Rikthehet normaliteti në Komisione, palët bëhen bashkë pas 5 muajsh, mungon Alibeaj

18 Mars 2024, 11:30Politika TEMA
Rikthehet normaliteti në Komisione, palët bëhen bashkë pas 5

Pas pesë muajsh opozita dhe mazhoranca janë mbledhur rreth një tryeze në Komisionin e Ligjeve, duke u kthyer kështu në normalitet. Kjo mbledhje vjen pas dakordësimit mes PS dhe Rithemelimit.

Ndërkohë, në mbledhje mungon deputeti i PD, Enkleejd Alibeaj. PD i ka cilësuar si pazare negociatat PS-Rithemelimi, që sipas tyre kanë qëllim vetëm interesat e Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Ndërkohë deputeti Dashnor Sula, gjatë fjalës së tij, tha se nuk mund të bënte sikur asgjë nuk kishte ndodhur dhe se ky normaliotet është 'fake'.

 

 

Lini një Përgjigje