Bonuset për pensionistët, Basha: Lëmosh elektorale për të fshehur dështimin me pensionet e qeverisë më të korruptuar në Europë

18 Nëntor 2024, 12:35Politika TEMA
Bonuset për pensionistët, Basha: Lëmosh elektorale për

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë se po përdor pensionistët si mjet për lëmosha elektorale.

Në një video të postuar në facebook, Basha shkruan se ekonomia shqiptare është shndërruar në një mjet përfitimi për një grusht të vogël njerëzish, ndërsa pensionistët janë lënë në mjerim.

Sipas tij, skema aktuale e pensioneve po shkon drejt falimentimit për shkak të shpopullimit masiv dhe rënies së kontributeve, ndërsa indeksimet e vogla dhe bonuset elektorale nuk janë zgjidhje afatgjata.

Basha shprehet se programi i Demokratëve Euroatlantikë ka një plan konkret që përfshin: rritje të pensioneve me të paktën 20%, indeksim të përvitshëm me dyfishin e vlerës së inflacionit, bonus të përhershëm prej 250 mijë lekësh të vjetra për pensionet e ulëta si dhe rimbursim të barnave jetike për pensionistët.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Bonuset elektorale të lëvruara për të fshehur premtimin e pambajtur ndaj pensionistëve, nuk e fshehin dot dështimin e qeverisjes më të korruptuar në Europë.

Nën pushtetin arrogant dhe klientelist të Edi Ramës Shqipëria prodhoi një ekonomi në shërbim të një grushti të vogël njerëzish, duke lënë në mjerim pensionistët. Shpopullimi masiv dhe taksat e larta kanë dëmtuar sipërmarrjen, duke krijuar pasoja të rënda për skemën e pensioneve, prandaj indeksimet qesharake dhe lëmosha elektorale nuk janë zgjidhje, por arnime.

Pensionistët shqiptarë janë viktimat e keqqeverisjes dhe korrupsionit të përhapur në çdo degë të qeverisjes, ndaj zgjidhja nuk është pikatorja me interesa politike, por një ndryshim rrënjësor që i hapë rrugë një qeverie që kujdeset për pensionistët dhe familjet shqiptare.

Një qeveri që i ka shërbyer vetëm vetes në 12 vjet, nuk i shërben dot shqiptarëve edhe për katër vite të tjera.

Pensionistët shqiptarë meritojnë më shumë dhe përmes programit të Demokratëve Euroatlantikë, ne jemi të vendosur të trajtojmë në themel problemet e skemës së pensioneve, që sot është në prag të falimentimit, për shkak të largimit masiv të shqiptarëve dhe rënies së kontributeve.

Angazhimi ynë konkret për rritje me të paktën 20% të pensioneve dhe indeksim të përvitshëm me dyfishin e vlerës së inflacionit, dhe bonus të përhershëm prej 250 mijë lekësh të vjetra për pensionet e ulëta, është detyrim i pashmangshëm për moshën e tretë, e cila meriton më shumë. Po ashtu ne do të rimbursojmë barnat jetike për pensionistët, në mënyre që të mos çojnë pjesën më të madhe të pensionit për të blerë ilaçe.

Rimëkëmbja e sistemit të pensioneve dhe rritja ekonomike e garantuar nga ulja e taksave, mirëqeverisja dhe lufta frontale kundër korrupsionit, do të na mundësojë t’u japim pensionistëve shqiptarë një jetë të dinjitetshme.

Shqipëria meriton më shumë!

12 Komente

  1. D
    Dibrani

    O baxhelle si ste foli njehere goja per mire.pleh.

    Përgjigjjuni
    1. a
      akjama

      Po mirë thotë ky , po si do i bësh ? Nga do dalin paratë ? Apo do i paguash ti ?

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Y

        E zgjdhi thesi Lyli nuk merret vota ne tym te gjithe e dine se ju nuk e beni dot

        Përgjigjjuni
        1. P
          Patrioti

          Mbylle halenë o Lyl. Përfundimisht ke njeriu më i dështuar në politikë. I kishe të gjitha, i humbe të gjitha. Mbathja në Holandë se mos të vënë byzylykët o Lyl koqja.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vjosa

            O Lyl po ti dhe salihi keni qene në pushtet dhe nuk na dhate as një qindarke ne pensionisteve prandaj mbylleni buçen e mos na beni moral. Ju do mbaheni mente per vrasjet dhe vjedhjet që keni berë dhe kaq.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vicidoli

              Edhe llylka ka parti hapu toke ,nje idiot funksional

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lulka

                Doli plera……

                Përgjigjjuni
                1. T
                  TIRONA

                  Emo lyl mezi po presim fjalen tende,sepse gjithmone te ka dale fjala dhe ke fituar

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dardani i Ri

                    O Lulush infantili, ti ke mbetur vetëm, si qen i zgjebosur. Ik, mbathja për në Holandë, sa nuk të kanë arrestuar për 21 Janarin! Me miliona të bëri Rama për kasollen e vjehrrit në Vlorë.

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xxx

                      Pleh e shkuar plehut! Pa na thuaj një punë të mirë që ke bërë zotrote

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Amerikani

                        Vjose dhe te gjithe ju gardianet e se keqjes ; Sali. Meta , Rama voten dhe mbeshtetjen tuaj nuk e kerkon as Basha , as ata qe do te vazhdojne rrugen e Bashes . Arsyeja eshte e thjeshte : ju e beni pis hapsiren e lirise dhe dempkracise ... Vazhdoni rrugen tuaj si karvan Bermudian , pas Saliut , Ilirit dhe Edit .

                        Përgjigjjuni
                        1. "
                          "..."

                          Ja, sikur dëgjon Tabakun. Fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë; ëndrra në beze. O Luli, pengu i pensioneve ka mbetur që nga koha e juaj, kur konvertuat pensionet e para viteve "90, që në fakt, duhet të ishte baza e llogaritjes së tyre në trazicion. Disa përllogaritje me shtrirjre afatgjata, në ekonomi e kanë bazën në llogaritjet fillestare të tyre; prej ku nisin ato, ndryshe, afatgjatë ato hapin probleme. Nëse do të isha unë atje në foltore do të të konkuroja: rritjja e pensioneve 50%, rritja me 10 fishin e inflacionit, një rrogë të trembëdhjetë prej njëmilion (të vjetra), Të gjitha ilaçet dhe shërbimet shëndetësore, me librezë pensioni falas, etj; madje edhe pagat e punonjësve shtetëror e publik, paga mimimali një milion e pesëqind mijë. Në rregull, të nesërmen, si bëmë këtë reformë, kur të dalim të pijmë kafen e mëngjesit, hop, njëmijë të reja të kërkon çuni i kafes, kur vete të blesh bukë, po kështu 10 fish... ku ishim? Iç gjëkundi, ç'bëmë? Asgjë. Aman, o Lul "juristi", se na habite më këto dëngla, që, ngase nuk i kupton të duken të besueshme. Vetëm se u tha se do rritej çmimi i energjisë për prodhimet e brumrave, veç bukës, u rrit çmimi i brumrave, përfshi dhe bukën me aq përqind për njesi (kg, copë etj), kur efekti në kosto nuk është aq; jo më shumë se 1% - 2% (për njesi: kg, copë.. etj). Nuk të vë faj, se je dobët në këtë fushë, ndaj dhe s'të beson kush. Lul juristi bëj juristin, lëri ekonomistët të flasin për to; atje në fushatë, jashtë parlamentit thuaji, nëse t'i pranojnë.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje