Deklaratat e Yuri Kim për kreun e ri të SPAK, Peleshi: Po përsosim Reformën në Drejtësi

23 Nëntor 2022, 13:12Politika TEMA

Deklaratat e Yuri Kim për kreun e ri të SPAK, Peleshi: Po

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në konferencën pas mbledhjes së qeverisë është pyetur në lidhje me deklaratat e bëra ditën e djeshme ng ambasadorja amerikane, Yuri Kim në lidhje me kreun e ri të SPAK.

Peleshi u shpreh se qeveria mbështet reformën në drejtësi dhe janë në krahun e përsosjes së saj.

“Reforma në Drejtësi nuk ka mbaruar, nuk është një punë që kryhet një herë e mirë, është punë dinamike. Ka gjithmonë sfida dhe problematika për ta përballur. Siç ishim të vendosur të pa filluar këtë Reformë, do të vazhdojmë ta mbështesim.

Çdo ngjarje e pakëndshme apo vëmendje e shtuar për ta imunizuar nga ndikime apo deformime të procesit e shqetëson qeverinë shqiptare dhe ne jemi në krahun e përsosjes së Reformës në Drejtësi, plotësimit të institucioneve me persona me integritet të lartë”, tha Peleshi.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim tha se kreu i ri i SPAK duhet të zgjidhet në bazë të historikut dhe kualifikimeve, ndërsa bëri thirrje që procesi të mos ndikohet nga “ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë drejtësinë”.

Në një mesazh të postuar në rrjetet sociale, Kim tha se kreu i ri i SPAK duhet të jetë i aftë të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

 

4 Komente

  1. S
    Suksese te metejshme

    O copa e mishit! Si po e persos ti procesin se nuk e kuptova. Prokuroret po zgjedhin njëri tjetrin. Dmth një shtëpi publike vendos që kurvat të drejtojnë harëmin me turne ... turp!!

    1. Q
      Qim Pekja

      Shqiponja mbrapa qënka fiks si e Serbisë, apo varja....................................................... Edhe shqiponja në stemën e policisë të shtetit është ajo e Malit të Zi. Vari lesht.....

      1. c
        cereeeee Pelshi ,si the ? haaaaahahahahaaha

        ptu shkerdhata .jeni te githe pjella esadiste qe s'keni as bes e as fe . kujt i sherben ky more se Shqiperise jo e jo .Nastradina muti , qe i rendoni Shtetit e thjeshte e zhvasni miljonat cdo muaj maskarenje keni 9 vjet ne Pushtet dhe bete mende nji vyrme ne uje .Ja ku i kemi Esadistet po ju mbajne juve qurrasheve ne Shah Mat yyyyyyyyyyyt plehra do beni ju Drejtesi e Shtet ,se i keni shume borxhe ktij populli ,qe e cuat ne mjerim

        1. w
          www.youngtribune.com

          Kreu i SPAKUT eshte piketuar nga Rama .Ai eshte prokurori Kondili.

          Lini një Përgjigje