Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do të vizitojë Shqipërinë në datat 1 dhe 2 dhjetor. Lajmi është konfirmuar nga ambasada gjermane në Tiranë e cila bën me dije se presidenti Steinmeier do të udhëtojë nga data 29 nëntor deri më 2 dhjetor drejt Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kjo është hera e parë në 27 vite që një president gjerman viziton Republikën e Shqipërisë.
Programi i vizitës së Steinmeier përfshin takim me homologun shqiptar Bajram Begaj, takim me kryeministrin Edi Rama si dhe mbajtjen e një fjale në Kuvend.
Postimi i plotë i ambasadës gjermane:
Presidenti Federal Steinmeier do të vizitojë Shqipërinë më 1 dhe 2 dhjetor ️
Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier do të udhëtojë nga data 29 nëntor deri më 2 dhjetor drejt Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Udhëtimi është një sinjal i mëtejshëm se Gjermania po mbështet dhe ndjek intensivisht rrugën evropiane të rajonit në tërësi dhe të Shqipërisë në veçanti.
Kjo është hera e parë në 27 vjet që një president gjerman viziton Republikën e Shqipërisë. Presidenti Federal Steinmeier ka patur mundësinë të njihej me Tiranën dhe të zhvillonte bisedime në detyrën e tij të mëparshme si Ministër i Jashtëm.
Programi i udhëtimit përfshin bisedime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama si dhe një fjalë në Kuvend. Gjithashtu është planifikuar një takim me nxënës/e nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, një diskutim mbi ballafaqimin me të kaluarën komuniste dhe një vizitë në një kompani gjermane, ku do të hidhet dritë mbi potencialet ekonomike dhe mundësitë këtu në Shqipëri. Presidenti Federal është i lumtur që do mundë të njohë historinë dhe kulturën shqiptare gjatë një vizite në Berat, duke krijuar kështu një përshtypje mbi Bashkëpunimin gjermano-shqiptar për Zhvillim.
Baromi s’ndihet kerkund skuthi
"Tomi"! Knaqu dhe hajde nqef tu pa Sahalene , gogolin e shqypeve.
mirese te vije po ishalla nuk i teket saliut te organizoje nie paraproteste si me 6 dhjetor
Shquperia pa shina me lokomotivë fringo
nuk e shikonte dot asnji Politikan Europian xhuxhin me te shemtuar ne Planet ej.sepse e njohin mire cfar Muti eshte dhe e lane si muti ne shi .Tani qe ka hik vijne me radhe shifi me Te Medhenjt e Botes e vizitojne Shqiperine e Presidentin e Ri .
Ta Çoje ne xhami te rrogozhines Baromi e ti tregoje per Haxhi Qamilin se ka kulture te madhe Kapter Memec Dordolec Baromi.eshte Turp Shqiptaret te perfaqesohen nga nji Xhuxh qe quhet Bajrom….nga Agushi Tek Baromi vendi Po ben shume progress me spiunet e Kuq
O injorant/e Ti nuk vlen as sa thoi i atij qe eshte resident i vendit. Pleher qe rri duke share njerezit e shkolluar. Presidenti ka nhe suoer shkollim Per cdo rritje ne grade ka bere kualifikime dhw dhenie provimesh jo ne Shqiperi tek Ufa e Kristali por neper akademite me te mira te ShBA dhe BE Ti injorant rri krruaj bythen e fey syte. Te jap nje keshille mos rri duke share njerezit e ditur por lexo qe te nxesh ndopak.
o sali komunisti,mblidh cecenet ne proteste qe ti tregosh gjermonit se je gjalle.
Urgjent Sal nongrada dhe spiun-hajduti Like floriri qe ne date nje te filloje nxemjen tu tregoje sa shume e do populli kot e kane shpallur nongrada
Gjermania eshte aleati yne me i rendesishem mbas Turqise. Shpresoj ti kemi gjithmone maredheniet e mira me to.