keta flasin si kodra mbas bregut se nuk thone asgje konkrete.

      1. O
        OBerat Beribat buke shume dhe uje pak tasht ka uje

        Spahiu nuk je vendali nga Berati , ti je e ardhur ne Berat . Berati duhet te nxjer te vetet vendalinj ka plot djem dhe vajza shume te ekujlibruar se e mbyten Skrapalinjte nje jete te tere i ziu Berat qe ka qene nje qytet i bukur i paster dhe me ate kulturen e vet te mik pritjes komshillekut dhe me plot virtyte te tjera

        Lini një Përgjigje