Gazetari: Pse do u kërkoja falje shqiptarëve nëse do isha deputet i PD-së

21 Nëntor 2022, 18:11Politika TEMA

Gazetari: Pse do u kërkoja falje shqiptarëve nëse do isha deputet

Analisti Milaim Zeka thotë se opozita dhe qytetarët kanë të drejtë të protesojnë më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zeka u shpreh se nëse do të ishte deputet i Partisë Demokratike, do t’u kërkonte falje shqiptarëve, për mënyrën sesi u la Lulzim Basha që të përfitonte nga kjo forcë politike.

Sipas tij, është e pafalshme që ish-kryedemokrati, Lulzim Basha bojkotoi zgjedhjet lokale në vitin 2019, duke ia dhënë të gjitha bashkitë Partisë Socialiste.

“Pak a shumë, nëse kthehemi në historinë e kaluar të Shqipërisë, sa herë që kanë ndodhur ngjarje të mëdha në Kosovë, gjithmonë ka ndodhur një diçka e papritur në Shqipëri, si lufta e 97′-s dhe lufta civile. Çdokush ka të drejtën e zotit që të protestojë. 

Unë mendoj që qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe opozita kanë të drejtë të protesojnë më datë 6. Unë nuk do ta përzgjidhja datën 6, për hir të opozitës.

Unë po të isha në opozitë, ose të isha deputet i Partisë Demokratike, do dilja në foltore, në televizion dhe do iu kërkoja falje qytetarëve të Republikës së Shqipërisë dhe do u thosha se ne e kemi një pjesë të madhe të fajit që e lamë deri në këtë ekstrem që të abuzojë dhe të përfitojë Lulzim Basha me të jerë në emër të demokrqacisë dhe PD-së.

Nuk ia fal historia bojkotit total Lulzim Bashës, që ia dha të gjitha në dorë Partisë Socialiste të gjitha bashkitë në Shqipëri”, theksoi ai.

8 Komente

  1. M
    Moli

    Z. Zeka! Mesa kuptoj une, jeni duke folur si e ema e Zeqos maje thanes. Duhet ta dish kuptimin e kesaj shprehjeje se je edhe gazetar edhe analist! Nuk eshte Lulzim Basha ai qe kreu dorezimin e mandateve, se Lulzim Bashen nuk e ka pyetur njeri persa kohe ka qene "Kryedemokrat", kupton kete apoi jo! Por dukjet se edhe ti je rreshtuar me gazetaret berishiane, dhe per kete ke arsye se nga ajo malesi je edhe ti! Kur nuk i di gjerat ben mire te mos flasesh, se sa me shume qe flet, aq me shume gabime ben! Lexo, lexo gjemat qe Sali Berisha i ka shkaktuar shqiptareve dhe Shqiperise!

    1. A
      Ari

      Po ky i mençmi i dheut????, eshte gjysmak apo ben vete....Ai e di mire qe Lulushi edhe per ne WC vinte me leje te Saliut....

      1. P
        Plaku Shkoder

        Pse ty ta mer mendja, qe luleja e ka bere me koke te vet,ai as ne hale nuk shkonte pa lejen e berishes o Milaim,cdo gje qe behej ne PD e cdo veprim, as nuk kishte shance te mos informohej udheheqesi sali

        1. R
          Realpolitika

          Z.Milaim kam respekt per ju si analist, Por ketu ja fusni kot. Te gjitha vendimet ne PD kur Luli ishte dejure kryetar, defakto i merrte SALI VIÇITOLI.

          1. N
            Noci

            Zoti Melaim jeni gazetar i pranueshëm por ju nuk keni ardhur nga kozmosi dhe e dini shume mire qe ai qe sundon sot PD jo vetem e ka diten çdo veprim te Lulit por ka qenë frymezuese dhe ndoshta urdheruesi i atyre qe kane ndodhur por tani ben te virgjerine prandaj ju drejtohuni atij si fajtori kryesor i gjendjes se PD.

            1. O
              O sali si ta hodhi luli

              lulashi vetem nje gje ka ber me koken e vet,marjen e rublave qe nuk i dha asgje saliut dhe sypeshkaqenit. per djegien e mandatave saliu me lulushken ndigjonte analistet e bllokut si andi gjyshit,ljubivici e shkullaka e zhej kokpalari monikes...

              1. K
                K

                Zoti Zeka nese vertet mendon qe Luli ka qene kryetar i pd vertet nuk ke njohur asnjerin as Saliun as Lulin . Luli lere c’fare thote nongrada sot po kjo qe beri sot do ja kish bere qe me kohe nese gjysem llafi ti kethente Saliut , Luli as breket e tija nuk i nginte pa lejen e Nongradesjo jo te merrte rublat Ruse

                1. L
                  Lugu gjat

                  Analist? Ore idiot mua me shet brockulla. Luli ka qene maske ne pjesen e perparme (se fytyre ska) te bastardi i Tropojes. MASKA RA DHE KOPILI ESHTE ZBULUAR.

                  Lini një Përgjigje