Arben Ahmetaj: Ky parlament duhet ta duartrokasë këtë projekt. Ky që ka bërë ndërtime falas për qytetarët shqiptarë, por jo për të ndërtuar porte

24 Nëntor 2022, 17:18Politika TEMA

Arben Ahmetaj: Ky parlament duhet ta duartrokasë këtë projekt. Ky

Deputeti i PS, Arben Ahmetaj ka deklaruar gjatë seancës së sotme në Kuvend se porti i Durrësit i kishte zënë frymën qytetit. Ai tha se qëllimi ishte që porti të spostohej në Porto Romano, një zonë e cila sipas tij do të industrializohet.

“Porti, qytetit të Durrësit sot i ka zënë frymën. Kjo është arsyeja përse vendimi i parë para se të mendohej për një zhvillim turistik aty në diamantin e Durrësit ishte porti i ri për t’u bërë porti i Ballkanit Perëndimor. Vendimi i parë i qeverisë ishte spostimi i portit për të pasur njuë port që t’i shërbejë të gjithë territorit ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

Bëhet fjalë për logjistikë transporti themelore. Zona e Porto Romanos kthehet në një zonë super industriale. Ne përgatitemi çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. E tha edhe një deputet më para, të njëjtën gjë keni thënë edhe për Lungomaren. Në Vlorën e Ismail Qemalit nuk ka pasur Lungomare.

Tani ende nuk duhet të kishim pasur sipas jush?  Kur shkoni poshtë e lartë e merrni si shembull, porti i kësaj porti i asaj, ja tani ku e keni, po këtë pse nuk e mbështesni?”- u shpreh ish-zv.kryeministri.
Teksa foli për përfitimet që projekti i Portit të Durrësit do i sillte vendit, Ahmetaj tha se Shqipëria do të përfitonte 33% të të ardhurave. Ndërsa e konsideroi si marrëveshje transparente, deputeti shtoi se nuk ishte gjë e pakët punësimi i 12 mijë personave.

“Kontributi fillestar, i ka transferuar Shqipërisë 33%. Nuk ka të krahasuar si marrëveshje, është transparente dhe përfiton vendi. Pse pak janë 12 mijë vende pune. Çfarë iu duken juve 12 mijë shpirtra, nëna dhe baballarë? Apo nuk u hyjnë në sy 12 mijë? Ky parlament duhet ta duartrokasë këtë projekt. Nuk ju pëlqen investitori? Ky që ka bërë ndërtime falas për qytetarët shqiptarë, qenka i mirë të ndërtojë apartamente për të prekurit nga tërmeti por jo për të ndërtuar porte”- tha Ahmetaj.

4 Komente

  1. D
    Detari

    falas? kur keshtu? ju duheni pushkatuar te gjithe

    1. K
      Kryehajduti Ahmetaj

      Ky eshte hajduti me i madh i te gjitha kohrave qysh kur Shqiperia pati qeveri. Ky dhe te verteten te thot nuk besohet dot.

      1. T
        Tani

        Krye ajduti..krye krimineli Berisha..punon per te ndertuar shoqerine e re!!! Renkon dhe vjell vetem gjak…Funderina!!!

        1. B
          Banor pa shtepi-banues ne cader

          Tigrit ja varen fondet e termetit ne qafe dhe ja gjeti vendin. Sot as 30 % e te demtuarve nuk kane perfituar nga keto fonde , kur dihet se premtimi ishte qe brenda pranveres se vitit 2022 do eliminoheshin pasojat e termetit. Pse nuk thiret per te deshmuar e argumentuar per pasuirine qe disponon ky dhe te afermit e tij... Dhe tani na ben ligjerata dhe leksione.

          Lini një Përgjigje