Kryeministri Edi Rama është nisur këtë të mërkurë drejt Uashingtonit për të marrë pjesë në mbledhjen e parë konstituuese të Bordit të Paqes, një mbledhje e thirrur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e cila do të zhvillohet më 19 shkurt.
Sfida e parë kryesore e këtij bordi është rindërtimi i Rripit të Gazës, një proces që pritet të kërkojë angazhimin e shumë shteteve anëtare për një zgjidhje të qëndrueshme.
Ministrja për Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, theksoi se në këtë fazë Shqipëria nuk ka detyrime financiare, por si vend anëtar themelues, do të ketë angazhime sipas statutit të organizatës.
Ajo shpjegoi se Bordi i Paqes nuk ka për qëllim të zëvendësojë organizatat ekzistuese si OKB, por është një instrument komplementar që ofron mundësinë për Shqipërinë të kontribuojë në paqen dhe stabilizimin e situatës në Gaza.
“Shqipëria është e angazhuar të përfshihet në procesin ndërkombëtar të stabilizimit në Gaza. Ky angazhim do të prezantohet sot nga Presidenti Trump, duke shpallur listën e vendeve të angazhuara. Në këtë fazë, Shqipëria nuk ka angazhime financiare të tjera, por do të diskutojmë më vonë me partnerët tanë dhe me anëtarët e tjerë të Bordit për detyrimet tona si vend themelues“, tha Spiropali.
Sipas saj “Synimi fisnik i bordit, nuk është të zëvendësojë organet e tjera siç është OKB, as është një projekt alternativ për BE që mbetet synimi ynë madhor, është një mjet komplementar ku Shqipëria mund të japë kontributin e vet”, tha Spiropali.
Gjithe bota shqetesohet qe si kjo nisme mund te jete nje perpjekje per te minuar rolin e OKB-se dhe vende serioze ose distancohen ose marrin kohe per te humultuar situaten e qellimet. Ndersa Elisa e doganave ska asnje dyshim dhe flet me gjithe siguri. Nje nivel mjeran perfaqesimi me nje kokeboshe qe vetem rregullon floket dhe pozon per foto, ne nje kohe qe kerkohet seriozitet dhe maturi me shume se kurre. Nuk shpetoi dot kurre ky vend nga delirantet, te paaftet dhe servilet!
Me te thene te drejten dhe OKB nuk ka bere asnje permirsim po rne pidhe te semes i qofte OKB dhe borxhit te paqes Sporopali munr te jap dicka nga vetja nese ishulli Epsstein eshte i hapur
E di mire kjo se ja ka thene vete Trump
""Ne kete faze skemi Detyrime", thotë !!!! Po kur fillojne detyrimet moj xhane, dhe sa jane???!! Apo çi fi* tëmën, se lekat e qorrave janë.