Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi komentoi zgjedhjet elektorale të vitit 2025, ku tha se PS do të fitojë bindshëm.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Klosi tha se politikës i duhet opozita, ndërsa shtoi se opozita nuk ka ide e as alternativë për të qeverisur vendin.
“Është e rëndësishme të kemi debat, diskutim, pozitë-opozitë. Për s ai përket garës së ardhme elektoral partitë zgjedhin mënyrën e tyre si do garojnë dhe për çfarë.
Për këtë të fundit nuk më takon të bëj koment sesi funksionojnë kundërshtarët tanë.
Nuk e kuptoj që sot në 3 vite, nuk kemi asnjë ide se çfarë ata (opozita) mund të bëjnë më mirë për Shqipërinë. Për çfarë duhet të vijojnë në pushtet? Në mungesë të kësaj alternative, gara duket dukshëm për partinë tonë që punojmë.
Pra ndaj them që shpresoj që opozita të jetë në parlament për të dhënë kontributin, për pjesën e garës elektorale ne jemi për të fituar bindshëm në garën e 2025”, përfundoi Klosi.
lexo,,, opozita ka nje program shume te mire- Jeni ju ne mocal.
Shpresoj qe shqiptaret mos t ju votojne se jeni hajduter dhe te korruptuar ,ne mes te dy partive te korruptuara ps-pd do zgjidhja mos te votoja
Keta te PS keshtu genjyen edhe per zgjedhjet lokale, thane qe do marrim 55 Bashki, ne fakt moren vetem 54. Une nuk besoj kurre qe PS do marri me shume se 86 deputet, edhe pse keta thone do shkojme 90. PD ka nje te ardhme te shkelqyer perpara, 40-45 deputet eshte nje rezultat i shkelqyer, do e bej ate forcen e pare opozitare., mbas 4 vjetesh kalon mbi 50 deputet, dhe ne 2037 kalon mbi 60 deputet. Ketu fillon me te vertete lufta e opozites, ne kete kohe do jete legalizuar dasma e Gaz Bardhit me krushqit nga PS e Mejdanit...