“Beteja e rreme mori fund”, Alibeaj: PS e dështoi Reformën Zgjedhore, pazari i 2008 mes Ramës e Berishës po rinovohet

18 Mars 2024, 14:07Politika TEMA
“Beteja e rreme mori fund”, Alibeaj: PS e dështoi Reformën

Sekretari i Përgjithshëm i PD Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat, pasi nuk mori pjesë në Komisionin e Ligjeve, ka deklaruar se dakordësimi mes PS dhe Rithemelimit ka sakrifikuar Reformën Zgjedhore.

“Arritja e parë e hidhur më e madhe e kësaj marrëveshje hipokrite dhe të rremë është sakrifikimi i reformës zgjedhore”, u shpreh Alibeaj, teksa shtoi se ka kosto të madhe për opozitën.


Ai theksoi se beteja 5 mujore e deputetëve të opozitës në Kuvend ishte e rreme, teksa e quajti marrëveshjen “hipokrite”.

“Tashmë që beteja e rremë në Parlament mori fund dhe që normaliteti u rikthye, marr shkas dhe e përshëndes, sepse një Parlament normal është në dobi të qytetarëve, çdokush me të drejtë kërkon të dijë se çfarë u fituat në këto 5 muaj betejë e rreme.

Kush është bilanci? Tashmë nga kjo marrëveshje ajo që di publiku janë marrë një ose dy komisione hetimore, interesi publik i të cilave duket se nuk është ai që publiku kërkon, nuk drejtohen drejtpërdrejt kundër Edi Ramës.

Së dyti, komisionet hetimore që vazhdojnë me një ligj të bërë nga Edi Rama me rregulla të përcaktuara nga Rama.

Së treti, e sakrifikuara e madhe është reforma zgjedhore.

Arritja e parë e hidhur më e madhe e kësaj marrëveshje hipokrite dhe të rremë është sakrifikimi i reformës zgjedhore. Në fakt për opozitën ka kosto të madhe, opozita ka humbur garancinë më të madhe të saj, e drejta e vetos për ti vendosur një kufizim mazhorancës që të mos kalojë ligje të rëndësishme në mënyrë të njëanshme. PS e dështoi reformën zgjedhore dhe kjo ka bilanc të hidhur për publikun. Pazari i 2008 mes Ramës dhe Berishës po rinovohet”, shtoi Alibeaj.

 

2 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Tani ju erdhi radha ketyre te Lulit te hedhin shqelma, te djegin Parlamentin. Hall me burre, hall pa burre, Hall te mos martohesh kurre.

    Përgjigjjuni
    1. p
      paemerr

      kushedi sa i ka ikur mendja alibythes qe rrezikon mos marre mandat fare ......se sdi te beje gje tjeter jo per gje ......si ky ka dhe 140 te tjere ....fisderra parazite qe vetem llogje kane se sju rruhet per popull

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje