Ylli Manjani: LSI ka heshtur për aferat e mëdha

23 Nëntor 2022, 20:50Politika TEMA

Ylli Manjani: LSI ka heshtur për aferat e mëdha

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është i bindur se arrestimet për çështjen e inceneratorëve janë pa asnjë fakt dhe provë. Sipas tij, SPAK deri tani ka bërë drejtësi popullore. 

I ftuar në emisionin "Zona Zero", Manjani tha se LSI-ja ka heshtur për afera edhe më të mëdha, dhe nuk i kupton qëllimin që ajo ka me inicineratorët e ndodhur në një kohë kur ajo ishte në pushtet.

Sipas tij, LSI duhet të mbajë përgjegjësi për atë ç'ka ndodhur gjatë bashkëqeverisjes së PS-së dhe se Meta denoncoi një ministër të tij dhe për më tepër pa prova.

"Më duket si një histori e stisur. Ne kemi qenë në një qeveri. Të njëjten gjë mendoj se edhe Saimir Tahiri se po bën burg kot se SPAK-u nuk pati këllqe ta dëntonte për atë që duhej të ishte dënuar.

LSI ka heshtur për aferat e mëdha, nuk kuptohet qëllimi që pasur me inceneratorët Një parti politike që bashkëqeverisur me socialistët, siç është LSI, duhet të mbajë përgjegjësi për atë që ka ndodhur.

Të denoncon njeriun që ke çuar dje ministër dhe për më tepër pa prova. Drejtësia duhet t’i injorojë këto gjëra. Se nuk ka si qëllim që të kënaqë popullin. Tani drejtësia duhet të vendosë pikat mbi i. Për atë që ka prova t’i bëjë mirë burgu, të tjerat janë makinacione politike." tha Manjani.

2 Komente

  1. w
    www.youngtribune.com

    Nuk kane faj qe flasin sepse politika eshte si nje tavoline e madhe me mish per te ngrene dhe te gjithe duan nga nje thele ose llokem te mire ne goje.

    1. M
      M

      E more ylli e leshove dhe ti lsi iket per lesh

      Lini një Përgjigje