‘Gjykatësit nuk vijnë nga Hëna e Marsi’, Dash Shehi ngre dyshime për kapjen e drejtësisë

24 Nëntor 2022, 09:12Politika TEMA

‘Gjykatësit nuk vijnë nga Hëna e Marsi’, Dash Shehi

Kreu i LZHK Dashamir Shehi thotë se apeli i ambasadores Yuri Kim për vigjilencë lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK i drejtohet politikës, jo prokurorëve.

Në emisionin ‘Now’, në Euronews Albania, Shehi u shpreh se sinjali i Kim vjen pasi SHBA-të e kanë kuptuar që drejtësia në Shqipëri nuk është shkëputur ende plotësisht nga politika.

Mesazhi sipas Shehit, i drejtohet mazhorancës, pasi opozita nuk ka asgjë në dorë, duke qenë se siç tha ka mbajtur një qëndrim më të tërhequr lidhur me reformën në drejtësi.

“Opozita nuk ka asgjë në dorë, opozita ka hezituar disa herë për reformën në drejtësi. Duhet të ishim treguar më aktivë, jemi tërhequr edhe nga komisionet. Kemi bërë një hap prapa dhe këtë e ka shfrytëzuar Edi Rama duke ndikuar politikisht. 

Ata gjykatësit nuk vijnë nga Hëna dhe Marsi, këtu janë më vjedhjet e tyre. Ambasadorja e ka kuptuar që është tepruar politikisht dhe lëshon ndonjë sinjal, dhe për mua bën mirë. Më mirë një drejtësi me disa influenca të huaja se puro shqiptare, të cilën e kemi provuar”, tha Shehi.

Lini një Përgjigje