Protesta më 6 dhjetor, Bejko: Turp i madh! Pas Enver Hoxhës, Berisha është politikani më i refuzuar nga Perëndimi

21 Nëntor 2022, 20:15Politika TEMA

Protesta më 6 dhjetor, Bejko: Turp i madh! Pas Enver Hoxhës, Berisha

Protesta e Sali Berishës ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor do të jetë një turp i madh për një pjesë të Partisë Demokratike. Kështu deklaroi ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv.

Sipas Bejkos, pas Enver Hoxhës, Sali Berisha është politikani më i refuzuar nga Perëndimi dhe se qëllimi i tij real është që të të dëgjohet, por kjo vëmendje do ta largoje edhe më shumë me Perëndimin.

‘Me duket se është një protestë që shpreh psiqikën e Berishë në raport me pozicionin që e ka vendosur SHBA dhe Britani e Madhe. Vendete e BE kanë mirëkuptuar vendimin që ka marrë SHBA me Berishën.

Në pamundësi për tu dëgjuar me kryetarët e shteteve, pasi nuk ka një parti politike. Berisha e njeh shumë mirë. Mos të mendoj se kryetarët e shteteve ngelën ta njohin korrupsionin e qeverisjen e Edi Ramës pasi ambasadoret nuk u raportojnë vendeve të tyre, por kjo do ishte një fabul naive nëse e beson Berisha.

Do të jetë turp i madh për atë pjesë të PD-së që do të marrë pjesë aty. Qëllimi real është që Berisha të dëgjohet. Pas Enver Hoxhës është politikani më i refuzuar nga Perëndimi. Do të tërheqë vëmendjen.

Edi Rama do ketë privilegj që të thotë se kush është Sali Berisha, që është i shpallur non grata. Do ta nxijë Sali Berishën. Jo vetëm që nuk do ta afrojë Perëndimin por do ta largojë edhe më shumë.’- tha Bejko.

12 Komente

  1. d
    demo

    Bejko, Enverit i hengret mune dhe sa per me i refuzuari ore rrush ai i kishte te gjitha dyert e hapura por nuk deshironte te trokiste!Ndaj qe te krahesosh Enverin me Sali brekdhjerin eshte idiotizem me brire.Saliu eshte produkt i agjenturave dhe Ju vemjet e tij jeni produkt Salinjan,njerez pa karakter e vizion!Qe te shikosh deri tek Saliu eshte mungese intelekti e jo me te jesh edhe vasal i tij.I ndjeri Namik Hoti pat deklaruar per Sali Protopapen "Malokun po nuk e rezove nga kali nuk zbret kurr",ndaj ai ndihet i ofenduar e do te rihype me çdo kusht.

    1. L
      Lugu gjat

      Mos zere Enverin ne goje, mos e krahaso me nje shuraq.

      1. L
        Lugu gjat

        Mos zere Enverin ne goje, mos e krahaso me nje shuraq.

        1. M
          Miku yt

          Roland , Berisha i tille ka qene qysh perpara e pas 90 po ti e njohe tani tu desh 8 janari ta njifje tamam na e bete peshkesh kete moster

          1. s
            shurupi

            Pa na thuaj kush e ka refuzuar Enverin?

            1. D
              Detari

              Po ky rrote mulliri fare ,krahason Enverin qe I beheshin nderet si askush..ik ore pirdhu..jo Enveri po cdo mjet lundrimi apo grup kalonte me dyerte hapura kudo ku shkonim...

              1. T
                Tanguli

                Bejtexhi je more Bejko,pa na thuaj mor aman se Nga cili sirtare i nxore statistikat apo …. Lere se nuk Po ta them fare ate qe mendoje.

                1. L
                  Lasgushi

                  O Katran! C'Enver,o mavri! O Roland!Gjithë jetën je lidhur me parti dhe individë që kanë dashur ta shkatërrojnë Shqipërinë të kategorisë Sali apo Tritan.Me individë që e dogjën dhe e vranë Shqipërine.Që e shkatërruan dhe e kthyen Shqipërinë më keq se në mesjetë.Deri aty,sa edhe të gjitha qendrat e qyteteve,përvec shatërrimeve,përcudnimeve,realisht kundërmonin erë shurrën.Tirana,Gjirokastra Shkodra Tepelena,Vlora me radhë. Dhe ti Roland,vetëm në atë kohë je cfaqur I kënaqur dhe plotësuar. Si e shpjegon ti këtë qëndrim pervers të vazhdueshëm në jetën tënde.Ku e kanë burimin. Kështu e ka filluar dhe kështu do ta mbarosh karrierën brilante,evropiane, politike.

                  1. a
                    astriti

                    o bejko lexoje mire te kaluaren vlla enveri e refuzoi perendimin se e dinte te mirat pa fund qe do na sillte si korupsionin drogen prositucionin politikane si puna jote endra me para dhe jete ne zgrip stresin krimin e te mira te tjera pa fund dhe mbi te gjitha xhaxhi e dinte se perendimi nuk do ndryshonte ne deshiren per te na ngrene sic na beri copa copa prandaj kur emrin e xhaxhit ta permendesh duhet te besh dicka perpara

                    1. a
                      asrtiti

                      o bejko nuk ishte enveri qe ishte i refuzuar nga perendimi po perendimi i refuzuar nga xhaxhi ndryshe nga ky hudheheqesi yt qe deri ne shkoder mund te shkoje me fal dhe ne kube

                      1. q
                        qytetar

                        Vetem nga titulli pa e lexuar. Enver Hoxha nuk ka lidhje me Vampirin e Viçidolit. Ai ndertoi dhe zhvilloi vendin. Vampiri u piu gjakun emigranteve. Shkaterroi gjthçka te ndertuar me djresen e pupullit . Enveri e mori Shqiperine me 800 mije banore dhe e la me 3 milione e 700 mije. Me Industri..bujqesi...shkence dhe kulture. Vampirit te Yiçidilit ju deshen 1992-1996 te shkstertoje gjithçka. Kaq sa them une si qytetar i thjeshte duhet te thonin KAZANET E PLEHERAVE GAZETARE çdo moment te kohes qe ju eshte vene ne dispozicion per te detyren e tyre jo ndaj SHEFA - ve por ndaj PROFESIONIT. 90 % SALA ua ka fut kembet ne nje kepuce.

                        1. T
                          Th th th th . . . . . . . . T

                          O Roland te krahasosh Enverin me Saliun eshte eshte te barazosh diten me naten Enveri e mori vendin 800 000 e coi 4 000 000 pjesa derrmuse e popullsise analfabete ngriti universitete e gjeti me kazma druri prodhoi traktore beri uzina , fabrika ekurudha , beri hidrcentralet se kishte kandil me vajguri Saliu i gjeti keto dhe i prishi shyqyr qe shpetuan hidrocentralet qe mesa duket nuk arriti dot

                          Lini një Përgjigje