Çfarë i sjell opozitës 6 dhjetori i Sali Berishës?

21 Nëntor 2022, 19:27Politika TEMA

Çfarë i sjell opozitës 6 dhjetori i Sali Berishës?

Nga Ylli Pata

Deri tani janë vënë re disa qëndrime të përgjithshme në qasjet mbi protesën e 6 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha, ditën e samitit të nivelit të lartë të udhëheqësve të vendeve të Bashkimit Europian me ata të Ballkanit Perëndimor.

Njëri është ai i mazhorancës, ku spikat më shumë kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, i cili ka sulmuar ashpër Sali Berishën, se nxitet nga ndëshkimi që Perëndimi i ka bërë atij dhe familjes së tij.

Një tjetër nga gazetarë që mendojnë se një event i tillë i nivelit të lartë, nuk ka përse të grishet nga çështje që i takojnë politikës lokale. Ndërkaq mbështetësit e grupit politik Berisha-Meta e shikojnë këtë protestë si një akt politik që ka tmerruar mazhorancën dhe pengon atë që ata e quajnë “emërim të opozitës” nga Rama  aleatët e tij perëndimorë.

Ka edhe një qasje të grupit të fortë anti-berishist në PD, që  shikojnë këtë aksion politik, thjesht si një grimasë pantonimike të doktorit për interesat e tij të ngushta dhe jo për fatin e opozitës politike.

Praktikisht, Sali Berisha, ka zgjedhur këtë mënyrë komunikimi me Perëndimin, pasi ai është i përjashtuar nga çdo takim apo kontakt diplomatik me çdo përfaqësus shteti të NATO-s apo edhe Bashkimit Europian.

Shpallja Non Grata nga qeveria e SHBA-së dhe ajo e Mbretërisë së Bashkuar, e ka kthyer Sali Berishën në politikanin e lartë unik të një vendi të NATO-s, i cili është izoluar nga çdo kontakt apo event që politikanët e kësaj hapësire kryejnë në mënyrë rutinore. 

Siç shikojmë edhe deputetë të Partisë Demokratike që marrin pjesë së bashku me kolegët e tyre nga mazhoranca, apo edhe PL-ja, në Asamblenë e NATO-s, Asamblenë e Këshillit të Europës, strukturat e Parlamentit Europian, apo të tjera.

Politikisht, të gjithë deputetët e tjerë të opozitës, si ato që janë me Berishën të rreshtuar, si ata që nuk janë me të, janë në kontakt të vazhdueshëm ndërkombëtar. Natyrisht dikush më shumë e dikush më pak, sipas peshës dhe rolit të tyre politik, apo hapësirës që zë në debatin publik.

Në fjalë të tjera, Berisha e bën këtë për tu përfillur, për të treguar se edhe pse s’e do Amerika apo Britania, vende që nuk janë në Bashkimin Europian, ai po tenton të komunikojë alla majë krahu me këtë organizëm, i cili siç dihet nuk është unik.

Brenda shteteve të BE-së ka edhe qëndrime që nuk përputhen gjithmonë me SHBA-në, që pas Brex-itit janë pa relacione me Londrën, e ku i dihet, mund të dalë ndonjë qark, një zë, një tv, apo portal nga vendet e Europës që ta fusë diku në një hapësirë, faktin se një politikan shqiptar që e konsideron veten të persekutuar nga Uashingtoni e Londra, kërkon ta dëgjojë Europa.

Po ç’farë të dëgjojë Europa? Akuzat apo kundërshtimet që opozita shqiptare ka ndaj Edi Ramës dhe mazhorancës socialiste?

Sipas të gjitha gjasave ato i di, si nga kontaktet, apo edhe nga qëndrimet publike që opozita bën çdo ditë. Ambasadat janë pikërisht për këtë gjë, për të përcjellë në kryeqytetet kryesore të gjitha zërat rilevantë që vijnë nga vendet ku shërbejnë. Plus edhe mediave apo qëndrimeve publike.

Sipas çdo logjike, Berisha nuk do që të dëgjohet, por synon me anë të akteve të tij të bëhet interlekutor. Qoftë edhe duke çuar mesazh që ky interlekutim të jetë provizor, të paktën për një farë kohe. A nuk ka Europa shumë probleme sot me krizën në Ukrainë apo atë ekonomike? Pse atëherë t’i shtohet edhe një pikë të gjithë axhendës, siç mund të jetë sanksionet si SHBA e Britania e Madhe siç thotë Taulant Balla?

Ramofili, antiopozitarizëm, janë frazat që mbështetësit e Berishës përdorin në këtë kontekst, kundër zërave që e kritikojnë atë.

Po ama, nuk i përgjigjen pyetjes krejt të thjeshtë: çfarë arrin opozita nga një protestë e sikletshme në një eveniment aq të rëndësishëm për Shqipërinë?

Thjesht vetëm ndonjë lajm në mediat e vendeve të BE-së që proteston një politikan i lartë që është dnëshkuar për korrupsion, krim të organizuar, minim demokracie e pengim drejtësie. E si backraund, siç bëjnë mediat normale do të shtojnë se në Ballkan ka shumë politikanë që janë ndëshkuar, e kështu do të përmendin: Dodikun, Sheshelin e me radhë.

E ku fiton opozita këtu? Nëse Sali Berisha, i lënduar në sedrën e tij nga SHBA e Britania, le t’i shkruajë letra pafund deri sa t’i besdisë liderëve të BE-së për çështjen e tij. Të bëjë dhe konferenca shtypi në Paris, berlin, Vjenë, Romë etj, që të bindë opinionin e atyre vendeve se ai është realisht një politikan që shqiptarët e duan, por ja kanë me hile të tjerët.

Por çdo lider i BE-së e ka lexuar sipas të gjitha gjasave dosjen e Shqipërisë përpara se të vendoosnin në mënyrë unanime për Samitin e Tiranës. Ku ndodhet natyrisht edhe perceptimi popullor për Sali Berishën. Madje, sipas të gjitha gjasave prandaj e kanë marrë, për të dhënë një sinjal politik ndaj tij por edhe aleatit të ngushtë Ilir Metës.

E sipas gjasave, të dy e dijnë mirë, por thjesht duan të japin sinjale se “ata nuk dorëzohen”. Po pra; ata, por jo opozita. Ka shumë gjasa që liderët e BE-së edhe të takojnë apo darkojnëe me opozitën. E këtu nuk ka fare lidhje argument i emërimit të opozitës. Pasi tjetri nëse nuk do të takojë apo hajë darkë me ty, është çështje dëshire e jo imponimi…

14 Komente

  1. L
    L.Xh

    Sali Berisha, me këto sjellje e veprime, na ngjalli Enver Hoxhën, i cili, i u kundervu me forcë, perëndimit dhe kujtdo që ishin kunder mëndjes së tijë të çmëndur.

    1. P
      Plaka

      SAKTE, por do te ishte me mire ti jepet ULTIMATUM, qe mos te gucoje te dalin ne proteste

      1. D
        Dakord

        "Plaka" une them le te dalin ne proteste se BE duhet te "bindet" qe ky perbindesh nuk e ka marre kot ate non graten me shpresen qe ta shpallin edhe ata non grata dhe ky ti jetoje ditet e fundit "si ne rrethim" ne izolim si ati i tij shpirteror enveri

      2. L
        Liria

        Protesta e Sali Berishes per denimin qe i kane bere dy Fuqite e Medha Demokratike , SHBA dhe Britania e Madhe, mund te lejohet vetem ditet e shtuna dt. 3, 10,17, 24 dhe 31 dhjetor 2022. Me 6 dhjetor te zene vend kater snajpera ne bulevardin Deshmoret e Kombit, qe ta pershendesin kreun e agjentures serbo-ruse me nje plumb ballit.

        1. H
          Hoho

          Ekzakt , dhe thuhet nga burime te sigurta se ne mes te snajperisteve jane edhe Ngjela , Frroku , doçi , Merua dhe Pata.

        2. M
          Mara emigrante ne Itali

          Sali berishizmit i duhet ti jepet derma o ditezinj mos i shkoni nga mbrapa ,ai le te dali se per te zezen e tij e ka .ta beje prove po ja mbajti

          1. G
            Grey

            Sala eshte person me dificenca mendore, qe femije! Familja e tij e ka perdorur keqas! Edhe tani nuk eshte I ndergjegjesuar se cfare ka ndodhur. Jane 5 nongrata ne nje familje, baras me gjysmen e nongratave zyrtare te shpallura per Shqiperine. Ne kete rast nese prokuroria merr te pakten njerin prej anetareve nongrata te kesaj familjeje, kjo familje bie automatikishte. Sepse jane sistem nongrate. E ka te kot Sala! Duhet ti kerkoi llogari dhe te mbajne pergjegjesi ne report me te anetaret egoist dhe te pa ngopur te familjes. Sigurishte reflektimi dhe largimi I tij duke pranuar kete fakt, te pakten mund ti sillre ndoshta nje ngritje pikesh. Per Salen eshte koha te ngrihet ndaj vehtevetes, te pranoj gabimet, deri ne nivel krimi, te largoj militantet paramilitar te frikshem rreth vehtes, te kerkoj vete izolimin, deri ne burg, te behet burre. Kjo do te vlereshej nga Perendimi, si kurajo dhe dinjtet. Sakrifica eshte e madhe. E di qe eshte utopi! But... let's go!

            1. H
              Hallull

              Eh çna nxore “mallin “ e hetuesve e te sigurimit te shtetit te xhaxhi Enverit ,or tej !

            2. M
              Mos më gënjeni, ju pres ke ura e Lanës.

              Komentuesi-ja Liri, nuk jam aspak dakort me sykgjerimin tënd. Protesta e 6 dhjetorit, që do komandohet nga heroi i demokracisë Sali kopili i Shiqeres së Viçikadolit, bëhet me qellim, që populli Shqiptar i udhëhequr nga Sali spihun-agjent-hajdut Berishoviçi, t'ju tregojë Evropës që populli Shqiptar po lufton komunizmin dhe deshiron demokracinë. Duke parë që në Shqiperi dhe në Evropë, nuk ka linja telefonike, nuk ka televizione, nuk ka internet e rrjete sociale, e vetmja menyrë për ti alarmuar Evropjanët, është menyra e protestës së 6 dhjetorit, perpara delegacioneve Evropjane që do gjinden në Tiranë atë ditë. Pra, duke parë që "serveri" im dhe i Sali UDB-ashit është i bllokuar në vitin 1991, ju ftoj të gjithve të dilni në protestë perpara delegacioneve Evropjane, të veshur të gjithë me pardesy të bardha dhe të çirreni e këlthisni me dy gishtat lart " Liri demokraci, poshte komunizmi, poshte Enver Hoxha, poshtë sigurimi i shtetit, poshtë shteti komunist i Amerikës. mi-rrofshin shtetet demokratike Serbe, Ruse, Kineze, Korean-verior, Irani, Afganistani, Biello-Rusi etj etj etj. Në litar komunisti internacional Georg Soros dhe ambasadorja Yuri Kim. Evropjanë të dashur, si domos ju sllavët e bukur, po kerkojmë,SOS, aiuto, plizë, sivuple, na ndihmoni ta rrezojmë komunizmin dhe Ramiz Alinë nga pushteti". Popullac Shqiptar, diten e 6 dhjetorit mos harroni të merrni me vete nga një rracion byreku me lakra, një shishe me dhallë dhe një gjysmë qepe, sepse dita do të jete e gjatë. Pa qi nanen, diten e 6 dhjetorit do ta rrezojmë Ramiz Alinë. Të fala sinqerisht, besnikrisht dhe patriotikisht, i juaj Saliu, klyshi i kurvës Shiqere nga Viçikadoli i Trap-pojrdhës.

              1. P
                Politika berishiste

                Kur drejtesia shqiptare ben sehir,pse mos te bej ky pervers sipas deshires te nje njeriu,qe ka humbur busullen.Kerkojne prova,kur ato jane ne drite.Ka rreth vetes nje grup sahanlepires,qe shohin vetem interesa te castit,qe nuk duan te shohin me larg hundes se tyre,edhe pse jane te ndergjegjshem se me SB nuk vihet kurre ne pushtet.

                1. L
                  Lexuesi i gazetës

                  Revolta e 6 dhjetorit 2022 i sjell më afër ose saktësisht përqafimin me arkivolin. Ky nuk është njeri, por përbindësh! Iu harroftë emri! Një kriminel antishqiptar i paprekshëm nga mender ligji! Absurditet shqiptar...

                  1. I
                    Ilia

                    Jeni objektiv, i sakte dhe i drejte Zoti Ylli!

                    1. q
                      qeveria e (Gent) KAKAVE

                      Protesta e 6 dhjetorit i sjell ne vemendje Bashkimit Europian se ne Tirane ka perballe qeverisjen me te korruptuar te Europes dhe popullin me te varferuar prej kesaj qeverie.

                      1. K
                        Kujtesa

                        Ishte Saliu qe beri Ramiz Alin president pasi më parë ishte vendosur që presidenti duhet te fitonte si deputet ne zgjedhjet e para pluraliste por ai nuk fito dhe Saliu i ketheu qoken pasi Ramizi e beri Saliun krytar të PD së

                        Lini një Përgjigje