Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar për situatën kaotike të krijuar në Kuvend nga deputetë të opozitës.
Braçe tha se të përdorësh benzinën në një Kuvend, është armë vdekjeprurëse dhe si e tillë duhet të ndëshkohet.
“Ka një problem shumë të madh. Dëgjova më herët zëra të arsyeshëm nga opozita që i vlerësoj, por dëgjova edhe zëra që bëhen qesharakë. Thonë që ne jemi shkaku, dhe kjo është qesharake.
Problemi në atë anë ka vetëm një emër që e mban Shqipërinë prej 34 vitesh peng. Ky është problemi shumë i madh për Shqipërinë që po e çon në shuarje atë parti andej. Në këtë sallë sulmi fizik po fiton legjitimitet, kjo është gjëja më e ndyrë.
E ka kafsha, por nuk mund ta kenë njerëzit. Sulmi fizik po bëhet agresiv deri në rrezik të jetë. Benzina e futur në shishe është armë vdekjeprurëse dhe duhet t’i vëmë emrin.
E ndodhur në një parlament në zemër të Europës është një ngjarje e tmerrshme. Të shkosh para parlamenti Europian nuk e di çdo të bëjnë këta…Për akte të tilla e sulme të tilla fizike duhet të ketë qëndrim sipas ligjeve penale të Republikës së Shqipërisë”, tha Braçe.
Po bëni mo kallezim penal per çdo rast dhe per cilindo 'gangster' tē ashtuquajtur "perfaqesues te popullit". Me filmime audio dhe vidio, paraqitni ato si prova në SPAK. Po nuk u veprua keshtu jeni bashkefajtore. Parlamenti dhe çdo institucion tjeter, nuk jane prona juaj, por te Shtetit dhe te taksapaguesve qe ju paguajne si perfaqesues te tyre dhe jo si vandale apo bashkepunetore me ta.I keni toleruar nē '97, '98 2008, 2011 dhe çdo dite. Mos flasim per marreveshjet e ndyra qe beni me njëri-tjetrin per interesat tuaja per pushtet. Turp per të gjithe ju!
O Brace a je deputet ti zbato ligjin ndryshe jeni bashkepuntor per remuja ,mire e ka ai komentusi Bureto Boll ke ngrene dhe ti me shoket e tu pa u lodhur fare duke bere gam gam . O mortje ju kan fut ne loje dhe bejne sehir Sali kerma dhe Edi Rama sepse skeni tru te gjithe dhe po ju lene te hani kokat me njeri tjetrin .Edhe une si popull ju them hengshi KOKAT ju jo populli se e ka paguar gjithe kete lojen tuaj