Berisha-Alibeaj, 'autogol' me Xhaçkën

22 Nëntor 2022, 17:23Politika TEMA

Berisha-Alibeaj, 'autogol' me Xhaçkën

Partia Demokratike me në krye Sali Berishën dhe pjesa tjetër me në krye Enkelejd Alibeajn kanë depozituar disa ditë më parë në Gjykatën Kushtetuese dy padi të ndryshme, me objekt të njëjtë: Heqjen e mandatit parlamentar të deputetes Olta Xhaçka. Sipas tyre, ministrja e Jashtme dhe deputetja Olta Xhaçka gëzon njëkohësisht edhe statusin e partnerit strategjik për një investim në Himarë me vlerë 5.5 mln euro. Dy PD-të mendojnë se shpallja e kompanisë së bashkëshortit të Xhaçkës ‘investitor strategjik’, bie ndesh me nenin 7 të Kushtetutës që i ndalon deputetët që të përfitojnë fonde publike apo të përfitojnë pronë publike.

Por, me kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Partia Demokratike është para një prove të fortë në raport me moralitetin politik dhe interesin publik. Një kompani e krijuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Fatjon Veizaj, i cili e ka kaluar formalisht në emrin e nipit të tij Evis Latifaj, është pjesë e një shoqërie private që ka fituar statusin e “investitorit strategjik” nga qeveria, për ndërtimin e një kompleksi turistik me vlerë 210 milionë euro në Gjirin e Lalzit.

Bëhet fjalë për kompaninë “Omnix Albania”, e cila në 18 korrik 2022 ka fituar me vendim qeveria statusin e investitorit strategjik. Kompania është në pronësi të Jamal Abdulsalam Mabuissa me 33 përqind, “Matriks Konstruksion” në pronësi të Alban Leskajt me 35 përqind; “Klar” në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Beshiri me 20 përqind dhe “RDA Petrol” në pronësi të Kujtim Kale dhe Evis Latifaj me 15 përqind.

Kompania “RDA Petrol” është themeluar në vitin 2013 nga deputeti i Partisë Demokratike, Fatjon Veizaj dhe Dorian Kale. Tre ditë para se të kompania të fitonte statusin e ‘investitorit strategjik’, deputeti i PD-së ia ka kaluar 50 % të aksioneve nipit të tij Evis Latifajt për rreth 500 mijë euro.

Evis Latifaj është një personazh pa ndonjë historik biznesi, për të justifikuar kapacitetin financiar për t’i shlyer deputetit të PD-së 500 mijë euro, gjatë tre viteve pas nënshkrimit të kontratës. Ky fakt krijon dyshime të forta për shitje formale të aksioneve dhe se përfitues real i një sipërfaqe prej 92 mijë m2 në pronësi të shtetit dhe 81 mijë m2 plazh. Deputeti i PD-së Fatjon Veizaj duket se ka përdorur Evis Latifaj si manovër ligjore, për të evituar pasojat që mund t’i vinin si përfitues i drejtpërdrejtë i pasurisë publike duke qenë deputet.

Rasti konkret është një gurë prove për dy Partitë Demokratike, me në krye Berishën dhe Alibeajt. A do të kërkojnë Berisha dhe Alibeaj heqjen e mandatit të deputetit për Fatjon Veizajn si përfitues i dyshuar real i pasurisë publike? Nëse Fatjon Veizaj formalisht mund ta mbrojë mandatin e tij, a do ta përjashtojnë Berisha dhe Alibeaj nga partia si përfitues real i pasurisë publike, përmes nipit, duke qenë deputet?(Shqiptarja.com)

13 Komente

  1. t
    tironci

    Po car prisni nga keta shkerdhatat e pd-s njeri me kurve se tjhetri eshte.Kokrrat e bythqirave

    1. B
      BELIND KERICI I VERTETI.

      A te hane mune te dyja PD -te si e kane nisur.Te dyja jane kashte e koqe qe sdo bejne hajer po nuk larguan brezin e vjeter dhe ta marin ne dore te rinjte me prespektive.Jo ata te rinjte qe u vene pas salehut dhe alibeut qe kane mendesine e ketyre vrasesve te popullit.

      1. S
        Sara

        mesa shoh une ketu jane bashke e te pleksur si te PD-se dhe te PS-se

        1. B
          Besa

          E vèrtete çfare thua Sara Kriteri i se vèrtetes nuk èshtè krahasimi me hajdutet,por LIGJI.

          1. E
            E ke gabim

            Joooo. PS eshte e paster. Vetem PD vjedh. PS i merr parate dhe i kthen prape ne buxhet. Nuk vjedhin "te gjatet", se....jane te gjate, ka thon "I Modhi". Vetem ata qe jane te shkurter vjedhin...

          2. S
            SVeri

            Po pse ç'mendoni ju, kooperativa e Rezart Taçit e mori me vete paranë?! Jo, këtu e ka lënë gjith ç' ropi me ortakët. Këtu është edhe Basha në lojë, por të gjithë me Leskaj bashkë thonë gerrmo, gerrmo se kockat e qënit të ngordhur do gjeni, jo që këta të Edvinit nuk gerrmojnë fare, po këta te Bashës, Salës, e këtij të fundit gërrmojnë për ç' të kapin, dhe kapin ata qe thuhet e kapa hajdutin por nuk po më lëshon dhe bien brenda gros vetë, shëmbuj ka plkt, krye shëmbulli ishte lënia e mandateve dhe çkërrmlqja e partisë Demokratike

            1. p
              pilo lala

              Ky deputeti Fatjon Veizaj dikur ka qene ortak i Rezart Tacit, deri ne vitin 2005. Histori te fshehta...., korrupsion i madh.

              1. P
                PS justifikon vjedhjen, sepse po vjedh dhe PD...

                Ore njerez. Fakti qe PD, apo njerez rreth saje, vjedhin nga mbulesa e "investitorit strategjik" nuk justifikon vjedhjen qe PS ben , nen te njejten mbulese... Do me thene , sipas artikullit, me qe PD vjedh, kemi dhe ne te drejte te vjedhim...Bravo, per nder...

                1. A
                  Alb

                  Si gjithmone ..... nqs ti nxjerre te palara per mua ,une do te nxjerr te palarat e tua...... farkeqesia e Shqiperise.... e kalbur cdo gje

                  1. V
                    VLONJATI

                    Fatjoni si lojtar qe q.... majtas e djathtas njeh vetem eren e lekut. Edi Rama i dha leje ndertimi per objekt magazinash ne Autostraden Vlore - Fier. eshte i vetmi rast qe u prish guardrail dhe u dha leje hyrje-dalje ne autostrade. Pse valle? Cne Edi Rama i dha Leje Ndertimi nje Deputeti te PD? iu hap perroi i b..... per Fatjonin? Jooooo. Ea si zar. E bleu. Le te provoje nje qytetar Vlonjat te kerkoje nje Leje identike ne Autostraden Vlore - Fier. Do ja japin? Ndoc-Frrokun do i japin. Fatjooooon , ne ne Vlore njofim mire ty dhe sojin tend

                    1. w
                      www.youngtribune.com

                      Akuza boshe e pa fakte te prova konkrete.Nuk behen akuzat neper televizione po ne Prokurori .

                      1. j
                        joel shkodra

                        Ne vend qe te vesh vetulla, ke nxjerre syte, o gazetar. Me kete shkrim e ke barazuar Xhaçken me Veizajn. Pra, sipas teje, te perjashtohen te dy.

                        1. a
                          autogoli i vertete

                          Autogol ke bere ti, o gazekar, qe na thua ...me qe Fatjoni ka vjedh, do vjedh ene Xhacka....Te pakten ky Fatjoni eshte prejekur me e fsheh, kurse Olta as e rrun p..dhin fare :). E mban karre...

                          Lini një Përgjigje