Rritja e çmimeve, Rama-furnizuesve të naftës: Më mirë më pak fitim, se bord në kurrizin tuaj

18 Mars 2026, 13:45Politika TEMA
Rritja e çmimeve, Rama-furnizuesve të naftës: Më mirë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të mërkurë, më 18 mars, një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës pas rritjes globale të çmimeve të karburantit, si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Sipas kryeministrit, ky takim po zhvillohet me qëllim “për të përballuar së bashku impaktin e krizës aktuale globale, duke mbrojtur sa më shumë konsumatorët”.

Rama foli në këtë takim mbi një nisë të re, për t’u futur qeveria si distributor garant dhe shumice. Por po ashtu shtoi se ai nuk ka në plan që qeveria të futet në Bord.

“Dua t’ju them që ne jemi në punë për të finalizuar edhe një nismë që kemi ndërmarrë për t’u futur në treg si distributor garant dhe shumice një faktor shtetëror dhe ne besojmë që do ta bëjë më të lehtë dhe për ju të gjithë punën, pasi do të garantojë sasi të nevojshme duke patur mbështetje shtetërore dhe do të lehtësojë marrëdhëniet me të tretët që për ju kalon përmes brokerëve, por ne do të sigurohemi që të kaloje drejtpërdrejt te kompanitë.

Ruani këtë ekuilibër që keni ruajtur deri tani. Ne nuk e kemi parë të arsyeshme duke u nisur edhe nga komunikimet e pëparshme me ju që të hedhim hapin dhe të kalojmë në bord, sepse në fund të ditës nëse dialogu funksionon siç ka funksionuar deri më tani, qëllimi nuk është t’ju shtrëngojmë ju në punën tuaj, por të merremi vesh që kriza në Lindjen e Mesme nuk mund të projektohet e vetme në supet e konsumatorëve. Kjo do të thotë marzhe më të ulëta fitimi për ju, por më mirë marzhe më të ulëta fitimi se bord në kurrizin tuaj.”, u shpreh ai.

Kryeministri gjatë këtij takimi, vlerësoi qasjen e deritanishme të furnizuesve të naftës lidhur me krizën.

“Tani aktualisht unë kam marrë në mënyrë të vazhdueshme informacion nga ministrat që janë këtu të pranishëm dhe para se t’i kaloj atyre fjalën sipas radhës, dëshiroj të shpreh në njëfarë mënyre konsideratën pozitive për qasjen tuaj, e cila ka qenë e përgjegjshme. Nëse në tërësi në treg, përmes bursave është konstatuar një rritje deri në 40% të çmimit, gjë që shkakton një presion të madh, çmimi është rritur në mënyrë më të konsideruar për shkak të rritjes së çmimit të bursës në disa vende të tjera.

Sfida është e hapur, nuk e di askush se kur do të mbyllet ajo betejë që mban faktikisht lidhur pas vetes dhe çmimin e naftës, nuk di të thojë askush se si do të shkojë çmimi në bursë nëse do të ketë rritje të mëtejshme apo do të stabilizohet në një moment të caktuar, por e sigurt që ne do të bëjmë atë që mundemi dhe që na takon duke filluar nga rezerva. Ju keni një rezervë të arsyeshme e cila fizikisht është aty për 30 ditë, ndërkohë që në kontratat tuaja figuron e garantuar për rreth 100 ditë dhe kjo është pozitive, megjthatë mbetet për t’u monitoruar ditë pas dite situata.”, tha Rama.

4 Komente

  1. Ca po thote ky mo. Nafta ne qiell e ky u thote qe jeni ne rregull deri tani, madje ju falenderoj. pupupupupupupupu

    Përgjigjjuni
    1. i
      idioti

      Rrushi mundohu ta kuptosh qe distribuoret po shesin nga rezervat e per rrjedhoje nuk ka perse te krijojne kriza artificiale kur nuk kane blere nafte nga kriza e sotme.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Teme

      Nuk behet me lutje kjo o njeri. Ka vende ne Europe qe e kufizuan me ligj Norman e fitimit per firmat e naftes. Ka qe ulen tvsh. Po ti? Asgje...vetem llafe...

      Përgjigjjuni
      1. P
        Popull

        Gati briskun bordi. Mprifeni mire, se Çet Kastrati e ka qimen e trashe…

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje