Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur për projektin e Portit të Durrësit gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë.
Ai shtoi se pas 35 vitesh në Portin e Durrësit nuk do futet dot askush nëse nuk është sheik.
“Çdo investitor që ndërton, 33 ka qenë dikur, sot nuk ta jep njeri pa 40%, në Tiranë nuk ta jep pa 50%.
Në fund fare toka do na rrijë ne. Në kuotë pjesëmarrje jeni bashkëpronarë atje. Si e ka ligji për ndërtimet. Toka që jepet për të ndërtuar. Për shesh ndërtimi a shitet më.
A ka të drejtën e blerjes më. A ndahet më. Absolutisht jo. Si tha ai burri që u bë me djersë duke folur. Unë gjykoj që ju do bëni vetëm fazën e parë, atë ë vjedhjes. Faza e dytë bëhet me lekët e shqiptarëve.
Pse me lekët e buxhetit do bëhet ai? Jo, me të autoritetit portual. Po ky autoriteti portual i kujt është. A thua se laheshim në kanal me ujë bretkosah ne dhe na duheshin 700 metrat e Durrësit. Për 35 vjet, po nuk qe veshur si sheik dhe po nuk erdhe nga Londra me lekë nuk hyn dot atje.
Ju e keni me qejf që paratë t’ia dhuroni investitorit strategjik. Duhet t’i themi shqiptarëve si është realiteti dhe e vërteta. Atje është ha Muç e pi Zenun. Jeni duke e rrjepur nga 4 anët.
Nuk ka asnjë pikë të asaj kontrate që nuk është në dëm të shqiptarëve. Ju jeni duke e shitur Shqipërinë. Shyqyr për fatin e Shqiptarëve që Shqipëria nuk është pazzëll”, deklaroi ai.
U lodhët duke shpifur, kurrë mos u bëfshi! Kurrë nuk do votoheni nga shqiptarët, nëse vetëm përçani popullin. E keni kthyer kuvëndin në paçavure, flisni nga vëndi, shani dhe fyeni pa fakte, merreni me familjarët sa na e keni ndotur atë vënd të shenjtë. Opozitë nuk do thotë të bëni siç bëni ju, të kritikoni me fakte për të ndihmuar zhvillimin e vëndit, jo të llomotisni zi e terr vetëm se nuk ju pëlqen juve. Porti do bëhet dhe ju do mbaheni mënd si Strazimiri te lojrat e liqenit apo Balliu te Astiri. Estradë jeni.
O humorist katunar,,,ik futi i kulac me groshe,se nuk je per ke pune ti...