Rama firmos 15 procedura konfiskimi të ndërtimeve pa leje: Do përdoren për interes publik

21 Nëntor 2022, 13:40Politika TEMA

Rama firmos 15 procedura konfiskimi të ndërtimeve pa leje: Do

Kryeministri Edi Rama ka firmosur 15 procedura të konfiskimit të ndërtimeve pa leje pas aksionit të qeverisë për të goditur këtë fenomen.

Në një video-mesazh nga zyra e tij në Kryeministri, Rama thotë se këto ndërtime do të përdoren për interes publik.

“Sot kam firmosur pas kalimit në të gjitha hallkat ligjore, plot 15 procedura konfiskimi ndërtimesh, ku për qëllime fitimi janë tejkaluar kufijtë ligjorë të lejeve ose në disa raste është ndërtuar komplet pa leje fare. Ndërtimet e konfiskuara do të përdoren për interes publik.

Hapësirat e marra do t’i kalojnë shtetit, që sipas rastit do t’i shfrytëzojë për mjedise zyrash për administratën, për strehim social ose shërbime sociale. Ky operacion ligjzbatimi, i cili ka vazhduar përtej Tiranës, në një fushë ku e dini shumë mirë, të gjithë ka pasur shumë probleme në 30 vjet, dhe ku kemi ardhur duke ngushtuar rrethin e shkeljeve, përbën edhe kapakun e kësaj historie, pasi s’besoj se do gjenden më të atillë të marrë që t’i hyjnë një aventure me fund të paralajmëruar”.

Kryeministri flet edhe për kritikat e akuzat e bëra në adresë të qeverisë pas nisjes së këtij operacioni, për të cilat thotë se sot u provuan që asnjë prej tyre nuk qëndron.

“Kur e nisëm çfarë nuk dëgjuam dhe me çfarë nuk u helmua opinioni publik!  “Është thjesht shoë për të larguar vëmendjen”! Ja që nuk ishte e vërtetë. “Është pazar me oligarkët për t’ua kthyer mbrapsht të legalizuara metrat e katet pa leje”! Ja që as kjo s’ishte e vërtetë.  

“Është amnisti për t’i shpëtuar nga ndëshkimi ligjor”! Gënjeshtër e madhe edhe kjo, sepse qeveria nuk e ka fuqinë ligjore të amnistojë askënd dhe edhe po të dojë madje dhe konfiskimet nuk i japin askujt imunitet nga drejtësia. E vërteta është që për të gjitha këto, letrat kanë kohë që flenë nëpër prokuroritë e rretheve.

Fatkeqësisht jetojmë në një kohë ultësie morale e tretjeje të normave etike, ku pasqyrat e informimit janë shëmbëlltyrat më ulëritëse të dezinformimit dhe ku gjysëm të vërtetat, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, mbushin pa pushim kanalet e komunikimit. Gjithsesi, unë do të vazhdoj të them atë që bëj dhe të bëj atë që them, deri në fund”, thotë Kryeministri Edi Rama në video-mesazhin e tij.

16 Komente

  1. R
    Rea

    E keni menduar mjaft mire kryeminister,mos degjo asnje por vazhdo se jeni ne rrugen e duhur

    Përgjigjjuni
    1. L
      Ledi

      Vazhdp mos e kthe koken pas Edo,po bej me te miren

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rei

        Shum jan pa shtepi ndersa kto i ndertojn pa leje mbajn nga 5 shpia

        Përgjigjjuni
        1. E
          Erda

          Mendoj se keni marre nje vendim shum te drejte kushka ndertuar pa leje te vuaje pasojat tani

          Përgjigjjuni
          1. a
            ali

            Intresi publik eshte i domosdoshem keshtu qe u befte me e mira edo

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ada

              Me vjen mir qe esht vendisur te perdoren per interes publik

              Përgjigjjuni
              1. y
                ymeri

                ja kjo me pelqen per interes publik

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Goni

                  Shyqur erdhi kjo dit e te ket rregull

                  Përgjigjjuni
                  1. g
                    ganiu

                    Shume mire qe beni te tilla pune...super interesi publik

                    Përgjigjjuni
                    1. b
                      beni

                      Nuk eshte koha per pushim keshtu qe duhet te vazhdoj me keto ritme qebverisa

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Armand

                        Shume mire qe do perdoren nga shteti sioas nevojes

                        Përgjigjjuni
                        1. t
                          titi

                          vendim me te vertet shume i mire sidomos per familjet ne nevoj

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            tosi

                            veprim i duhur dhe shume i sakt dhe shume me mend per

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Poseidon

                              PO A ESHTE E BAZUAR NE LIGJ ??? SE NDRYSHE NE VEND QE TE VESH VETULLA NXJER SYTE. NESE PO, TE LUMTE !!!!!!

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Poseidon

                                PO A ESHTE E BAZUAR NE LIGJ ??? SE NDRYSHE NE VEND QE TE VESH VETULLA NXJER SYTE. NESE PO, TE LUMTE !!!!!!

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Poseidon

                                  PO A ESHTE E BAZUAR NE LIGJ ??? SE NDRYSHE NE VEND QE TE VESH VETULLA NXJER SYTE. NESE PO, TE LUMTE !!!!!!

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje