Gazetari veteran nga Shkodra Musa Kurtulaj, ka publikuar një shkrim të gjatë edhe me detaje mbi situatën e përmbytjeve në Shkodër, ku hedh poshtë me argumente tezën se vërshimi ka ndodhur nga kaskada e Drinit. Kurtulaj krahason edhe shifrat e tokave të përmbytura këto ditë dhe në vitin 2010, për të cilin Brisha tha ka pasur më pak pasoja. Gazetari sjell edhe një sere fotosh të shprepur nga aparati i tij në terren.
Shkrimi i plotë
BUDALLALLEK QE NUK MUND TE ANASHKALOHET !
- "Permbytjet" e 20 - 21 Nentorit ne Rajonin e Shkodres -
Budallallëqet qe po dëgjojmë prej 24 orësh rreth situatës se krijuar ne Shkodër, Malësi te Madhe dhe Vau Dejës, nga reshjet e ditëve te fundit, janë aq flagrante sa nuk mund t'u anashkalohesh sado qe përpiqesh te qëndrosh indiferent!
E para, po shkruhet e thuhet se pse është deklaruar nga specialistet se hidrocentralet te mbrojnë nga përmbytjet, kur po rezultojnë se nuk te mbrojnë !!! Budallallëk flagrant, pasi po mos te ishte Vau Dejës dhe Komani, vetëm këto dite, nga Bahçalleku ne hyrje te Shkodres dhe deri ne Laç, do te ishte dete !!!! Fakti qe janë këto hidrocentrale beri qe ne zonën e Nënshkodrës demi me i madh qe u be është bllokimi i rrugës se Obotit, një fshati tokat e te cilit para vitit 1990 ishin lëne për shkarkimet e ujërave te tepërta te Bunës kur do te kishte shkarkime te hidrocentraleve!
E dyta, po shkruhet e thuhet se gjendja ne Shkodër është me e rende se ne përmbytjet e viteve 2010 - 2011 ! Budallallëk flagrant dhe me brirë bile! I vetmi përngjasim me situatën e janarit dhe dhjetorit te vitit 2010 qe u pasua edhe ne janar 201, është intensiteti i larte i reshjeve ne te njëjtën zone e për një periudhe te shkurtër kohore, nga bregdeti i Velipojës dhe deri ne alpe e përtej tyre ne Kosove.
Ne përmbytjet e viteve 2010 - 2011 ne Shkodër sipërfaqja e tokës se përmbytur arriti ne rreth 20 mije hektarë dhe me kohëzgjatje rreth një muaj, duke filluar nga gjysma perëndimore e qytetit te Shkodres dhe deri ne Lezhe, me lartësi ujit nga 70 cm ne lagjen Xhabie te Shkodres, 3 metra ne Muriqan, Dajç dhe Berdice , 2-3 metra ne Bushat e kështu me radhe! Nuk po flasim për pasojat e tjera!
Ne përmbytjet e këtyre ditëve kemi 2400 hektarë toke nen ujë, sipas Bashkisë Shkodër dhe mbi 500 shtëpi me prezence ujit ne oborre e 36 familje te evakuara ! Asnjë pëllëmbe toke e përmbytur ne Dajç, por vetëm ne Obot, Berdice, Ajasem, dhe ne tokat e disa fshatrave qe nuk kane te bëjnë me Drinin! Këto te fundit, pra qe nuk kane te bëjnë me Drinin, meritojnë vëmendje siç janë Bardhajt, Kuçi, Rrenci, dhe Vukatana pasi përmbytjet e tyre kane ardhur nga perrenjet e Gurit te Zi dhe kolektorët jo shume ne gatishmëri, e jo nga Drini ! Kjo është e vërteta, duam s'duam, ndërsa Ajasma është përmbytur nga Kiri. Pra, shkurt e qarte, pjesa me e madhe e 2400 hektarëve toke te përmbytur qe raporton Bashkia Shkodër, nuk i përkasin Nënshkodrës, por janë sipër Drinit!
E treta, përmbytjet e viteve 2010 - 2011 e gjeten Liqenin e Shkodres 1 metër pa mbërritur tek kuota maksimale, situata e datave 19-20 nëntor 2022 e gjeti nivelin e Liqenit te Shkodres ne kuotat gati minimale apo me 3 metra rezerve dhe liqeni është ngritur me 1 metër. Pikërisht kjo kuote e ulet e Liqenit te Shkodres ndikoi për ta ulur tërbimin e 3000 metër kub ujë ne sekondë qe mbërrinin tek Ura e Bahçallekut, pasi uji nisi te rrillte ne drejtim te liqenit dhe kështu Buna nuk u godit nga rrebeshi i Drinit. Po qe se Liqeni i Shkodres do te ishte i mbushur me ujë, qe ne orët e drekës te 20 nëntorit Dajçi do te ishte i pushtuar nga përmbytjet me lartësi uji nga 50 cm deri ne 1 metër! (Kuota e ulet e Liqenit te Shkodres nuk ishte për meritën e Qeverise, por për meritën e thatësirës se tejzgjatur.....)
E katërta, përmbytjet e dhjetor-janar 2010- 2011 janë 41 dite me vone se këto te 20-21 nëntorit te vitit 2022 ! Atëherë niveli i ujit ne hidrocentralet e Vau Dejës dhe Koman ishte lejuar te ngrihet deri ne 1 metër pa dale mbi dige, ndërsa Fierza ishte lejuar te ngrihej deri ne kuotën 295 metra ose vetëm 1 metër pa mbërritur ne kuotën maksimale ! Ne "përmbytjet" e ditëve te fundit, niveli i Fierzës ishte 269 metra dhe sot ka mbërritur ne 271 metra. Fierza vazhdon te jete mbyllur dhe është 15 metra larg kuotës normale 286 metra qe duhet te jete ne ketë periudhe ! E kuptoni çfarë do te thotë nëse Fierza do te ishte sot ne kuotën 295 metra, me intensitetin e reshjeve te ditëve te fundit ? Do te thotë qe te hapeshin portat katër kanatesh ne Fierze, Koman e Vau Dejës me rrjedhje te lire dhe te përmbytej edhe Lezha, pasi Nënshkodra e gjysma e qytetit te Shkodres nuk diskutohej ! Por normalisht, specialistet me dy pare mend ne koke nuk do ta lejonin me kohe qe Fierzën te zinte kjo periudhe ne kuotën 290 metra, pasi do te shfrytëzohej gradualisht për prodhimin e energjisë elektrike dhe jo ta blinim sa frenku pulën ne tregun e importit!
E pesta, sot përmendet dëmtimi i urës se vjetër te Bahçallekut, te ndërtuar para me shume se 100 e kosur viteve, ndërsa thuhet se ne përmbytjet e viteve 2010 - 2011 nuk u dëmtua !!!!! Domethënë, fakti qe nuk u dëmtua 12 vite me pare shërben si akuze se pse e dëmtua sot, qe normalisht është me e amortizuar?! S'ia vlen te merresh me krahasime te tilla kaq te parëndësishme!
Përtej ballafaqimit te dy kohëve,12 viteve me pare dhe sot, kësaj radhe ia vlen qe Kuvendi i Shqipërisë te ngrejë një grup ekspertesh te hidroenergjetikes, dhe te analizonte deklarimet e bëra këto dite ne Shkodër për ketë situate nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, ZV/Kryeministrja njëherësh Ministre e Energjetikes, Belinda Balluku, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, Ministrja e Bujqësisë, Fridra Krifca, Prefektja e Qarkut te Shkodres, Majlinda Angoni dhe ish-zëvendësministri i energjetikes, përfaqësuesi i PD, Eno Bozo qe foli nga Tirana! Fatmirësisht teknologjia ka mundësuar qe te gjithë deklarimet e tyre te regjistrohem e ruhen, kështu qe gjenden me lehtësi për t'i analizuar nga ekspertet dhe te shihet se sa vlen lekura njërit e tjetrit për ketë pune ! Gjithashtu duhet te verifikohet edhe monitorimi i bere panderprerje prurjeve ujore te Drinit nga specialistet e hidrocentraleve Vau Dejës dhe Koman, edhe këto te gjitha te regjistruara ne çdo moment!
A duhet te nxjerre konkluzione Korporata Elektroenergjetike edhe me kaq sa ndodhi me 20 e 21 nëntor ? Absolutisht qe po, pasi bien 190 mm shi ne një hark tepër te shkurtër kohor dhe prurjet ne kaskaden e Drinit brenda pak orëve arrijnë ne 4000 deri ne 5000 metër kube ujë ne sekondë, me shume se gjysma e tyre jashtë pellgut te Fierzës, pra vetëm për Komanin dhe Vau Dejës! Meriton te analizohet, sepse opinioni publik normalisht qe pret te sqarohet teknikisht se si ndodhi qe me Fierzën e kyçur dhe rrezikoi te behej "gjema" ne Shkodër ! Pershembull, unë mendoi se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare është dashur te tregohet shume transparente para mediave qe nga fillimi i nëntorit, për ecurinë kuotave ujore te hidrocentraleve te Komanit dhe Vau Dejës! Transparenca korrekte është shume e rëndësishme, pasi nuk lejon krijimin e opinioneve te dyshimta si dhe penetrimin e dizinformatoreve profesioniste ne situata te tilla!
Fjala vjen, askush nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk del sot te pohoje publikisht se pavarësisht kuotave te larta qe kane këto dite Vau Dejës dhe Komani, te sigurt jemi se e kalojmë rrezikun e krizës energjetike vetëm kur te arrije niveli i Fierzës ne kuotën 290 metra, ndërsa sot është 19 metra me poshtë ! Duke e deklaruar ketë te vërtetë sot, nuk do te çuditen njerëzit normal te këtij vendi kur pas dy javësh do te dalin ndonjë nga drejtuesit e KEESH-it, apo te Ministrisë se Energjetikes apo te Qeverise, dhe t'u beje thirrje konsumatorëve te kursejnë energjinë elektrike, se mbaruan mbirezervat ujore te Komanit e Vau Dejës ! Kështu pra, them se KEESH-i ka jo pak gjera qe normalisht kërkojnë te ndreqen, dhe jo te vazhdoje duke i lenë për ne minutën e fundit!
Dhe e fundit, situata e krijuar ne pellgun ujëmbledhës jashtë liqenit te hidrocentralit te Fierzës, tregoi edhe njëherë se Skavica nuk do te mund ta eliminoje përfundimisht rrezikun e përmbytjes se Nënshkodrës ! Skavica po, e mënjanon ketë rrezik ne masën te themi 95 %, sepse mban Fierzën nen kontroll dhe nuk mund te përsëriten me situata si ato te viteve 2010 - 2011, por situata si kjo e 20 e 21 nëntorit nuk mund te parandalohen nga Skavica, pasi kemi te bëjmë me lumenj dhe përrenj qe nuk derdhen ne Liqenin e Fierzës, por ne Koman dhe Vau Dejës. Domethënë, nuk duhet fjetur mendja se me ndërtimin e Skavices, nuk krijohen me situata qe te mbartin përmbytje ne rajonin Shkodër - Lezhe! Jo, largohet rreziku dhe pasojat e renda te përmbytjeve shume, por nuk zhduken përfundimisht ! Situata si kjo e 20-21 nëntorit nuk përjashtohen se mund te ndodhin serish, prandaj kjo duhet thënë hapur qyshe sot, e jo te kujtohen atëherë kur te bien sirenat e alarmit te përmbytjeve!
( Shënim: Dy viktimat Rushaj, babe e djalë, fatkeqësisht humben jetën ne përroin e Boges te Malësisë se Madhe, 50 km ne veri te Shkodres dhe nuk kane asnjë lidhje as me kaskaden e Drinit dhe as me shkarkimet e ujore te HEC Vau Dejës ! Ky sqarim për ata qe flasin ne studiot televizive te Tiranës kodra pas bregut!)
O karzetar o pall leri specialistet te flasin. Hiqi shkrimet me parulla per edverin e nenen parti.
O karaduze kamikaz . Per keto probleme mund te shkruaj vetem Cim Pyka. Ai eshte kompetent per te gjithe problemet e hajdutave nongrata .
GJITHE E KEQJA VJEN NGA Kiri e Drini kur hapeh plotesisht portat.Sasia e pruerjeve te ujit ishte kaq e madhe rreth 7000meter kub ne sekond ne Koman e Vaun Denjes (shyqyr e fat i madhe qe ishin boshatis e o mbushen plot e perplot) se perndryshe permbytjet do kishin qene superkatastrofale e shkarkimet e hidrocentraleve minimale.Fat i madhe. Me vjen keq :qe uji tek harku i Berdices nuk e mori me vehte tropojanin ma te korruptuar te kombit tone,genjeshtarin,mashtruesin,manipuluesin,vrasesin e kriminelin e kombit S.Berishen me "zagaret " qe e shoqeronin.
Keqardhje për ty Tropoja.
Ti shihet se qenke specialist, kujdes diplomen, mos e merr me vete ne qenef se e ngaterron me letren higjienike, le qe ku e njihni ju...
Ne 2021 natyra hodhi 10 fishin e reshjeve te pardjeshme , por uji nuk arriti te hynte ne asnje shtepi. Si ka mundesi qe , qysh ne eventin e pare te reshjeve uji arrin ne qytet Shkoder??!!!!!! Cdo bejne keta sikur te perseritet eventi, sikurse ne 2021 u perserit 5 here ne 4 jave? Hidrocentralet qe shyqyr zoti I beri Enveri, vertet qe luajne rol thelbesor si ujembledhesa dhe shmangin permbytje ne zone, Por ky nuk eshte rasti I dy diteve me pare. Ka shume teknikalitete qe ti gazetaruc I injoron me dashje per te bere avokatine e te paafteve.
O "teknik", ne vitin 2010 permbyjtjet ishin kaq te mdha saqi Berisha, per me u justiku, fajin ja faturoi "hanes blu". Shkdora u kthy ne Venecia, ujti hyni ne 50 mije shpi.
Durrsaket thojne: "trap" ne numrin njejs, "tropojan" ne shumes
Faleminderit o Gazetar....na iluminove (pa ironi)
Po pra...kemi harru fare ca do me thene profesionist e kompetent! Na cane veshet sorra e laraska
Flm për sqarimin, njerëz të tillë kemi nevojë të dëgjojmë....
Sali rrencit askush nuk i beson Sali genjeshtari as vehtes se vet nuk i beson Sali mashtruesit nuk i beson as Liria as Xeni as Argita as Karmina
Ty Tropoja nuk te pelqen ato qe thot gazetari ri e mos komento po ta ofendosh nuk ke te drejte,te te ofendojne ty te vjen mire.
Analize e sakte
E kuptuam idealizmin tënd. Në rast se Komani dhe Vau i Dejës do të shkarkonin vetëm ujin e turbinave, a do të ishte kjo situatë? Na kurse kohën dhe zemërimin ndaj keq menaxhimit të kaskadës me pasojë përmbytjet dhe shkatërrimin ekonomik të përvitshëm.
Keqardhje per te gjithe banoret e zonave te permbytura te cilet jane te denuar ta vuajne kete fatkeqesi çdo vit kur ks reshje te dendura.Eshte nje tragjedi qe luhet prej shume e shume dekadash,madje nder shekuj ne Shkoder dhe sidomos ne nenshkoder deri ne Fushe Kruje.Edhe para se te ndertoheshin HC Shkodra dhe Ultesira e saj permbytej rende.Me e renda eshte ajo e vitit 1961 ku uji erdhi deri ne Xhabije dhe pothuaj mbyti tere Shkodren. Ata qe i njohin mire keto rajone,zona,fshatera jane ne gjendje te flasin dhe te japin mendime. —Shkodra permbytet nga te kater anet,nga Liqeni ne zonen e Bregu i Ranes dhe perreth. —Permbytet nga Kiri,lum qe rrjedh nga Postrribs,nga Ura mesit,karburant,Bardhaj,Mar Lula deri te Ura e Ballekut xhamia e Plumbit ku Kiri derdhet . -Nenshkodra permbytet nga Drini,Vadej,Stajke,Kosmaç,Beltoje,Berdice e tjer —Nenshkodra permbytet nga Gjadri deri Lezhe -Nenshkodra permbytet nga Ura e Bahçallekut dhe tere fshatrat e Bregut te Bunes ne Velipoje -Ata qe jane te moshuar i mbajne mend mbytjet nga keta lumenj para viteve 60-te kur shteti beri Pritat ne Zallin e Kirit,Bardhaj deri ne derdhje. —Sigurusht ngritja e HC ne Vadeje solli dhe rritjen e shkalles se permbytjeve,Ngritja e diges ne Qyrsaq,zona Laçvadejs dhe poshte tere fshaterat u bene rrezik i madh,pasi basenet e Fierzes,Komanit dhe Vadejsit,ne tere rastet e rreshjeve te medha rrezikonte tere nenshkodren deri ne Lezhe dhe me tej. —Dhe politika shperthen,uleret dhe çmendet sikur eshte veprim i qellimshem per te mbytur Shkodren e Partise Demokratike te Berishes. —Shume dakord,po si ka mundesi qe ne 13 vite te qeverisjes se PD-Se se Berishes,Shkodra u mbyt dhe u permbyt deri ne Parruce dhe u be si Venecia.Çfare marrezie dhe tallje me keta fatkeq qe vrapuan nga malet dhe ndertuan ne zallin e ketyre lumenjve dhe sot mbyten pervit. -Ata qe jane lindur dhe rritur ne Shkoder dhe ne tere keto zona qe mbyten çdo vit e mbajne mend qe ne tere keto zona nuk kishte shtepi. Vetem ne kodra kishte fshatra dhe shtepi:Per dy arsye:1Sepse i mbyste Kiri,Drini,Buna,Gjadri -2. Se ua shembte shtepit Zerzelja ne fusha. -Ne vend qe te mendohet te gjindet nje zgjidhje perfundimtare per keta fatkeqe,plitika tallet dhe e perdor permbytjen per perfitim politik.Dhe keta fatkeqe vazhdojne te bredhin pas Koqeve te Varura te Doktorit qe nuk di ku te çoje Topin!
o gazetar legen po ku jeton ti se ne shkoder jo qe jo po kiri cfar don ne berdic e obot mor mashtrus gazetar pse mor e flliqni vehten per asgja a keni turp po na shkodrant a nuk jetojm ne shkoder
Po nongrata , perbindeshi i vicidolit dhe spiuni Agush askush kojeducja kembeshtremeti dijne vetem te nxijne ,te shpifin dhe te shpallin shifra qesharake alarmante duke luajtur me fatkeqesite e njerzve, per shpifjet dhe helmin qe nxjerrin cdo dite nga goja keta dy monstra te braktisur nga shqiptaret di ti kishte zili dhe dr. Gebelsi i Rajhut te trete qe mashtroi popullin Gjerman me propoganden e tij derisa sa solli ne pushtet Fyrherin qe u beri nenen gjermaneve pas 9 viteve