
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur se Aleanca e Rublave vijon të sulmojë Portin Turistik të Durrësit çdo ditë ndaj dhe s’po lenë gjë pa shpifur e trilluar.
Sipas tij, ata po shpifin për një prej kompanive më prestigjioze të Lindjes së Mesme dhe një prej investitorëve më të vlerësuar në industrinë globale të turizmit.
Balla: Çfarë s’po shpifin non-grata & Co ndaj një prej kompanive më prestigjioze të Lindjes së Mesme dhe një prej investitorëve më të vlerësuar në industrinë globale të turizmit, që është fat, nder dhe mundësi e paçmuar t’i angazhojmë si partnerë të shtetit shqiptar në zhvillimin e Durrësit dhe në fakt gjithë Shqipërisë, si efekt i madh ekonomik. Duhet ta kuptoni se Aleanca Rublave do të vazhdojë të sulmojë Portin Turistik të Durrësit, për hesap të borderosë ku ata firmosin çdo ditë. Nuk ka shqiptare e shqiptar që nuk e ka kuptuar që ky është një turp dhe një poshtërsi e madhe në dëm të interesit të vendit.
Balla gjithashtu thekson se ky projekt është një investim shumë i rëndësishëm dhe ka një impakt të madh ekonomik për vendin.
Balla: Projekti ka një vlerë investimi mbi 2 miliardë Euro, me një impakt ekonomik direkt që përfshin të gjithë të ardhurat që do të gjenerohen nga zhvillimi i kësaj zone, si të ardhurat nga shitja e apartamenteve, hoteleria, ankorimi i anijeve e jahteve, etj. Impakti direkt përfshin gjithashtu punësimin e rreth 12.000 personave, fillimisht në ndërtimin e kësaj zone, më pas gjatë menaxhimit të saj si punësimi në hotele, në restorante, në njësi biznesi dhe shërbimesh. Zhvillimi i zonës do të sjellë për Durrësin përmirësim të infrastrukturës dhe faciliteteve urbane, forcimin e komunitetit, ofrimin e shërbimeve sociale, rivitalizimi të artit dhe kulturës në një mjedis turizmi elitar.
kokcep ,koktrekendesh,koke tigan kaq.
C’ne ti fshatar librazhdi jep mend per portin ,se si mbillet toka po apo te sjedhesh ne port fshataret e tua po
Akuzat faktohen dhe denoncohen ne prokurori.Atje cojini dhe jo ne media televizive.
Pse nuk investoni ne Uzinen e Ballshit, por per turizem? Te ka dale boja keq o Bl-Bla-Bla!