Fatmir Mediu ‘tradhton’ Berishën: S’do jem në protestën e 6 dhjetorit, të konsultohemi me partitë europiane

23 Nëntor 2022, 14:56Politika TEMA

Fatmir Mediu ‘tradhton’ Berishën: S’do jem në

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nuk do të jetë i pranishëm në protestën që Partia Demokratike do të zhvillojë më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Në një intervistë për Euronews Albania, Mediu u shpreh se atë ditë, do të jetë në Uashington, në një takim të Internacionales Demokratike.

Mediu nënvizoi se në lidhje me këtë protestë, opozita duhet të konsultohet me partnerët e saj, si Partitë Popullore Europiane dhe Partitë Konservatore Europiane.

“Unë padyshim e vlerësoj që protesta është një nga elementët më të domosdoshëm politik, në mënyrë të veçantë të opozitës. Por për protestën e 6 dhjetorit as nuk më ka pyetur kush, as më ka kërkuar njeri mendim. Por ajo që dua të them, është që protesta nuk duhet kthyer në qëllim në vetvete të opozitës. Ka disa rrafshe në të cilat duhet të punojë opozita.

Meqënëse ndodhemi para një samiti të rëndësishëm, është e rëndësishme atë marrëdhënie që ka Partia Demokratike apo Republikane, dhe parti të tjera të opozitës, në momente të tilla duhet të kemi një qëndrim të përbashkët me partnerët tanë, me Partitë Popullore Europiane, me Partitë Konservatore Europiane, edhe me ata njerëz apo qendra vendimarrëse europiane, në mënyrë që mos të krijojmë perceptime të gabuara të cilat mund të kthehen në disavantazh opozitar.

Nuk do të jem sepse do të jem në Uashington në një takim të Internacionales Demokratike që zhvillohet në të njëjtën kohë. Po të më kishin pyetur, do thoja në radhë të parë që duhet patjetër të konsultoheshim me Partitë Popullore Europiane, që kanë peshën kryesore jo vetëm në PE, por në qendrat më të mëdha vendimarrëse, në mënyrë që të mos lëmë shteg për keqinterpretime apo abuzime me aktivitetin politik opozitar”, theksoi ai.

7 Komente

  1. G
    Gerdeci. !

    Ske by....se edhe Ti rradhen dhomen ta kane Rezervuar ne Rec te Shkodres ..Habi si i besojne keta te Verberit ketij dhe Saliut Serbi dhe Ilir Florririt. !

    1. M
      Mokrari

      Ky fatja ka 30 vjete qe jep mende por nuk kemi pare ndonje gje te ajrit pervec GERDECIT,po ku i gjene leket qe iken muaj per muaj ne amerike te na tregoj,te kursej nje muaj te mos shkoj se nuk behet qameti me duket iken me taksat tona e i lumte bytha kur ska shtet te kerkoje llogari nxiri fundin fate se ti per shqiptaret ropatesh duke shkuar cdo muaj ne amerik.

      1. F
        Fatja

        Kam nxjerre gruan e vajzen tende te punojne ne semafor per mua e ato mi paguajne biletata

        1. J
          Jorgo

          fate sa here e shoh me vjen nermend shp[rehja "vetem gamorri nuk thinjet"....te mungon naj cik Xhuli?

      2. r
        reagimi Mediut i cili po kerkon t'i bashkohet PS

        ka qit kokn i fije mediu , por jo s'asht mustake miu , ja ka dhi salis m'surrat , i ka qujt madje veshgjat , kshtu s'bahet mor jaman , salah a koktrashi malok , por jo mediu asht cam , salah maloki asht deficient # nga cami inteligjent , q'dikur n'Gerdeci ja kish pas plas , mos guxo t'ma dhjesesh se do ta hash , i bere mutin Tankut tim , ka me t'u kthy o Kurrizo Shpelle mbi Shpin , dilni si ne proteste si halabake , jo me mua por me ate ilyer Mutaj kokTokmak

        1. s
          salih gungaci ka aq tru sa Mediu ne koqen e djath

          te lumte Medi ,boll me me mallin Skarco te Shpelles qe kertkon te Shitet me Etikete te re

          1. w
            www.youngtribune.com

            Ja pra o shqiptare ky ishte nje nga peshqit e medhenj qe prokuroria duhet te arrestonte dhe tani ky shkon ne Amerike dhe ben takime lobuese.

            Lini një Përgjigje