Berisha sulmon ambasadorin Gonzato: Përçon propagandën e Ramës

25 Nëntor 2025, 14:14Politika TEMA
Berisha sulmon ambasadorin Gonzato: Përçon propagandën e

Kreu i PD Sali Berisha, në një deklaratë për gazetarët sulmoi dhe ambasadorin e  e delegacionit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato.

Berisha tha se qëndrime të ngjashme me Kos, e cila tha se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira, mban edhe ambasadori Gonzato. Për të shkoi edhe më tej duke thënë se përçon propagandën e Edi Ramës tek deputetët e Parlamentit Europian, duke u thënë sipas tij, se Berisha nuk është properëndimor.

Berisha pretendoi se Gonzato qëndron edhe pas një tjetër mashtrimi, se LaCivita do të sjellë çekun 9 mld euro që Shqipëria të shkëputet nga BE.

“Opozita ndodhet para disa sulmeve të targetuara të individëve të caktuar që janë në Komisionin Europian ose që përfaqësojnë në Shqipëri, Bashkimin Europian. Të ngjashme, por jo identike me qëndrimet e zonjës Kos janë qëndrimet e ambasadorit Gonzato, i cili është një përçues i propagandës së paguar të Edi Ramës dhe i dezinformimit të papërmbajtur.

Lidhur me këtë të fundit, unë u kam informuar ju se ky zotëri, për të përcjellë propagandën e Edi Ramës, u thotë deputetëve të Parlamentit Europian se kryetari i PD nuk është pro-perëndimor pasi axhenda e tij është MAGA dhe jo integrimi. Ky është një trillim, një mashtrim, e kam dënuar njëherë dhe e dënoj prapë. PD ka qenë dhe mbetet absolutisht e përkushtuar në procesin e integrimit. Janë të gjitha integrimet e mëdha të Shqipërisë vepër e kësaj partie.

Kurse sa i përket mashtrimit se ai ka axhendë MAGA-n, MAGA si program i një partie konservatore, ka shtylla e shkëlqyera të mbrojtjes të vlerave që partitë konservatore ndajnë, dhe unë i rikujtoj atij zotërie, se nuk e di ku ka qenë ai 32 vjet më parë kur Sali Berisha ka vendosur në Shqipëri taksën e dytë më të ulët në botë, TVSH-në më të ulët në botë pas një vendi tjetër dhe sistemin fiskal më konservator, më të ulët.

Ka bërë gjithçka për konsolidimin e familjes, ka mbrojtur interesin kombëtar. Pra, në qoftë se ka një konkordancë, ne jemi krenarë për vlerat që mbrojmë dhe nuk mundet kurrë asnjë njeri nga pozitat e ekstremizmit të majtë të bëjë gjah shtrigash kundër programit tonë. Në rast se presidenti Donald Trump këto vlera po i mbron dhe po i konsolidon në SHBA, ky është interesi i mbarë njerëzimit.

Apo pas mashtrimit tjetër se Chris LaCivita ka sjellë këtu çekun 9 miliardë euro në rast se fiton Shqipëria për t’u shkëputur nga BE. Shqiptarët duhet ta dinë se kjo është propagandë e Edi Ramës dhe është përcjellë në të gjitha nivelet në kancelaritë në Bruksel. Këto janë shpifje të turpshme. Do blika mosanëtarësimin, përkundrazi, politika e SHBA ka qenë dhe është që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Por i theksova këto sepse janë fakte reale, janë të pamohueshme, Dhe natyrisht në këtë mjedis, zonja Kos mund të bëjë çdo deklaratë, por nuk është e vetme zonja Kos. Jo”, tha Berisha.

9 Komente

  1. T
    Teodor

    Ik Berishe te shpetoje opozita...emero dike po ik...bej nje gje te mire ne jete.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ton

      Ik O njeri qe te bjeri dhe Rama....ik...

      Përgjigjjuni
      1. p
        pronar lokali

        Deliri ne maksimumin e tij. shef endrra naten edhe kujton se ai eshte zoti plak budalla qe more ne qafe nje popull

        Përgjigjjuni
        1. s
          sokrat

          Ky flet per drejtuesit e BE sikur flet per PS dhe drejtuesit e saj. Drejtuesit e BE nuk blihen as nga Rama dhe nga askush tjeter. Duhet te kete respekt per drejtuesit e BE te cilet po punojne me te gjthe mundesite per te antaresuar Shqiperine ne BE. Kjo gje nuk i vjen mire SB pasi do qe kete proces ta drejtoje ai, prandaj i sulmon, qe antaresimi te mos kryhet dhe per kete eshte gati te beje dhe te jape gjithcka. Drejtuesit e BE bejne mire qe e injorojne, pasi eshte nje "non grata", njeri teper agresiv dhe nihilist per cdo gje qe bejne kundershtaret politike te tij dhe BE, dhe se hapur punon kunder interesave te vendit te tij. I sulmon derjtuesit e BE qe ata te terhiqen dhe te mos mbeshtetin me qeverine ne pushtet. Agresioni ndaj kundershtareve eshte nje nga armet qe ai ka perdorur dhe perdor ndaj kujtdo. Shikoni si gezon kur nxin Shqiperine ne forumet jashte vendit. I ben propogande zgjedhjes si zv.president ne nje forum qe nuk e njeh dhe as do tja dije njeri se ekziston. Kete e ben per te fituar kapital politik, por me kot!

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vjosa

            Iken ap nuk iken nenkryetari i17 -te i ORGANIZATES SE SOROSIT ,PD NUK FITON ME MULA , BARDHOSHA , BALLIA E ME RADHE SE TE GJITHE JANE NJESOJ. JANE PER KU KU KU MOJ NANE KUR THONE MOLESORET.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kulla e barit

              O Berishë, me këto që bën do hash bar derisa të hash dhe.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shpendi

                A mund te gjeni dot një ambasador te BE , qe nuk ka sharē krimineli ?

                Përgjigjjuni
                1. r
                  robi

                  Po cfare prisni nga ky Vampir 82vjecar i braktisur nga populli shqiptar ne menyre shembullore me 14 2023 dhe 11maj 2025 qe para 2 vitesh sulmonte sekretarine shtetit te USA dhe ambasadoren e USA ne Shqiperi. ky eshte ne ekstazi delirante intensive proaktive histerike.

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    dsa

                    Kriminel Saliu mos u merr me bythe-qirin Gonzato je burre dhe nuk duhet te merresh me femra, kete sektor e mbulon Palloshi i Gjate.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje