Bido: Rezoluta për Iranin, bojkoti i opozitës dhe flirti kundër interesit kombëtar (VIDEO)

18 Mars 2026, 17:00Politika TEMA
Bido: Rezoluta për Iranin, bojkoti i opozitës dhe flirti kundër

Mungesa e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë në një prej momenteve më delikate të politikës së jashtme, atë të miratimit të rezolutës për shpalljen e Iranit si shtet sponsor të terrorizmit, për deputetin socialist Ardit Bido përbën jo thjesht një akt politik, por një qëndrim që bie ndesh me interesat kombëtare të vendit.

Në një intervistë për “Tema”, Bido e lexon këtë mungesë si pjesë të një sjelljeje më të gjerë të opozitës, që sipas tij lë hapësirë për paqartësi dhe devijime në çështje që kërkojnë qartësi dhe përgjegjësi të lartë shtetërore. “Flirtimi i pakuptimtë i opozitës me forca që shkojnë kundër interesit tonë kombëtar është shqetësues. Opozita do të duhej të ishte më e pastër në raport me qëndrimet që i takojnë të mbajë për çështje që lidhen drejtpërdrejt me interesin kombëtar. Me rezolutën për Iranin nuk e treguan këtë”, shprehet ai.

Për Bidon, ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një qasjeje që shpesh maskohet si debat politik, ndërsa në thelb, sipas tij, mbetet një retorikë e destinuar për konsum të brendshëm. Ai ndalet edhe te qëndrimet e disa zërave brenda opozitës, duke i cilësuar si populiste dhe të pabazuara. “Qëndrimi për një autoritarizëm të supozuar që nuk ekziston në Shqipëri dhe përdorimi i kësaj retorike për interesa të ditës është thjesht politikë e momentit, pa lidhje me realitetin”, thekson ai.

Megjithatë, deputeti socialist përpiqet të mbajë një vijë ndarëse mes bindjeve politike dhe parimeve personale. Për të justifikuar qëndrimet e tij të shpeshta dhe të forta në mbrotjen e klryeministrit në përballjene  tij me drejtësinë për çështjen Balluku, Bido kthen në vëmëndje qëndrimine  tij për momentin e arrestimit të Fredi Belereit një kundërshtar I tij. “E kam kundërshtuar dhe vijoj ta kundërshtoj, sepse jam me parimet. Ky është qëndrimi im, pavarësisht bindjeve politike që mund të kem për të”, nënvizon Bido, duke tentuar të projektojë një profil politik më të balancuar në raport me drejtësinë.

Ai flet për transformimin e retorikës së kryeministrit për qytetarët që abuzojnë me energjinë dhe rasteve të ministrave të akuzuar për shkelje në tendera, Bido nuk i shmanget, por e vendos theksin tek rëndësia e parimeve dhe funksionimit të institucioneve, duke lënë të kuptohet se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

Në qendër të kritikës së tij qëndron edhe figura e Sali Berishës, për të cilin rendit tre arsye pse, sipas tij, nuk përfaqëson një alternativë politike. “E para, ka teza që në thelb janë antikombëtare, por që serviren si të pranueshme. E dyta, politika agresive që në fakt është më shumë shfaqje teatrale sesa debat real. Dhe e treta, është shkaktar I mungesës së një opozite që të jetë faktor stabiliteti dhe zhvillimi për shoqërinë”, argumenton Bido.

15 Komente

  1. R
    Roja

    Ne te vertete gabimi i partise suaj eshte qe merrni flamurin te paret.Dhe anetare te kabinetitTramp po dalin kunder luftes se Amerikes dhe Izraelit Te fliste Europa e para,pastaj ju. Dhe Europa nuk nderhyn ne kete lufte. Qofshi ju! Te na hedhin iranianet ndonje rakete,se hakerrimet po i bejne.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Himara

      Ky eshte idiot. Kujton se Rama do ta mbroje nga Spaku, sic mbrojti Ballukun. Nuk mbush mire, Ky Bidon do kalbet ne burg per poshtersite e arshives.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Enveri

        Ju dy komentuesit e pare beni profesionin e idiotit, mbasi ketu nuk behet fjale per mbeshtetjen e luftes kunder Iranit, por vetem per percaktimin e gardes reaksionare iraniane si organizate terroriste! Nje organizate qe vret e masakron popullin e vet, sigurisht qe eshte nje irganizate terroriste, por jo per mendjet tuaja diabolike, per te cilat vrasjet e kryera nga mullahu tuaj ne mes te bulevardit apo ne fshatin Gerdec perbejne normalitet. Nuk duhet te keni frike nga raketat iraniane, por nga hakmarrja e viktimave te babait tuaj shpirteror mullah Sali Karaxhixhit, plehra!

        Përgjigjjuni
      2. v
        viron

        Me gjith respektin për ju po ju them mos u bëni ushtar qorra të Edit se po ja kaloni shpellarëve të Sali non gratës..... Gabimi fillon te non grata kur pranoi muaexhinët e parë.... Shqipëria një vënd i pa përfillshëm si nga madhësia,ekonomia e mbrojtja nuk duhet ta kruaj bythën me militare ..... Me Iranin e keni kruajtur vetë prandaj ju ka ngacmuar...

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bobi

          O Ardit Bido, ti bën fjalime në parlament për gjenocidin ndaj çamëve, për gjenocidin ndaj kosovarëve nga grekët e serbët. Si pret që komuniteti ndërkombëtar të jap rëndësi dhe drejtësi për këto krime ndaj kombit shqiptar dhe njerëzimit, kur ti dhe sekti i Ramës mbështesni monstrat që kanë shfarosur Gazën, Libanin, Sirinë dhe Iranin? Do ju thonë grekët e serbët një ditë: "nuk ka asgjë të keqe në atë që ju kemi bërë, pasi ju keni legjitimuar me pozicionin tuaj duke mbështetur gjenocide!" Nëse ti thua: "c'u be që vdiqën ca palestineze e ca iranianë", pse mos thotë një i huaj: "c'u be që vdiqën ca shqiptare në Çamëri dhe në Kosovë?"... Prandaj çdo gjë që thoni e bëni do i kthehet popullit bumerang!

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cami

            Bobi ky tipi nuk eshte Cam. E vertete ka folur per Camerine dhe eshte i pergatitur, por mesa duket eshte pjese e tepsise tani.Cami

            Përgjigjjuni
            1. M
              Malo

              Rrofshe o Bobi,se keta tipa si Bido e kane per tabiat lepirjen ndaj Kryetarit,Kryetari thote beni qene keta ne rreshte per nji..

              Përgjigjjuni
            2. A
              Askush Bido

              Po ky kush eshte qe na e shfaq Merhumi?!? Ramuti per interes personal mund ti bej trimin edhe Trapit kusuri eshte i shqiptareve. Kurse ti Bide shiko mos te vjen ndonje rrakete ne byth o sumcja Ramutit.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fshatari

                A mund dikush teme thote si lidhet interesi kombetar me shpalljen apo jo te Iranit orgaqnizate terroriste? Nese do te me pergjigjeni se keshtu do Amerika dhe ne duhet te bejme sic do Amerika sepse eshte ne interesin tone komebtar, atehere une to tju quaj skllever e bij sklleverish. Ne fakt asnje veprim i politikianeve tane ( miratim apo jo) nuk ka te bej me ceshtjen tone kombetare. Ato kane te bejne me interesat personale te politikaneve. Te huajt administrojne Shqiperine dhe politikanet tane punojne jo per kombin por per te huajt. Jane te huajte qe i mbajne ata ne pushtet pavarsisht nga krimet qe kane bere apo i denojne ata per krime qe ata vertet kane bere. ( sipas intereresit te tyre) Miratimi i rezolutes eshte per tu thene administratoreve shiko sa te mire jemi ne me ju, mos miratiomi eshte per tu thene administratoreve te tjere ne jemi me ju, na sillni ne pushtet. Por asnje pale nuk e ben interesin kombetar.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Niku juridiku

                  Interesi kombetar i sateme o Bido

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mapo

                    Po ju keni harruar qe Berisha shkonte dhe ju ankohej Iranianeve per ShBA.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Linza

                      SB ka patur, ka dhe gjithmone do te kete axhende antikombetare. Kush e ndjek pas eshte njesoj si ai - pra antishqiptar!

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lëvizja panshqiptare

                        O Bido, je djalë i mirë dhe patriot, por rruga e Edi Ramës është e njejtë me trajektoren e pabuksit të Viçidolit. Pas ca vitesh piqet me rrugën e Ferid Bejlerit. Jeni në partinë e Enver Hoxhës, që i themelua për t'i bashkuar shqiptarët pa dallim feje krahine ideje dhe për të shfarosur gjithë llumin mesjetar klerikal te duarve që zgjateshin për t'u puthur. E shitët Shqipërinë , ushqyet përçarjet dhe injorancën fetare, po e copëtimi në shtete klerikale që ju shërbejnë interesave të tjerëve. Ushtrinë, industrinë, bujqësinë, hekurudhën, flotën transoqranike, naftën, kërkimin shkencor, rritjen natyrore, pyllëzimi edhe pas katër mandatesh i keni në nivelin mesjetar që ja u la kërma Viçidolit. Në heshtje shihni dhe mbështesni VorioEpirin pa lëvizur as gishtin. I jeni futur edhe prostitucionit ndërkombëtar, si zar në dorën e të tjerëve nëpër gjenocide, krime urie, vrasje masive fëmijësh, spastrime etnike, luftra mesianike, sionizëm fashist dhe luftra imperializmi si prostituta pa mend të të pasurve. Duke shitur gjithë këtë për interes të kombit. Bido, asnjëherë në histori nuk kemi ndjekur këtë kurs të marrësh. Nesër do të të vijë turp. Ty, jo Edvin Ramës! Por do jeni edhe përgjegjës për një katastrofë që ndërtuar për Shqipërinë, nga servilizmi, mendjelehtësia, prostitucioni, egoizmi dhe deliri provincialist.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lavdi Enver Hoxhes!

                          Irani sulmohet, i masakrohen të gjithë liderët, duke shkelur çdo ligj të së drejtës ndërkombëtare, Gaza masakrohet dhe spastrohet etnikisht dhe terroristë janë iranianët dhe palestinezët?! Bravo! Shqipëria në krah të Arkanit, Millosheviçit, dhe Napoleon Zervës. A i keni bërë ndonjëherë pyetjen vetes, pse gati gjysëm shekulli pas rënies së komunizmit, ne mbështetësit më të mëdhenj të Perëndimit, vazhdojmë edhe jemi në koliben e qenit prapa mureve të BEsë me një bujqësi, industri, ekonomi në nivelet më obskurantist dhe mesjetare? Krejtësisht të çarmatosur dhe të paaftë të sigurojmë edhe bukën në vend në shek e 21? Aleatët e mëdhenj nuk të lënë në këtë gropë, por të japin gjithë instrumentet për të pasur sukses dhe prosperitet. Kina e varfër komuniste ndërtoi 500 fabrika, industrinë, shkencën, ekonominë shqiptare dhe një nga ushtritë më të forta të Ballkanit. Pse Perëndimi, shoqëria më e pasur dhe e fuqishme e historisë së planetit ka 35 vjet që na ushqen me lugën bosh dhe na ka lënë në gropën e obskurantizmit?! Sepse jemi kurbanët që ju duhet të sakrifikojnë për bythën e tyre në thertore e historisë. Me fëmijët dhe territoret tona do arrijnë marrëveshjet e paqes të së nesërmes.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Berti

                            Ky Bino eshte nje nga patriotet me te medhenj te SHqiperise, Kosoves e camerise. rezoluta kunder gardes Revolucionare eshte nje akt i madh patriotik jo vetem I Binos por i krejt Partise Socialiste.Por Binoi duhet te jete me i qarte e te treogoje me kurajo me cilat forca qe shkojne kunder interesit kombetar po flirton opozita qe edhe perkrahesit e militantet e saj te distancohen nga Berisha dhe PD. A eshte Garda revolucionare nje nga keto forca qe opozita po flirton, nese po atehere duhet te ngreje alarmin deri ne CIA dhe DASH e te mos mjaftohet me deklarata te mjegullta.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje