VIDEO/ Rama: Shqipëria që ne duam po bëhet. Flamuri shqiptar do të rreshtohet shpejt krah për krah atyre të Evropës

18 Nëntor 2024, 11:37Politika TEMA
VIDEO/ Rama: Shqipëria që ne duam po bëhet. Flamuri shqiptar do

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Shqipëria që ne duam po bëhet hap pas hapi, shkallë pas shkalle. Ne po e ngjisim Shqipërinë në majën e 2030 aty ku gjendet oborri i familjes së bashkuar evropiane dhe ku flamuri ynë kombëtar do të rreshtohet krah për krah flamujve të Evropës për të cilën ëndërruan breza të tërë shqiptarësh”.

Në fjalën e tij teksa prezantoi projekbuxhetin 2025 Rama tha se “rruga është ende përpjetë, por Shqipëria që duam nuk është më një realitet i ëndërruar dhe i padukshëm në horizont, por është një destinacion i prekshëm me sy dhe i arritshëm me edhe më shumë punë nën të vetmen forcë  udhëheqëse të Shqipërisë, e cila quhet Partia Socialiste e Shqipërisë”.

“Partia Socialiste e Shqipërisë ka një virtyt gjithmonë e më të fortë. Dëgjon, duron, lufton dhe në momentin e duhur ja u kthen të tëra ashtu siç i meritojnë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “buxheti i parë që votuam në këtë sallë ishte pasqyra e një trashëgimie të errët qeverisëse dhe dritarja e një dite të re që nuk kishte zbardhur akoma. Ky buxhet i ri që do të votojmë në këtë fillimjave është pasqyra e një dekade arritjesh domethënëse për Shqipërinë, por është edhe dritarja prej ku shihet shumë qartë rruga drejt destinacioni historik”.

“Për këtë destinacion historik shqiptarët dhe duke përgatitur fjalën po më kujtohej që ua kam thënë gjithmonë drejtpërdrejt,  sinqerisht, mblidheni mendjen se keq dolët këtë herë më keq do dilni herës tjetër, por pranverën e ardhshme do të japin me vendimin e tyre një gjykim që do të jetë më  i miri historik për PS dhe më i merituari historik për këto mbeturina të një kohe që nuk kthehet më kurrë”, tha Rama.

13 Komente

  1. k
    k

    Shqiperia nuk do bēhet kurrē.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ed Droga

      Drogaxhiu paska marre doze shtese sot. I kerciskan syte e dale si psikopat me shume se zakonisht.

      Përgjigjjuni
      1. @
        @

        Cfare i pacipi. Ky nuk do qe te futemi ne Europe se nuk vjedh dot dhe shkon ne burg me gjithe maskarenjte e tjere.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Méru me Shqiperin

        Munde te hyshe ne Europe qe sot po nuk jeni akoma europiéen. Qellimi nuk eshte antarsimi por futja e kultures europiéene . Norvège nuk eshte ne komunitet por jane me europiéen . Rregullo rruget trotuaret largo lypsat rrugeve,largo katundaret qe shesin nje bidon qumesht . Rregullo kabllet varur. Imagjinoni te banosh afer nje xhamie çfare tmerri ne oren 5 te mengjezit te zgjone Hoxha. Te qenit antar i Komunitet europiéen nuk do te thote qe je vende europiéen . Ne France nese ke nje urrdher arresti policia nderhyne ne oren 6 te mengjezit asnjehere para ores 6 , ketu te zgjone Hoxha nje shkaterim psiqik qe i behet qytetarit. Si ka mundesi te zgjoshe tjetrin duke fjetur eshte krime i denueshem penalisht. Nuk me intereson feja jote . Ndaje i nderuar kryeminister lere Europen PO Méru me Shqiperin

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eh...

          Hahaha paske pretendime zoti freng. Ne nuk kemi polici fare pervec disa barkderrave maloke, jo te mendoje shteti jone te mos zgjohemi nga zhurmat ne mengjes qe te flejme si kerthi. Se mos jemi popull qe protestojme qe te kene frike. Ketu ne Tirane pellet hoxha ngjitur me parlamentin me sponsorizim te sulltanit bythperpjete te Turqise qe u lut per shpirtrat e osmaneve te vrare ne inaugurimin e xhamise dhe corapekuqi ngjitur tij rrinte lutej me osmanllinjte per pushtuesit tane 500 vjecare qe luftuan Gjergj Kastriotin.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Sufllaqja me qepe

          Fillove ta dredhesh bythen. Ne fillim thoje troc do anetaresohemi ne BE ne 2030. Mashtrus dhe genjeshtar boteror.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjika I nurit

            Ishalla nuk hyn ne burg KY nashtrues. Te gjithe ministrat jane ne burg dhe KY nuk di gje. Rama europen mbaje fort se dhe pak jete kemi. Kurre nuk dha llogari. Hajdut dhe mashtrues.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Ptuh

              Pa te kapur drejtesia ty dhe hajdutet e tjere nuk do futemi ne Europe o drogaxhi qe drejton nje qeveri te lidhur me mafian dhe drogen dhe e di gjithe Europa, sic e di dhe ti qe pas ketij mandati te pret larja e hesapeve per gjithe ato qe i ke zhvatur shqiptareve per mbi 2 dekada.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Piktori

                Si do hysh ne Europe o maskara. Ti je koka qe qelb gjithe peshkun e trupit te korruptuar qeveritar. Drejton nje shtet ku nderkombetaret duhet te krijojne nje gjykate me vete per t'ju kapur juve hajdutat qe drejtoni kete vend. A e kupton sa larg jemi apo jo? Te gjithe e dine qe ti do kapesh me presh ne duar sic jane kapur gjithe servilat e tu, vartesit e tu dhe Saliu me Liken. Radhen e ka Lali Eri. Pa ikur ti, harroje Europen se nuk pranojne nje qeveri narko trafikante qe te vjedhe buxhetin europian ngaqe nuk i ka mbetur me gje pa i vjedhur shqiptareve te shkrete.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  ILIR

                  Me kete korrupsion shtetar me kete hajdutllek te pamase te administrates shteterore Shqiperia nuk mund te futet ne Europe as ne 2050.Keto qe thote ky jane mashtrime vetem per te mbajtur pushtetin sa me gjate dhe per te siguruar akoma me shume vjedhje.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tralala

                    E njejta retorike e lodhur e bablokut per 12 vjet resht.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      MOS E JEPNI VOTEN KOT .

                      PENSIONISTE, DITA JUAJ SOT!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Poseidon

                        VAI GIGANTE!!!!!!!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje