Përmbytje nga jugu në veri, Balla: Situata është nën kontroll, parazitët e opozitës po e përdorin për të dezinformuar

21 Nëntor 2022, 11:42Politika TEMA

Përmbytje nga jugu në veri, Balla: Situata është nën

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka shprehur solidaritetin për të gjithë ata që janë dëmtuar nga reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin që prej ditës së djeshme.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me Grupin Parlamentar, Balla ka pasur një thirrje për opozitën që të mos dezinformojë për situatën që është krijuar në vend si pasojë e reshjeve.

“Uroj që kjo situatë e vështirë e krijuar për shkak të reshjeve të kalojë sa më shpejt, shprehim solidaritetin tonë për të dëmtuarit. Besoj se biem dakord ndaj parazitëve që mundohen të përdorin raste të tillapër të dezinformuar.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur një dezinformim që ka ardhur nga opozita, nga PD ose nga Foltorja. Por për fat të keq dhe nga ndonjë media të caktuar, meqenëse sot është dita ndërkombëtare e TV dua të them se dezinformimin që sjell opozita e sjell dhe media.

Gjithë Shqipëria e ka parë që niveli i reshjeve ka qenë i jashtëzakonshëm, duke e bërë të pamundur që kapaciteti ujëmbledhës të mbajë gjithë prurjen.

Por gjithçka në këto momente është në nivelin e   sigurisë, reshjet do të vazhdojnë, forcat do jenë në terren. Shqipëria ka nivel të mirë të energjisë elektrike por duhet të ruhet për ditët në vijim. Pjesa më e madhe e kolegëve janë në terren.”- tha Balla.

2 Komente

  1. S
    Situata nen Kontrollin e Natyres / Katastrofes

    te ben cudi se si i leshojne ne cdo rast te njejten Shprehje Cinike te papergjegjeshmit Politikane .

    1. N
      Nuk pyesin per popullin

      Sepse per keta politikane "nen kontroll" vetem dmth se nuk jane te rrezikuar vete. Populli ne rrezik permbytje, 2 viktima, edhe ne kryeqytet ka lagjje qe nuk kalohen nga shiu, po sa kohe qe vilat e ketyre jane ne rregull, situata mbetet "e menaxhueshme".

    Lini një Përgjigje