"Hetimi i ‘21 janarit’ nga SPAK lajm i mirë", deputeti i PS-së: Ja kush fshihet pas masakrës dhe pse atë ditë mund të ishin vrarë më shumë se 4 protestues

18 Mars 2024, 10:28Politika TEMA
"Hetimi i ‘21 janarit’ nga SPAK lajm i mirë",

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, deputeti Koçi u ndal fillimisht tek lajmi që Gjykata e Lartë ka vendosur që “21 Janari” t’i kalojë SPAK pas shqyrtimit të rekursit të bërë nga Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë më 21 janar 2011 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Vendimi i Gjykatës së Lartë është detyrues për Prokurorinë e Posaçme, e cila do të duhet që të regjistrojë procedimin penal për këtë çështje dhe të hetojë të gjithë zinxhirin komandues të trazirave të 21 Janarit 2011.

SPAK do të duhet që të tërheqë dosjen e “21 Janarit” nga Gjykata e Tiranës që e ka hetuar më parë këtë çështje. Ekzekutimi i Aleks Nikës, një nga 4 viktimat e 21 janarit, edhe pse kanë kaluar 13 vite, është ende pa autor. Strasburgu me vendimin që dha në muajin nëntor të vitit të 2023 u shpreh qartë se institucionet e drejtësisë në Shqipëri duhet të zbardhin ngjarjen e rëndë dhe të dënojë autorët.

Po ashtu, pa autor është edhe vrasja e Hekuran Dedës, për të cilën prokuroria vite më parë, akuzoi gardistin Agim Llupo. Por sa i takon kësaj çështje zoti Koçi theksoi se hetimi i “21 janarit” nga SPAK është sukses, ndërsa tregon se kush fshihet pas masakrës dhe pse atë ditë mund të ishin vrarë më shumë se 4 protestues në bulevard. Sipas tij, besimi tek drejtësia e re është rritur. Po ashtu, ligjvënësi socialist foli edhe për marrëveshjen mes PS dhe Rithemelimit.

-Zoti Koçi, javën që shkoi u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve dhe u gjet një dakordësi mes opozitës dhe mazhorancës. Rama theksoi nuk do ketë ngritje komisionesh për çështje që hetohen nga SPAK, ndërkohë sterilizimi është çështje që hetohet nga SPAK?

Është më kollaj të bësh urën e Kukësit se sa të sjellësh opozitën në rrugën e institucioneve. Ka qenë rrugë e vështirë. Opozita nuk po gjente dot rrugëdalje. Vetëm zbatimi i ligjeve mund të arrijë në rrugëdalje të tilla. Ne kemi dhënë të bëhen komisione, por pasi ligji të ketë ndryshuar. Procedura pavarësisht se pretendojnë se bëhet fjalë për të drejtë automatike, nuk është automatike. Pra nëse do të ketë kërkesa absurde, mendoj që kërkesat e opozitës kanë qenë të nisura nga natyra të mbrapshta sesa të sjellin ndryshime apo të përkthehen në nevoja për ndryshim në reforma.

-Është rrëzuar edhe Komisioni i Reformës “Alibeaj” për Zgjedhoren, më herët mazhoranca ka thënë se nuk do të ketë negociata me “non-gratën”. Këto negociata tregojnë se Berisha është ende faktor sepse ai vijon që të jetë një person non grata?

Unë mendoj që në këtë situatë ku gjenden zgjidhje, Berisha është jashtë loje. Me dhunën në Parlament kishte krijuar një imazh jo të shëndetshëm për Parlamentin gjë që kishte shqetësuar disa nivele edhe të politikës ndërkombëtare. Pasi opozita mendonte se me këto gjullurdia, por gjatë kohës që këta i vinin zjarrin parlamentit, në Shqipëri janë bërë Samite të rëndësishme ndërkombëtare. Nuk ndryshon çështja e komisionit për reformën zgjedhore. Është ngritur një nënkomision. Unë mendoj se janë faktorë që duhen llogaritur. Kjo është një zgjidhje përtej, apo ekstra-procedurale dhe që përputhet me nevojën për të kapërcyer një situatë të caktuar. Fakti që ne do të votojmë apo ndryshime që përshtaten me gjykimet tona është e rëndësishme. Edhe gjithë pikëpyetja është se çfarë ndodh nëse ky grup ikën nga Berisha dhe shkon tek Basha? Edhe pse është e vështirë të ndodhë,sepse ata bëjnë kalkulime për interesa personale. Teorikisht ne mund ta supozojmë.

-Amnistia penale, pse po mbahet pengë nga deputetët e opozitës, pritet një dakordësi për këtë?

Unë them se po. Ne kishim propozuar që termat që sjellin një ulje të dënimit për një kategori të caktuar të kapte të gjithnjë fashën përfshirë edhe ata që janë dënuar nga gjykata e Posaçme, nuk bëhej fjalë për peshq të mëdhenj ose të mesëm, por për njerëz të zakonshëm. Ndoshta edhe pa ata do të marr një përgjigje mendoj kjo gjë. Ne kërkojmë që të amnistohen ata që janë dënuar ose janë në proces hetimor për shkak të marrjes pjesë në protestat e opozitës, por duke përjashtuar ata që kanë përdorur dhunë ndaj punonjësve të policisë.

-Çështja e “21 janarit” do të hetohet nga SPAK, si e shihni?

Ky është lajmi më i mirë. Fakti që konferenca e kryetarëve gjeti një zgjidhje ka ndodhur edhe më parë, por kjo gjë për 21 janarin që e mori SPAK është me rëndësi të madhe. Që të bëhet drejtësi për ngjarje të mëdha është gjithmonë e vështirë. Gjykata e Lartë ka vendosur me të drejtë që SPAK të hetojë çështjen dhe besoj kjo është e rëndësishme. Rritet besimi i publikut për reformën që është bërë në drejtësi. Fakti që këtu janë akuzuar figura të larta shtetërore si Berisha, Basha, Andrea Prendi, ata kanë qenë motori edhe Partia Socialiste ka qenë shumë aktive dhe shpesh ka pasur një akuzë sikur është përdorur si kartë politike, por unë gjykoj që Partia Socialiste sa kohë nuk zbardhet ngjarja e ka detyrim të luftojë kërkojë dhe përkujtojë ngjarjen, sepse është detyrim ndaj të gjithë atyre që rrezikuan atë ditë, u vranë 4, por mund të ishin vrarë edhe të tjerë, natyrisht edhe detyrim për familjarëve e atyre të vrarëve. Gjithçka që ka bërë Partia Socialiste për këtë është një nga gjërat më të moralshme që ka bërë Partia Socialiste. Besimi tek SPAK dhe Gjykata e Posaçme është i madh, sepse e kanë treguar që po bëjnë gjëra që s’janë bërë më parë dhe kanë vepruar pa dallim partie.

10 Komente

  1. b
    ben

    Dhaskal Petro, si gjithmone flet shume dhe nuk thote asgje, pervec se perserit ato qe i dine edhe kalamajte ne Shqiperi. Fakt eshte se njera nga premtimet e Rames kur u be K.Minster heren e pare ishte qe do zbardhte tere krimet e kryera nga Berisha dhe banda e tij, por deri me sot, Berisha vazhdon qe te helmoje shoqerine shqiptare dhe te tallet me mender drejtesine e re te Petros dhe te PS-se. Juve qe te gjithe jeni ne te njejten tave ku keni ngrene e vazhdoni te hani ne kurriz te shqiptareve, qe ne vend qe tu vijne nga mbrapa, duhet te marrin hunjte dhe tua fusin mu ne prapanice, pasi te gjithe jeni copa muti dhe te tille do te mbeteni si te majtet, ashtu edhe te djathtet.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dea

      O beno , Edi Rama , siç thua dhe ti vetë , u zgjodh kryeministër dhe jo prokuror i pergjithshem .

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben

        Faleminderit Dea qe me kujtuat pozicionin e zotit Rama, por duke qene se qenkeni i lecitur dhe i mireinformuar ne strukturen e pushteteve, a nuk me kujtoni edhe dicka tjeter se nga kush dhe perse u be e ashtuquajtura Reforma ne Drejtesi? Perse u harxhuan miljona nga buxheti i shtetit dhe nga aleatet tane per te bere nje palo reforme ne drejtesi, kur rezultatet jane gati zero? Drejtesia jone fut ne burg (me te drejte) ca shperndares te vegjel droge, kur peshqit e medhenj i dergon te mbajne fjalime nga dritaret e shtepise, ose i lejon qe te largohen nga vendi para se ti shkojne ne shtepi gjoja per ti arrestuar, pa folur per te tjere qe nuk kane lene gje pa vjedhur dhe perseri vazhdojne te na bejne karshillek neper intervista. Nje pyetje tjeter per juve: Kur nuk po kandidonte per Krye-prokuror, perse zoti Rama ju premtoi shqiptareve drejtesi dhe ndeshkim per te ashtuquajturit "peshq te medhenj" nese zgjidhej si K. Minister, apo akoma nuk i dinte detyrat dhe kompetencat e ketij titulli? E fundit, cfare duhet qe te provohet per vrasjet e 4 personave me duar ne xhepa mu ne mes te bulevardit ne Tirane, 26 personave, perfshi edhe femije ne Gerdec, kur faktet jane sheshit dhe i dine te gjithe ne vend, pervec prokuroreve te SKAP-it, sic i quan Berisha, dhe ka plotesisht te drejte te tallet me SPAK-un. Kur e lene ne shtepi qe te vazhdoje te hedhe helmin e tij, le te tallet me te gjithe ne qe besuam tek Rama. SPAK-u eshte fotokopja e FBI-se Amerikane, e cila perfaqeson popullin amerikan. Ne te njejtat kushte, SPAK-u perfaqeson popullin shqiptar dhe nen keto cilesi, a nuk duhej SPAK-u ta dergonte ne burg maskarain Berisha, ne vend qe ta lere ne shtepi. A nuk duhet te nderhyje SPAK-u dhe ta dergoje Berishen ne burg, qe po thyen kushtet e arrestit qe e ndalon ate qe te komunikoje me persona te tjere jasht pjesetareve te familjes qe banojne me te? Ligji e parashikon se eshte policia e kontrolluar nga qeveria, pra nga Rama dhe institucionet perkatese te qeverise, policia gjygjesore ne kete rast, qe kontrollon nje person nen arrest shtepie nese ky i zbaton kushtet e ketij arresti dhe ben arrestimin ne flagrance duke e derguar kete person ne burg, nese konstatohet thyerja e kushteve te arrestit ne shtepi? Akuzohet Berisha per Klubin Partizani dhe nuk thuhet asnje fjale per mese 2 mije te vdekur ne 97-te dhe te tjerat qe permenda me siper, kur Berisha dergoi garden, ushtrine dhe deri aviacionin qe te vriste protestuesit qe kerkonin parate e tyre te vjedhura prej individeve te lidhur me PD-ne dhe vete Berishen. Berisha ke nje liste te gjate me krime qe ka kryer, ku kane humbur jeten shqiptare dhe SPAK-u fillon nga ajo qe eshte me e pa rendesishmja. Keto dhe shume te tjera jane kritikat qe me te shumtet e shqiptareve kane karshi Rames. Per mendimin tim, Rama e le te lire Berishen, pasi ekzistenca e tij ne opozite i lejon Rames te qendroje ne pushtet pergjithmone. Ekzistenca e Berishes ne politiken tone e ben popullin qe te votoje Ramen, si e keqja me e vogel. E dyta, duhet me qene vertet teper naiv qe te pranosh se Rama nuk eshte i paperfshire ne aferat qe kane bere bashkepuntoret me te afert te tij. Dikur Monika Kryemadhi ka deklaruar se Meta nuk ka firmosur asnje dokument tenderi apo tjeter dokument qe ta kompromentoje. Kjo eshte shume e sakte. Pse budallenj jane shefat qe te djegin duart e tyre me afera korruptive? Per kete kane bedelat qe i bejne ministra, drejtore etj. Kete kane bere Meksi, Nano, Meta, Berisha dhe tani edhe Rama, prandaj ai nuk ka interes qe peshqit e medhenj te denohen, pasi nje dite do ti vinte rradha edhe vete atij.

        Përgjigjjuni
        1. 2
          2

          Ky BENI qenka nje kar gomari qe nuk e ka shokun.

          Përgjigjjuni
    2. H
      Haku

      Ju lutem te procedohet edhe mesila doda per thenien e famshme qe do i varte njerzit qe protestinin per nje te drejte, tek palmat e kryeministrise. Edhe ajo do ket pas urdhera pa tjeter. Kta ishin te tere ne nje mendje qe ne ate dite, te benin kasaphane. Vk

      Përgjigjjuni
      1. r
        rrofte lexhenda!

        ben ! ishte drejtesia e plepave bre ben.

        Përgjigjjuni
        1. b
          ben

          sakte

          Përgjigjjuni
        2. L
          Lasgushi

          O Petro pash zotin,e dimë që ke ngrënë një lugë çorbë të prisjur nga tenxherja e PD të Fierit,kur të qethën kokën,prandaj kot lodhesh. Nuk lahet muti që i ke bërë e i bën, PS me shurrë.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hahaha

            O petro je shoke i mire, i urte e shume punntore, por mos del kot me fol se nuk te pyet kush,, partia socialiste eshte shite nga edi ramt, nje ghe dije po mos te ishte amerika ju berisha e meta ju rrezojne perbythesh per nje muaj, jeni te pa afte apo frigacak, as nuk denohen per 21 janarin, as per gerdecin, as per cezin por po ju denojne per nje arke peshke o qole, kjo eshte turp te gjith socialistet po denohen krahu tjete as nuk preket as nuk ja ban kujt me i prek. A keni turp kercenohen e shahen, fyehen e denigrohen gazetaret qe shkruajne mire per socialistat, e nuk flet kerkush, kur shkruhet per nje ngjarje te sakte te gazetares me dy emra te birnit, prapaskena denohet me varje ikni o socialista qyqar ikn

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vranakonti

              Ne 21 Janarin e famshem,Edi Rama dhe PS-te beri nje proteste normale dhe me motivin kundra varferise dhe korrupsionoit,duke mare shkas nga video e Dritan Priftit per vjedhjen e madhe nga Ilir Meta. Protesta ishte e drejte dhe me kushtetute kushdo ka te drejte te protestoi. Sali Berisha,mik ngusht armeve i Ilir Metes,infltruan militantet e tyre, te hurit e te litarit,i paguan dhe shkuan ne mes te protestueseve ku filluan te godasnin policine dhe kryeministrin me gure. Saliu dhe Meta filluan te shqyejn gojen neper televizione se protesta e PS-te ishte e dhunsheme dhe po pergatitet per grusht shteti. Akuze kjo qe do besohej nga te gjithe ithtaret e tyre. Me vone ndodhi ajo qe ndodhi,kater protestues te vrar ne mes te bulevardit me duar ne xhepa nga armet dhe urdherin e kryekriminelit Sali Berisha. SPAK-u duhet t'a hetoj dhe drejtesia te vihet ne vendin e saj. Kete kerkon populli. Boll u tallen Berisha dhe Meta me popullin.Ka ardhur dita qe Sali Berisha dhe Ilir Meta te japin llogari e te futen ne burgim te perjetshem.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje