Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe thotë se Sali Berisha është i fundit që mund të flasë për përmbytjet në Shkodër.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se Berisha e mbyti Shkodrën 5 herë në 13 muaj.
‘Salih Berisha-ai i përhershmi, është i fundit qe mund te flasë për përmbytjet ne Shkodër! E dini pse? E para, e mbyti Shkodrën 5 here ne 13 muaj; E dyta, nuk beri asgjë ne Shkodër kundër përmbytjeve, zero.
Shiheni videon nga google, ka dy gjera te qarta; Zona e përmbytur është thuajse toke e lumit dhe, me këto reshje, me këto plota është e rrezikuar përherë; uji nuk ka hyre ne qytet sic ne 2010 e vijim 5 here rresht, për shkak te unazës si argjinature qe Salih Berisha nuk ja beri kurrë Shkodrës; E ndërtoi kjo qeveri!
Nëse duhet te flasë, ta nise nga kjo! Natyrisht, koha nuk është për te folur; koha është për te ndihmuar njerëzit ne nevoje; koha është edhe per te ngushëlluar familjen Rrushaj per humbjen e tmerrshme te saj!’- shkruan Braçe.
Evolucin i "shtetarit" Braçe : nga "Vodhet ju do vjedhum dhe ne" ...te ..."Permbytet ju do permbysim dhe ne" ......... si shkoi kjo punë... në dorë të kujt jemi... si do qe të jetë nuk jam me ata që këmbëngulin se e meritojmë
OBraçe merru me trangujt e Divjakes se nuk e ke idene se ca ka ndodh ketu. He te keqen me gjera te thjeshta. Tranguj, kunguj ketom
Ke te drejte Erion por a mbajti njeri qendrim kur ju vete pranuat ne heshtje te plote Sali Berishen te rikthehet perseri ne politike.