Aleanca Berisha-Meta, deputeti i PD: Si mundet që atë që e ke akuzuar ashpër sot ta kesh aleat? Të kërkohet falje ose ...

24 Nëntor 2022, 20:44Politika TEMA

Aleanca Berisha-Meta, deputeti i PD: Si mundet që atë që e ke

Deputeti i PD-së, Arbër Agalliu thotë se aleanca e Sali Berishës dhe Ilir Metës nuk është aspak e moralshme politikisht dhe për rrjedhojë nuk mund t’ua shesë demokratëve si vendimin e duhur të marrë nga Partia Demokratike.

Në një intervistë për Report Tv, Agalliu tha se Berisha ka vetëm 2 rrugë, ose t’u kërkojë falje demorkatëve pasi e sheh të pamundur se si një njeri që e ka sulmuar në mënyrën më të ashpër, sot e bën aleat, ose të shpjegojë arsyet e kësaj aleancë.

“Demokratët do duhet të besojnë një individ që e ka akuzuar Ilir Metën në mënyrën më të keqe dhe tani janë bashkë, kam pikëpyetje se si një individ e akuzon në mënyrën më të ashpër dhe sot e ka aleatin e tij, ose të kërkojë falje duke thënë se akuzat nuk janë të vërteta, ose të shpjegojë arsyet, nuk e shikoj të moralshme që ndaj një personi që ke hedhur vrer e ke këtë aletat, shqiptarët duan një epokë të re të politikë, por mjaft më me një qasje që fatkeqësisht e ka mbajtur këtë vend peng”, u shpreh deputeti.

Ndalur te Porti i Durrësit, ai tha se qeveria nuk ka bërë transparencë për këtë projekt.

“Kemi kërkuar transparencë, nuk kishte ngut që ky investim i shekullit të mos kalonte në këtë formë, por të merrte kohën e mjaftueshme, të kishte më shumë konsulencë, është shou, duhet transparencë që të marrim informacionin e duhur dhe ndoshta dhe ne jemi dakord”, tha ai.

Në këtë kuadër, ai shtoi se opozita do të vijojë të ndjekë hapat ligjor për të zbardhur të plotë këtë “aferë korruptive”, siç ata e kanë cilësuar.

“Jemi duke diskutuar në kuvend, do mbyllim këtë seancë që do mbyllet në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme, dhe nesër ose në javën në vijim do diskutojmë se cilat do jenë hapat që të hidhen në dritë detaje nga ky projekt, do ndjekim të gjithë hapat ligjore që na lejon Kushtetuta”, përfundoi Agalliu

2 Komente

  1. D
    DyToksiket_ qi baojn Gojore njeri tjetrit

    Dy Prostitutat e Politikes Shqiptare i bashkojn shume gjera . Tradhetia bere Atdheut , trafikimi pasurive te vendit Jashte duke perfituar Miljarda ,te trasheguara nga sistemi Komuniste , Krimet ne abshkpunim ndaj Shqiptareve ,ne Gerdec bulevard e pritave te erreta , Kufomat qe fshehin ne Bodrumet e tyre , shpartallimi i Buxheteve te Shtetit po ne bashkpunim , pengimi i Shqiperise ne cdo drejtim etj etj qe shqiptaret i dijne fare mire , qe te Dy Toksiket ,sherbejne si nji Ngerc Politike duke kryer Misionin qe i kan ngarkuar Tutoret - Anti Shqiptaret Fqinje etj , te Pengojne Qeverrine Shqiptare duke krjiuar Zhurma Artificiale duke ber edhe Protesta per mos ta lene Qeverrine Shqiptare te qete ,te mendoj se ndeertoj Shqiperine dhe mireqenjen e shqiptareve . ______________________Dy Toksiket ______[saleh mutaj] _______________________

    1. D
      Demokrati

      Na çate trapin ju te OD me kete transparence ,çdo gje kane bere Socialistet ju thoni vetem vjedhje vjedhje ,ju duhet te shkriheni si parti ,per nja 20 vjet ,pastaj te dalin te rinjececte reja te formojne nje tjeter

      Lini një Përgjigje