Enkelejd Alibeaj: Basha u largua, tani është radha e Berishës

24 Nëntor 2022, 10:08Politika TEMA

Enkelejd Alibeaj: Basha u largua, tani është radha e Berishës

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj foli mbrëmjen e sotme për zhvillimet e fundit brenda kësaj force politike.

Kur u pyet nëse do të merrte pjesë në protestën e 6 dhjetorit, Alibeaj u përgjigj duke thënë se nuk është kundër protestave, por sipas tij ato duhet të sjellin një produkt në të mirë të qytetarëve.

“Jo. Nuk jam kundër protestave, por protestat duhet të jenë të tilla që të sjellin një produkt në të mirë të qytetarëve.

Deputetët kanë mjete të tjera për të qenë më efikas për shqiptarët, me një luftë të sinqertë në Parlament, dhe pasi i kanë ezauruar këto mjete, duhet të nisin protestat. Ka çështje të mëdha ku mund të bëhet luftë e madhe në Parlament”,  u shpreh Alibeaj në A2Cnn.

Ndër të tjera ai foli për Lulzim Bashën, Sali Berishën, ku për këtë të fundit  nënvizoi se duhet të ishte larguar nga drejtimi i partisë, njëlloj si paraardhësi Basha.

“Zoti Basha është anëtar i grupit parlamentar të PD-së dhe unë kam komunikim me të gjithë anëtarët. Basha ka dhënë dorëheqjen, me një arsye politike fisnike besoj unë. 

Ai tha se po largohet për të hequr problemin në parti. Për të njëjtën arsye duhet të largohej edhe zoti Berisha, por nuk është larguar. 

Nuk ka ndodhur asgjë që të mund të ndryshonte qëndrimin tonë apo të zotit Basha. Nëse i kthehemi memories, shkaku i pretenduar nga Berisha në atë kohë ishte dualizmi. Basha u dorëhoq që të dorëhiqej edhe zoti Berisha”, tha Alibeaj.

3 Komente

  1. K
    Koli

    Ik or burrec.

    1. H
      Hana

      Basha u largua dje, sot eshte radha e Ali Beut, se legjendarin Sali Berisha nuk e luan as topi e as murtaja. Rapsodi: C'ka Dajti qe po dridhet, sali Berisha i gjalle nuk lidhet...! Kush ta lidhe Edwin Arumuni apo Kimete Guami?

      1. V
        V

        Hana. Vertete nuk dorezohet Saliu. Si komunistat ne ate kohe. Si sekretar Partie qe ka qene ashtu i takon

        Lini një Përgjigje