Diktatori i fundit përballë “demokratëve të parë”; një model i përmbysur politik

22 Nëntor 2022, 17:58Politika TEMA

Diktatori i fundit përballë “demokratëve të

Nga Ylli Pata

Në publikimin që po i bëhet këto ditë “Republikës së Parë” të Mero Bazes në gazetën TemA, shikohet si në kronikë, por edhe me foto, një realacion pak i njohur i udhëheqjes së fundit komuniste të Shqipërisë me lidershipin e ri demokratik të Kosovës.

E fotoja që dje u publikua për së pari, ajo e Ramiz Alisë me Bujar Bukoshin, flet shumë, për të sjellë sadopak analizë të një relacioni politik të panatyrshëm në dukje.

Alia, pasardhësi i Enver Hoxhës, udhëheqësi i fundëm komunist i Shqipërisë, ka dalë për ta përcjellë pas pritjes që i ka bërë në Pallatin e Brigadave, numrin dy të lidershipit të ri të Kosovës, Sekretarit të Përgjithshëm të LDK-së, Bujar Bukoshi.

Të dy janë modele të kundërta të historisë politike dhe njerëzore, që nuk puqen askund me njëri-tjetrin. Njëri-Alia, përfaqëson të gjithë modelin e 45 vjet komunizëm në Shqipëri, e Bujar Bukoshi anën tjetër. Madje Bukoshi kishte edhe një brengë të madhe në shtetin amë-vëllanë që s’kishte mundur ta takonta për shumë vite, i cili ishte arratisur nga Kosova, burgosur nga nomenklatura që përfaqësonte Ramiz Alia, e mbrapa një kalvar vuajtjesh që ka shoqëruar çdo të përndjekur nga ai regjim.

Pra ishin dy të kundërt, që krejt natyrshëm mund ta urrenin njëri-tjetrin, ose të paktën të mos e pëlqenin apo simpatizonin.

Megjithatë, siç shikohet në fotografi, buzëqeshja e Alisë dhe Bukoshit është njerëzore, shtrengimi i duarve gjithashtu i tillë. Që sikur thotë; kemi një të përbashkët, jemi shqiptarë,  duhet të punojmë për ta çuar para këtë sfidë a shans quaje, që na ka dalë përpara.

Ashtu ndodhi në fakt, me probleme e defekte, ai bashkëpunim mes dy botëve të ndryshme e madje me plot pezm eci. Eci sepse, e këtu fjala është për modelin “Ramiz Alia”.

Udhëheqësi i fundit komunist i Shqipërisë mendoi se më e rëndësishme është të lihen pezmet e të punohet për punët e mëdha të shqiptarëve.

Ai model, pra i Ramiz Alisë që si drejtues partizan kishte luftuar edhe në Kosovë kundër shqiptarëve, e regjimi që ai përfaqësoi dhe drejtoi, burgosi mjaft shqiparë i Kosovës, arriti të puqet me një pinjoll i një familje të persekutuar nga komunizmi jugosllav si Ibrahim Rugova dhe po ashtu edhe nga komunizmi i Enver Hoxhës si me familjen e Bujar Bukoshit, nuk u përsërit asnjëherë në marrëdhënien ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Që prej prishjes së Berishës me Rugovën e deri më sot, relacionet mes shqiptarëve janë pjesë e një modeli që duket më shumë fisnor apo tribal sesa politik.

Ndërkaq, në aspektin e brendshëm, Ramiz Alia, duket mendoi që përveçse udhëheqësi i fundit komunist të ishte dhe presidenti i parë demokratik i vendit.

Ku u bë pasi fitoi zgjedhjet si shef i PPSH-së. Por pas disa muajsh në pushtet, vendosi që të krijonte një qeveri koalicioni me opozitën dhe ta çonte vendin në zgjedhje , pas protestave dhe reagimit të madh popullor.

Në mes të këtij procesi, nxiti dhe drejtoi transformimin e Partisë së Punës në Partinë Socialiste të Shqipërisë.

E në udhëheqjen e re, Ramiz Alia nuk pati asnjë rol, madje nuk u zgjodh në krye të PS-së, asnjë këshilltar i tij në presidencë, asnjë ndihmës i tij, asnjë kushëri apo njeri i rrethit familjar. Fatos Nano dhe udhëheqësia  PS-së, realisht nuk pati asnjë marrëdhëni me “babain” politik të partisë së tyre.

Alia ngrysi ditët në presidencë deri kur më 22 mars 1992, fitoi në zgjedhje Partia Demokratike. Ai mund të kishte qëndruar e të bënte një negociatë për fatin e tij, por dha dorëheqejn menjëherë dhe u tërhoq në jetën e tij. E burgosën disa herë, e proceset dhe historinë e tij gjyqesore e përballoi vetë. Siç përballoi edhe jetën më të vështirë të tij pas daljes nga burgu-vetminë. Ku në një pallat të vjetër pranë Stadiumit DInamo jetonte pa familjen e tij; vajza dhe djali që jetonin në emigracion.

Nuk ndërhynte asnjëherë në debatin publik, e jepte rrallë intervista, për të cilat kërkonte honorare. Pasardhësi që e respektoi më shumë, që e thërriste në çdo event zyrtar ishte një President i zgjedhur nga Partia Demokratike; Bamir Topi.

Me Edi Ramën, i cili ishte bërë kryetar i PS-së nuk kishte asnjë kontakt. Në një pritje në Pallat të Brigadave, në vitin 2008 më tha që i vetmi lider me të cilin kishte kontakte, ishte Ilir Meta.

I cili më pas edhe ndikoi që t’i siguronte një funeral çerek shtetëror në ndërtesën e SHQUP-it, aty ku sot është selia  Partisë Demokratike, kur në krye të qverisë ishte Sali Berisha.

Për Ramiz Alinë, kanë thënë e do të thonë shumë gjëra, akuza bëhet llaf, ndoshta me arsye e të drejtë, për mënyrën sesi ai veproi kur ishte në pushtet si aktor i dorës së tretë, të dytë e më pas në krye të shtetit.

Megjithatë, po ta krahasojmë me modelin që ne kemi sot mund të thuhet lirisht se “ishim mirë kur ishim keq”.

Sali Berisha, i cili ishte President i Republikës, nuk la, madje dëboi çdo politikan që e shikonte si udhëheqës me autoritet. Kur dha dorëheeqjen si President u kthye në krye të PD-së, ku bëri e çfarë zbëri për 8 vjet dhe u bë kryeministër. Ku qëndroi 8 vjet, por kur humbi zgjedhjet dha dorëhqjen, e zgjodhi në krye të PD-së, të besuarin e tij. 

Duke kontrolluar gjithçka ose shumëçka në pushtetin e partisë së tij në opozitë. Në momentin që i besuari i iku nga duart, u rikthye e mori partinë duke bërë lëmsh jo vetëm mjedisin e tij politik, po e çka rrotull,e është bërë ortak si Coli me Lolin me Ilir Metën, Presidentin e fundit, që e quan veten si Berisha, një nga demokratët e parë.

E ky demokrati i parë, që ka luftuar për demokraci ka 30 vjet ku ka marrë të gjitha postet më të larta që ka Republika, kur la postin e Presidentit, të gjithë stafin e tij e solli në partinë që e drejtonte gruaja, e po na e paraqet si një forcë të rinisë. 

Ja ky është modeli ynë politik që edhe në formë është retrogratë, pasi në përmbajtje është thjesht byreqe, pispili apo sharje live në tik tok apo në emisionet e darkës, ku duket se vetëm veshjet dhe botoksi i të ftuarve ngjan pak me këtë botë. Kurse pjesa tjetër, duket si një realitet imagjinar çehovian, por që edhe Çehovi e imagjinonte, edhe pse jetonte në një shoqëri mesjetare të degraduar…

16 Komente

  1. T
    TV Skampa

    Me vjen shume keq qe kundershtari politik eshte gjymtuar rende, ai qe u perlesh dhembe me dhembe me diktaturen e eger. Cmendim ka Llazi per mitomanin patologjik Muc Xhepa? Cili nga ato 4 segmentet qe permend mitomani mund te jete i implikuar per vrasjen e mitomanit. Do tju ishim mirenjohes Llazi nqs se do ti jepje nje koment lexuesit te tv tone

    1. A
      Agon lungara

      Rosa qe di me shume se pata. O pate,Ramzi ne Kosove luftoi kunder gjermaneve, more i paditur. Pse i politizoni dhe i shtremberoni gjerat dhe fusni perçarje. Analizen mire e ke,pergjithesisht, vetem se ndoshta ngaqe je pate, je edhe tape ne ca çeshtje.

      1. Q
        Qazimi

        O ti Pata. Ramiz Alia dhe ata qe ishin me te ne Kosove, luftuan se pari pushtuesin gjerman dhe, se dyti, bashkepunetoret e tyre vendas, qe, ashtu " rastesisht " ishin te bashkuar me pushtuesin gjerman dhe iu vinin pushken kujtdo qe ngiste gjermanin. Eshte mire ta mesoni historine drejt dhe sakte dhe jo te flisni brockulla me te cilat qesh mehalla.

      2. A
        Agon lungara

        Rosa qe di me shume se pata. O pate,Ramzi ne Kosove luftoi kunder gjermaneve, more i paditur. Pse i politizoni dhe i shtremberoni gjerat dhe fusni perçarje. Analizen mire e ke,pergjithesisht, vetem se ndoshta ngaqe je pate, je edhe tape ne ca çeshtje.

        1. 7
          77

          Ramiz Alia edhe pse ne krye te nje diktature nuk ishte diktator, por politikani i duhur ne nje kohe te gabuar. Tashme te gjithe e dine qe proceset demokratike u nxiten nga vete ai me ane te bashkepuntorve te sherbimit sekret dhe élites se re te PPSHse. Te gjithe delegacionet e studenteve dhe petagogeve qe "kerkonin ndyshime" udhehiqeshin nga bashkepuntore. Vetpermbajtja, etika, toleranca edhe pse udhehiqte nje diktature te trasheguar, aftesia qe deshmoi ne ndryshimin delikat te dy sistemeve pa varrosur Shqiperine, fjalimi i tij ne OKB dhe ceremonia e varrimit te tij, ku Shqiperia e respektoi, deshmojne pavaresisht gjithe paradokseve, nje figure historike te respektueshme. Ndersa Berisha, nje cope muti. Halabak dhe i paqendrueshem, injorant dhe histerik, tribal dhe i ulet, hajdut dhe i pandergjegjshem, esadpashe e haxhiqamil, deshtak dhe i paafte, i mefshte dhe i lig, ordiner dhe fshatarak. Askush nga gjithe Perendimi nuk u mor kurre me " diktatorin" Ramiz Alia dhe familjen e tij shembullore! Vdiq si burre shteti. Ndersa bagla e Vicidolit "shnderrin" familjarisht si udheheqesi i vetem i historise shqiptare i ndeshkuar si horr dhe hajdut nga gjithe Perendimi. I varrosur per se gjalli me damken e tradhetarit qe shtet territore, te horrit te Piramidave, shfarosjes se ushtrise dhe varrosjes se Shqiperise se 1997. Si babait i Shkerdhenit e Shkerdhites qe i sodomizuan bythen dhe pushtetin. Si horri i Gerdecit dhe vjedhjeve te pasurise se 50 vjeteve pune. Si vrasesi dhe dorezani i poshter i shqiptareve te masakruar nga banda e tij. Si lavirja e grekut dhe Milloshevicit. Si plehu qe u kalb per se gjalli.

          1. a
            adashi

            teper e vertete

          2. D
            Doktor Mortja

            Ma le mue shoku Ramiz, se jua jap une demokracine!

            1. P
              Pd i doli pronari,plaku matuf kriminel

              mallkuar ai qe e solli nga shpella,dhe mallkuar ai qe e vuri ne krye(ramizi) per te ruajtur bythen e vet kete perbindesh komunist.

              1. Çekiçi

                Ne kete foto shifet kjartë qe Sala ka qenë dhe është kriminel dhe vrases

                1. C
                  Cfare fjale tha Namik Hoti para se te vdiste. !

                  Namik Hoto : La nje thenje perpara se te vdiste. !

                  1. V
                    Vezhguesi

                    Ne kete foto duket qarte qe Salehu eshte nje i semure mendor me prirje agresive.. Shiheni me kujdes foton dhe do te me jepni te drejte. Fatkeqesisht kete prirje e vertetoi koha. Alia ishte nje politikan normal qe nuk kishte mundesi te bente me shume ne kohen qe jetoi. Me siguri ka thene kushedi sa here me vehten e tij "C'me ka gjete mua te shkretin te merrem gjithe jeten me hiena".

                    1. K
                      Koha

                      Kjo që shkruhet është sipërfaqja që është lejuar të duket ndërsa e verteta e nendheshmja është e frikshme jane pjell e se njejtës moster keni sy po nuk doni të shikoni keni vesh por nuk doni të degjoni ter jetën do vuani Ramizi pruri Salën,Sala pruri Bukoshin e me radh pjellat e UDB-SË

                      1. j
                        joel shkodra

                        Ke shkruar kaq shume (e vazhdon), o Mero, per Salen, saqe je bere "boze". A do te na shkruash nje artikull, sado te shkurter, edhe per "politikanin" Edvin? Apo s'ke leje per kete?

                        1. V
                          Vlad M.

                          Te na sherbeje si mesim! Kur shembet sistemi apo shteti, ai qe ngrihet eshte muti. Jo vetem qe rremben fatet e Shqiperise dhe ben kahsapane, por as nuk shkulet kurre

                          1. w
                            www.youngtribune.com

                            Dy diktatore ne nje foto prej 40 vitesh diktature.Nuk ka pare denim me te madh Shqiperia me keto dy diktatore.

                            1. o
                              ona

                              Spiun i UDB-se edhe fytyren si te Karaxhiqit e ka. vetem nje spiun i ketij niveli mund te arrinte ne majat e pushtetit ne dy rregjime te ndryshme. Ai eshte faktori numer 1 i shkaterrimit masiv te Shqiperise dhe kanceri qe e ka dobesuar deri ne palse vendin. Si mundet ta ndjekin akoma pas shqipetare? Sindromi i Stokolmit, Duajeni ate qe ju shkaterroi e perdhunoi per 30 vjet.

                              Lini një Përgjigje