Ditmir Bushati për BBC: Modeli ekonomik shkakton emigrimin, duhet rritur standardi i jetesës

22 Nëntor 2022, 15:26Politika TEMA

Ditmir Bushati për BBC: Modeli ekonomik shkakton emigrimin, duhet rritur

Ish ministri i jashtëm socialist, Ditmir Bushati shprehet në një intervistë për BBC-në se Shqipëria humbet shumë nga largimi i qytetarëve.

I pyetur se përse po emigrojnë drejt Britanisë të rinjtë, ai thotë se rrënjët e këtij fenomeni janë te modeli ekonomik i vendit.

Pyetje BBC: Partia juaj ka drejtuar vendin për 17 vjet në 25 vitet e fundit. Ndërkohë kjo është vala e katërt e emigrimit dhe të rinjtë vijojnë të largohen nga vendi. A është kjo për të ardhur turp?

Ditmir Bushati: Ekziston gjithmonë një trend i përgjithshëm ku njerëzit lëvizin nga vendet më pak të zhvilluara drejt atyre më të zhvilluara. Pavarësisht nëse emigrimi është në rrugë të ligjshme ose jo, e vërteta është se vendi i origjinës humbet shumë. Pasi humbet fuqinë njerëzore. Nuk ka kthim të investimit mbrapsht. Dhe gjithashtu ka një dozë faji që shkon tek qytetarët e zakonshëm, të cilët ndonjëherë penalizohen nga lëvizja e lirë nga një vend në tjetrin, siç ndodh në këtë rast nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Pyetje BBC: Por ata jo thjeshtë po largohen nga Shqipëria. Ata po harxhojnë mijëra paund, duke ia dorëzuar ato para të huajve për të siguruar një vend në varkë nga e cila mund edhe të mbyten. Çfarë ka që nuk shkon kaq shumë në Shqipëri që dikush merr këtë rrezik mbi supe?

Ditmir Bushati: Unë pajtohem tërësisht me konkluzionin e dokumentarit tuaj, se situata aktuale nuk ndihmon Shqipërinë dhe Mbretërinë e Bashkuar që të adresojnë rrënjët e vërteta të këtij fenomeni. “Fituesit e vërtetë” në këtë rast janë trafikantët e qenieve njerëzore. Ndaj, unë mendoj se kemi nevojë të adresojmë problemin me themel dhe jo pasojat e tij. Rrënjet e këtij fenomeni kanë të bëjnë padiskutim edhe me modelin ekonomik, të cilin ne këtu në Shqipëri, duhet ta përmirësojmë. Ne duhet të rrisim standardin e jetesës.

Ne si politikanë kemi përgjegjësi për të dhënë më shumë shpresë për shqiptarët që të besojnë në të ardhmen e vendit. Por nga ana tjetër, është e nevojshme të lehtësohet regjimi i vizave nga ana e Mbretërisë së Bashkuar. Kam pasur rastin të punoj me katër Sekretarë të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, me Ëilliam Hague, Jeremy Hunt, Boris Johnson dhe me Philip Hammond.

Së bashku kemi diskutuar disa herë politikat e lehtësimit të regjimit të vizave të Mbretërisë së Bashkuar, jo vetëm për shtetasit shqiptar, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor, siç ka bërë BE-ja dhe siç po bën edhe SHBA-ja tanimë. Ne gjithashtu kemi diskutuar sesi të përmirësojmë programet e lëvizshmërisë në mënyrë që të rrisim shkëmbimet ndërmjet shtetasve tanë, duke qenë se ka shumë simpati për Mbretërinë e Bashkuar dhe britanikët në vendin tonë. Dhe është për të ardhur keq që kjo nuk është materializuar ende.

Pyetje BBC: Një nga arsyet se përse shqiptarët duan të largohen nga vendi i tyre, sipas vrojtimeve, ka lidhje me korrupsionin. Sipas Transparency International, kjo është arsyeja e dytë më kryesore se përse njerëzit zgjedhin të largohen. Njerëzit paguajnë rryshfet te zyrtarët për të siguruar një punë, një pasaportë, një leje për drejtim automjeti, për të dërguar fëmijën në shkollën që ata duan. A mund të bëhet më shumë për të ndaluar korrupsionin apo jo?

Ditmir Bushati: Ka gjithmonë vend për të bërë më shumë kur vjen fjala te lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka gjithmonë vend për përmirësim kur vjen fjala te mënyra sesi krijohet dhe shpërndahet pasuria. Por nga ana tjetër, shqiptarët ndjehen kulturalisht dhe psikologjikisht shumë të lidhur me Perëndimin. Gjithashtu, ata ndjehen të lodhur nga mospërmbushja e ëndrrës së tyre për t’u bërë pjesë e BE-së.

E ndërsa po jetojmë në kohën e teknologjisë, njerëzit shohin bashkëmoshatarët e tyre, kushërinjtë e tyre dhe ndonjëherë zgjedhin këto rrugë të jashtëligjshme për t’u larguar. Siç dhe ju e përshkruani, ne po përballemi me këtë fenomen ku njerëzit nga Franca po shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në shumë raste rezultojnë të jenë shqiptarë. Ndaj, kemi nevojë të forcojmë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona dhe vendeve të tjera që gjithashtu janë të prekura nga ky fenomen.

11 Komente

  1. E
    Eni

    O filozofi leshit...e di ku e ka cuar deshperimin partia jote? Nje isht drejtor punon pjatalares vetem mos ti degjoje zerin Shqiperise se padrejte por nje isht drejtor Rumun a Kroat nuk iken kurre per nje te punuar vervecse ne profesion...ky eshte dallimi...

    1. S
      Semi

      Bravo gazetarja I ka rene kokes me pyetje...

      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        Bushat te dija bure me mend ,po pse vetem tani po ikin ?ne kohen e sales iken me shume dhe duke u bere ushqim per peshqit apo i harove ,çfar bete ti kur ishe minister ?nje vrime ne uje si e bere edhe me detin tani bilbilos si i pa fajshem ,ju te hani buken dhe te permbysni kupen tani kete te anglise e kane kurdisur iliri dhe kontrabandistet e sales .si nuk flisni per kohen ku qeveriste sala ,o te pa udhe je memeliqe nuk fiton pike duke thene ngritja e mireqenies e si behet duke prodhuar Edi leke ,ti e di mire nga i mer leket qeveria prandaj thuaini problemet siç jane ,o qeros me duket se te rane floket te rane edhe mrnd .

        1. I
          Ilia

          Je i madh dhe fisnik. Ditmir!

          1. K
            Komunist me Rolex

            Të kam pas profesor dikur po palle paske ngel akoma.thuj troç kemi falimentu si shtet vetem vjedhje nepotizëm miku, daja i filanit hyn ne pune të gjithë duan të punojne në shtet të vjedhin. Ish shoket e mij studente sot drejtora me range rover e shpi ne plazh e ne mal me 1 milion lek rroge

            1. K
              Kuksiani

              Duhen rritur pagat, qe te shpejtohet zhvillimi ekonomik i vendit. Rritja e pagave eshte rritje konsumo dhe ky i fundit ve ne levizje ekonomine!

              1. K
                Klient Gomone per ne Angli

                i Nderuar Ditmir Bushati, personalishte kame Respekt per ju, si Politikane por edhe si Njeri Socjal,duket se Problemi qe Prekni, dhe ka Marre Permasa Katastrofale, ka te beje me Menyren e Qeverisjeve te Vendit ne nje "Demokraci" qe mos i thencin,,,?? 1-Qeverisja e PD-se qe shkaktoj edhe Krizen me te Madhe me Vjedhjen e Parave te Shqipetareve me 1997-ten ,nuk solli vetem Renjen e Shtetit,por edhe mbylljen "Politike" te Shqiperise per ne BE,duke bere qe shume gjera te shkojne Mbrapa ne Nivelin ZERO.. 2-Ardhja ne Pushtet e PS-se..me Fatos Nanon ne Krye, qe edhe "Premtoj" 50-te mije vende Pune,beri vetem te mundur largimin e 500.000 mije Shqipetareve Hallexhinje dhe te Dermuar dhe Vjedhur...qe merrnin Rrugen e Greqise, dhe Gomonet qe shkarkonin Hallexhinjte Shqipetare ne Brigjet Italjane.. Politika dhe Qeverite Shqipetare ishin Thjeshte Sehirxhinje te kesaj situate, sepse ne vende qe te Hapnin Vende Pune i Mbyllen ato, ne Nderrmarjet Strategjike dhe Prodhuese si Alb-Petroli, Azotiku i Ferit....dhe ...dhe...Shkurtoheshin Fuqia Punetore duke Genjyer dhe Mashtruar Shqipetaret qe kishin Punuar vite ne To ,me marrjen e nje Lloje Asisstence deri ne 3-tre Vite... @@Askushe nga Qevrite qe kane Qeverisur Shqiperine, nuk ka pasur nje Programe te paster Punesimi, per te Rinjte qe mbaronin Studimet ne Shqiperi,mbetej vetem Opsjoni-i te Njohurti per te gjetur nje Vende Pune..dhe Politika e beri Monopole te saje edhe Emerimet ne te gjitha Sferat ku munde te kishte nje vende Pune...Fillo qe nga Pastruesi i thjeshte i Spitalit apo Shkollave, akoma edhe deri te rojet..lere pastaj per me Larte...Shkurte Korrupsjoni erdhe dhe u Mbolle nga Politika dhe Politika Ropi Shqipetaret deri ne Palce,aq sa nuk u ka mbetur Tjetere vetem tja "Mbathin" per te mose kthyer koken Kurre.. @@Shohim sote se Politika dhe Kryeministri Aktual Edi Rama, bejne vetem nje Show,dhe duke na Nxjerre perpara SPAK-qe eshte bere "Spurdhake" ne Duart e Ilir Metes, dhe Sali Berishes, apo edhe te dikujte tjeter nen Hije..Nuk shikojme Arrestime , kur PROVAT jane me ze dhe Figure, thjeshte shikojme se Punonjesit e Drejtesise nuk bejne DREJTESI por shikojne edhe ata qe te Mbushin jo Xhepat, se ata jane te Vegjel, por thase me Euro, dhe Dollare...me Moton:"Shfrytezo sa e ke ne dore"... @@Procesi i Integrimit, as qe behet me Fjale dhe nuk degjojme ASGJE, shikojme vetem se Partia e Like Floririt qe "Integroj" Shqipetaret na u be "Parti Lirie", qe tu japi perseri "Lirine e Munguar Shqipetareve"...pra shikojme Rrotacjonin e Harbutit, qe kerkone te na Shitet i Ndershem.. @@Pyetje e pergjithshme eshte:C´fare Prespektive kame ne Shqiperi??Kur Jetesa eshte e Shtrenje, kur Kudo qe shkone te kerkone Leke Infermjeri ne Spital. Doktori , kerkon Miljona..Gjyqetari, edhe ne se ke te Drejte te fute ne Burge se nuk i dhe Para,prokurori edhe ne se ke te Drejte bene te Shurdhin, Polici..mbetti duke "Kontrolluar" dhe "Gjobitur" ne Emer te Shtetit..Politikane Flasin per Integrim qe ASNJEHERE Nuk kemi per te Hyre ne Eu... dhe se Fundi:Kemi Berishen dhe Meten te dy ish-Spiune te sigurimit dhe Te UDB-se sote, qe kerkojne Pushte, dhe qe nuk kabe Frike te Shantazhojne, dhe qe nuk kane Frike te Pohojne apo Mohojne se kane qene Spiune, dhe qe kerkojne te Qeverisin,per te mbrojtur Miljonat e tyre, per te ruajtur Florirn e Vjedhur..dhe per Interesat e Serbise...shkurt Shqiperia eshte bere nje Vende i pa Shprese..dhe Shqipetareve u ka mbetur si Zgjidhje te ikin nga syte kembet qe mos te degjojne Politikanet e Mesiperm, dhe mos te Degjojne Gazetare te shitur, dhe te pamoralshem...Shqipetaret ikin me Keqardhje se vendi i tyre Qeveriset nga Politikane qe jane per te Varur ne Mese te TIRANES::DHE uROJ ME GJITHE zEMER qe ti shohim nje Dite te Varur..lol

                1. N
                  NN

                  Fisi I BuShtraTeve dikur te burgoste per 25 vite te degjoje BBC Sot dobici i tyre gjoja tregon pse ku qysh tek,,,,,,pse nuk merr nje Qytetar nga Rruga BBC e ja tregon ku pikon Çatia per dy sekonda…..Bushat kurva ha parate e vjedhura dhe mbahen nga kombi mbi 300 vite jane Fis Kurvash e laviresh qe nga koha e sulltanit deri tek Klani Kapo i Udbse

                  1. L
                    Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet

                    ky turkoshaku i bushatllinjve pse nuk iken,apo e ka rritur gjendjen ekonomike. me llapa llapa e dime te gjithe ne se gjendja ek te bene te ikesh. po ju politikanet si keni arritur te beheni milioner e me vila.

                    1. w
                      www.youngtribune.com

                      Ky zoteria kur na vjen me ankese te vije gjithashtu dhe me zgjidhje te problemit gjithashtu.

                      Lini një Përgjigje