"Kam provuar hashashin"- Kreu i FRPD-së si Rama: Jam tifoz i Juves dhe kam frikë të ngas makinë

21 Nëntor 2022, 11:39Politika TEMA

"Kam provuar hashashin"- Kreu i FRPD-së si Rama: Jam tifoz i

Kreu i FRPD, Besart Xhaferri rrëfeu në emisionin "Stay Tuned" detaje nga jeta e tij private, nga adoleshenca, njohja me bashkëshorten, dhe si e ndryshoi ardhja në jetë e vajzës. Xhaferri tha se u lidh me vajzën nga Peja që studionte Arkitekturë në Tiranë pas bisedave në rrjetet sociale, ku kishin shoqëri të përbashkët. Xhaferri tha se ndryshoi si njeri me lindjen e vajzës së tij Andrra.

"Jam penduar që nuk e kam krijuar familjen edhe më herët. Se kur krijon një familje shumfishohet fokusi dhe dëshira për punë. Unë jam i martuar me një vajzë, se s’më pëlqen ta quajë grua por vajzë. Është nga Peja, ka qenë fashion blogër, por zanati i saj është arkitekte.

Jemi njohur në Tiranë, jemi dashuruar, kemi bashkëjetuar, jemi martuar. Kemi pasur sfida shëndetsore dhe të jetës. Jemi të bekuar që kemi një vajzë, po presim edhe një djalë së shpejti. Lindja e vajzës sime, bërja baba, aty njeri ndryshon, si nata me ditën. Çdo gjë ikën, fokusi personal ikën dhe bëhet fokusi grupi, familja, që t’ia dalësh mbanë, t’i suportosh, t’i mbrosh. 

Besoj që jam baba i kujdesshëm, me durim. Duhet të shpenzosh kohë me ta dhe mbi të gjitha duhet të jesh prind. Nuk mund të jesh shokë. Unë me Marigonën kemi vendosur të jemi edhe striktë, por edhe prindër shumë të dashur. 

Andrra është një fëmijë, që megjithëse 2 vjeç, është shumë e disiplinuar. Margiona e ka meritën, është një mama që komunikon shumë me fëmijën dhe e ka ndihmuar të flasë shumë shpejt. Emrin ia kam vendosur unë, jemi fansa të emrave shqip”. tha Xhaferri.

Besarti tregoi se i ka propozuar Marigonës në një restorant të bukur në Londër. Sa i takon marrëdhënies me veten, Xhaferri tha:

"Unë jam kritikuesi më i madh i vetes. Besarti 1 është idealist, që do që gjërat të shkojnë në mënyrë ideale dhe të ndershme, Besarti 2 lufton me realitetin. Por gjithmonë mbaj zjarrin për të mos i rënë më qaf askujt dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët me të gjithë. Konflikti mund të ndodhë, por duhet të jetë gjëja e fundit në hapat e jetës tonë ditore”.

Ai tha se ndihet mirë kur fiton Juventusi. Ndërsa u shpreh se nuk i jep makinës pasi e ka fobi. Ndër të tjera zbuloi se ka ngelur një vit akademik në Angli, pasi i duhej të punonte për të paguar shkollën. Kreu i FRPD tha se ka provuar hashashin në adoleshencë, gjë që nuk do ta bënte më kurrë.

Kujtojmë se edhe kryeministri Edi Rama është tifoz i Juventusit dhe nuk nget makinë.

12 Komente

  1. P
    Partia e Lirise

    Mire e ke ti djale te urojme suksese ne perditshmerine tende.Por ki kujdes mos u influinco nga non grata se pastaj do hedhesh poshte gjithe kete sakrifice qe po bene.Ji korekt me njerzit qe te besojne dhe mos u lekund ne bindjet e tua nga askush,dhe mos lejo te te manipulojne per asnje moment.

    1. A
      Armand

      Mir xhan ashtu vazhdo provoje prap se ndoshta ju sjell ne vete kto koh qe jeni pordh te gjith

      1. P
        Pije nji vet se vjen ne vete

        Armand shoku bej nje verifikim te publikimeve shkencore - marijuana njihet tashme ne shume vende si produkt me vlere medicinale, si dhe trajtimet me THC. Per semundje si parkinsons, epilepsi, ankth, etj. Ndersa rekreacionalisht per qetesim. Vertet se konumi ka problemet e veta, sepse te pish nje material qe digjet si cigare, llulle, puro, hashash, te gjitha te bejne dem ne mushkeri, por sesht se marijuana njihet per rrezikshmeri. Si cdo barne duhet trajtuar me kujdes per te shmangur varesine por kaq.

      2. k
        klodi

        po pra po ka zgjedhur krahun e gabuar hahahahaha

        1. l
          luli

          e paske lon barin ti , ti dhe ne emision ishe spat

          1. D
            Dritan

            Pupupu ndaj eshte keshtu ky bashke me shoket e vet,turp turp qe rrethohemi nga te tille drogaxhinjs

            1. R
              Rei

              Pirdh pirdh flisni budalliqe

              1. q
                qazi

                po ti akoma ble bar te cunat m

                1. e
                  eni

                  po ik o pall kari ahhahha

                  1. n
                    niko

                    pirdh pirdh hahahhah ka provu hashashin ky

                    1. T
                      Titi

                      I riu qe mbeshtet iliri Florida hahahaha e ardhmja jone ahahahah

                      1. S
                        Simpatizanti

                        Mire ke bere qe e ke provuar po aty ku je strehuar ti duhet te jesh perdorus i rregullt qe kur jep kushtimin non grada duhet te hidhesh ne zjarr se keshtu te do partia hajt suksese ne jete

                        Lini një Përgjigje