“Berisha mban me gënjeshtra mbështetësit”, Mirela Karabina: Aleanca e kullave s’do të na mbajë dot peng, Apeli të mbyllë njëherë e mirë çështjen

27 Dhjetor 2023, 15:21Politika TEMA
“Berisha mban me gënjeshtra mbështetësit”, Mirela

Zëdhënësja e Partisë Demokratike  Mirela Karabina ka reaguar pas zhvillimeve të sotme lidhur me logon e PD-së, duke u shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha “ka dy vjet që i mban me gënjeshtra mbështetësit e tij për t’i përdorur si mburojë ndaj halleve me drejtësinë me SHBA apo me Britaninë e Madhe”.

Karabina shton se sado të investojnë në mediat e tyre me paratë e krimit dhe korrupsionit për të shpërndarë lajme të rreme, aleanca e kullave Rama-Berisha nuk do ta mbajnë dot peng PD.

Ajo theksoi se PD pret që me shpejtësi dhe pa vonesë gjykata e Apelit të shqyrtojë këtë çështje për të mbyllur njëherë e mirë diskutimet rreth Partisë Demokratike.

Reagimi i plotë:

Berisha ka dy vjet që i mban me gënjeshtra mbështetësit e tij për t'i përdorur si mburojë ndaj halleve me drejtësinë me SHBA apo me Britaninë e Madhe. Fitorja e sotme e pretenduar e Berishës është njësoj si ajo në Francë kundër Sekretarit të Shtetit të SHBA.


I vetmi ndryshim i sotëm është se PD vazhdon ringritjen e saj dhe përgatitjen për zgjedhjet, ndërsa Sali Berisha do të duhet të përballet me akuzat për korrupsion, ndërsa është edhe në listën e zezë të SHBA dhe Britanisë së Madhe.


Sa do të mundohen, sado të investojnë në mediat e tyre me paratë e krimit dhe korrupsionit për të shpërndarë lajme të rreme, aleanca e kullave Rama-Berisha nuk do ta mbajnë dot perng PD.


PD pret që me shpejtësi dhe pa vonesë gjykata e Apelit të shqyrtojë këtë çështje për të mbyllur njëherë e mirë diskutimet rreth PD.

2 Komente

  1. E
    Eni

    O Karabina po votat e kujt mendoni te merrni?

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fat man

      Shoqja Kar-a-bina vete e the qe Berisha mban me genjeshtra mbeshtetesit, do me thene qe ai paska mbeshtetes, po ti qe llap ne emer te Lul gjumash-mashtruesit ku i keni mbneshtetsit? Ah desh harrova keni bere shtese ne mbeshtetes u eshte shtuar kellira Kulluri, ish Sekretari i Ministrise se Mbrojtjes ne kohen e Sali Koleres ku privatizoj dhe vodhi me reparte ushtarake, te lena trashegim nga babai i tij morrocak..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje