Berisha thirrje për bashkim, Roland Bejko: Jam kundër, PD tashmë është organizatë individuale

25 Qershor 2024, 14:11Politika TEMA
Berisha thirrje për bashkim, Roland Bejko: Jam kundër, PD tashmë

Pasi mori vulën dhe logon e PD-së, ish-kryeministri Sali Beri Berisha bëri thirrje për bashkim.

Roland Bejko në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News tha se është kundër thirrjes për bashkim, ndërsa shtoi se tashmë PD është një organizatë individuale.

Sakaq u ndal te komisioni për dezinformim, ku tha se nuk ka informacion pse deputetët nuk shkojnë në këtë komision, ndërsa shtoi se nëse faktori ndërkombëtar amerikan e sheh si fitimprurës këtë komision, atëherë është i mirëpritur.

“Kam dëgjuar që Berisha ka bërë thirrje për bashkim. Unë jam kundër, pasi është organizatë për interesi individuale, familjare.

Nuk kam informacion pse deputetët tanë nuk shkojnë në këtë komision. Ne duhet të ndjekim të njëjtën strategji, aksion dhe qëllim. Unë jam kundër bojkotimit.

Nëse faktori ndërkombëtar, Amerika e sheh që ky komision do të jetë fitimprurës, natyrisht do ishte e mirëpritur.“, tha Bejko.

4 Komente

  1. N
    Na ruajt zoti

    Roland Bejko mbetet stature me vlerë për vendin

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Bravo Roland. Politica jone ka nevoje per me shume karakter.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Salkari

        Do bien te gjithe ne kurthin e ndrikulles Sali Berisha ...do bashkohen dhe kur te vije puna se kush do jete ne listat e deputeteve ...te gjithe keta qe u kthyen dhe dikur shanin Saliun do ta paguajn shtrenjte , te gjithe kata qe dhe bene punen e ndrikulles do jene pas liste si Lipe Shtoku ....Saliu eshte njeriu me i pabese qe ka Kombi sot ....per numura i do se per deputet ka te tijet ...

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dano

          Luften brenda lloit mos e ngaterroni me tjeter hibride rregulloni me pare veten poi andare avanti

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje