Një vit nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër, Rama: Zbatimi, thelbësor për ruajtjen e sigurisë

18 Mars 2024, 09:18Politika TEMA
Një vit nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër, Rama:

Teksa jemi një vit nga marrëveshja e Ohrit, mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ecurinë e procesit.

Me anë të një postimi në “X” Rama shkruan se teksa i afrohemi Këshillit Evropian të 21 marsi, është thelbësore të kuptojmë  se zbatimi i Marrëveshje për Rrugën e Normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin Zbatues, është i një rëndësie  të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.

Rama shton se për të siguruar progres,  Marrëveshja dhe Aneksi Zbatues duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE.

Postimi i plotë:


Ndërsa i afrohemi takimit të Këshillit Evropian të 21 marsit, është thelbësore të kujtojmë se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të

Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues, është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor. Nuk mjafton vetëm njohja e Marrëveshjes që është ligjërisht e detyrueshme.

Për të siguruar progres, Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse të proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE.

Çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status quo-në. Dhe status quo-ja e këtij çelësi strategjik për një fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben vetë sigurisë së Evropës.

 

Lini një Përgjigje