Kreshnik Spahiu: Basha po përgatit 5 kandidatë të fortë për zgjedhjet lokale

24 Nëntor 2022, 20:55Politika TEMA

Kreshnik Spahiu: Basha po përgatit 5 kandidatë të fortë

Juristi Kreshnik Spahiu për Euronews Albania ka zbuluar se Lulzim Basha po përgatit 5 kandidatë të fortë për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Edhe pse nuk ka përmendur emra, Spahiu bëri me dije se kandidati për Tiranën është shumë i fortë ndërsa shtoi se emri i tij do të bëhet publik vetëm pak ditë para zgjedhjeve.

Ai tregoi dhe disavantazhet që ka Sali Berisha.

“Lulzim Bashën do e bëjë më të fortë politikisht humbja e Sali Berishës. Basha nuk do të ketë nevojë të kërkojë mbështetës pasi mbështetësit do i largohen Berishës pasi ai të humbasë zgjedhjet dhe shpresën te ata që e mbështesin.

Nëse ai do të humbasë zgjedhjet më 14 maj, të gjithë do të thonë vazhdo modelin e Bashës. Basha krijoi një model që pas zgjedhjeve lokale dha dorëheqjen.

A do të japë Berisha dorëheqjen në zgjedhjet lokale. Berisha nuk do e mbajë fjalën. Basha pret plakjen e Berishës, i cili do të shoqërohet me humbje. Ky është disavantazhi i Berishës.

Mendoj se Basha në një moment do ia rrëmbejë logon Berishës. Në informacionet e mia Basha po përgatit 5 kandidatë të rëndësishëm. Njëri që do të publikohet në prag të zgjedhjeve është shumë kandidat i fortë për Tiranën.

Berisha ka një disavantazh të madh për zgjedhjet lokale. Ka figurat më të dobëta në 32 vite për kandidat”- shprehet ai.

8 Komente

  1. k
    koli

    Po Alibeaj? Apo eshte mbushes Topi sa ka emrin?

    1. m
      me cfar Parash jeton ne Gjermani ky Mut

      basha eshte njelloj si ky nji pjes e funderinave te ktij vendi .

      1. J
        Jorgo

        ku po i pergait e Nike ke serat ne Hollande?

        1. B
          Bubuzhel Berati i punesuari nongrates Berrisha

          Mbase avokat Takut vjen juristi Niku diferenca eshte mosha njerin e justifikone mosha , burgu po Niku çfare justifikimi do na nxjeri qe ka pjerdhur ne moshe te re .Niku nongrata ka deklaruar edhe nese humb zgjedhjet nuk largohem , kandidatii forte i Bashes do deklarohet tre dite para zgjedhjeve haaaa Niku te shkuara mos harro ilaçet

          1. H
            Hasni nga Dumreja

            Një m... kan qe te dy.Ne darke qe te dy do bërtasin me të madhe dhe ne mëngjes do të thonë me një zë"na i vodhi E.R","na i blen me paret e portit të Durrësit,droges," etj. Mbas kësaj dalin e pallatin si gomari neper pordhtalet qe hedhin falë çdo natë. Të dy Jan nje melodi që nuk mund te dëgjohet më. Kreshnik mer ate Partin tende dhe filloja nga veriu e ne juge siç e bere para ca vjetësh se po te presim se po te presim këtë opozit do të na bëhet mjekra sa Papa Spiridhonit.Te dy Jan për në bubuno.

            1. P
              Petrit

              NikSorra/lol

              1. m
                me degjoni po keni pak burreri apo jeni burrenesha

                O Kreshnik, Bashen e pame ne se kush ish, hiqe mos e keput; e pashe dhe ne nje foto ne nje cep pallati me balte ne Holande, ai s'ja vlen me as per shahit . Basha qe te kishte ngele politikan vertete, pasi mori PD, duhesh me takt qe ta perjashtonte Saliun dhe edhe vete do ish politikan modern edhe Shqiperia do kishte shpetuar nga mafja se prokuroret dhe gjyqtaret shqiptare duan para jo emer dhe Shqiperi, prandaj duhet tu vesh flaken zyrave dhe shtepive te tyre megjithe minj e mace brenda.

                1. S
                  Stela

                  Ore dini gjë ku është fshehur ky Lyli?

                  Lini një Përgjigje