Censusi, Shpëtim Idrizi: Greqia ka lobuar të futen pyetjet për etninë dhe fenë, vetë nuk i njeh minoritetet

29 Shtator 2023, 09:41Politika TEMA
Censusi, Shpëtim Idrizi: Greqia ka lobuar të futen pyetjet për

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka shprehur kundërshtinë në lidhje me dy pyetje në censusin e popullsisë 2023, që kanë të bëjnë me etninë dhe fenë.

Idrizi tha se është Greqia shteti që ka lobuar që në censusin shqiptar të përfshihen këto dy pyetje.

Ndërkohë që, sipas Idrizit, Greqia nuk njeh minoritetet në vendin e vet.

“Ajo që dimë është presioni i Greqisë. Dhe kam këtu deklaratat e Mitsotakis që thonë e shtyjmë qeverinë shqiptare ta bëjnë censusin me vetëdeklarim. Ai që ka lobuar për të futur dy pyetje në një ushtrim statistikor.

Shqipëria ka regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Ne regjistrohemi sa dalim nga materniteti. Prej këtu lindje, vdekje, pasaporta, karta identiteti….

Censusi është ushtrim statistikor, pra 35% e shqiptarëve, që janë jashtë, nuk marrin pjesë. Lobimi për të futur këto 2 pyetje është i një vendi, i Greqisë.

Ndërkohë që Greqia është një ndër vendet  që nuk njeh minoritetet, konventa kuadër që na vendoset si detyrës e Greqia nuk e ka firmosur, Greqia nuk bën census vetë me këto ndjesitë.

Ky shteti që vet nuk e bën, që nuk pranon vetë minoritetet, ka fut duart në një vend”, tha Shpëtim Idrizi.

1 Komente

  1. e
    edmond( koder rreshen)

    E turpshme si Komb te shohim emisione,te cilat bejn fjal per ekzistencen e Toskeve te konvertuar ne Grek,duke akuzuar Greqin ! Me paster dhe troc e ka then Minoritari Pajot Barka para pak ditesh ne nje emision televiziv : Po cfaj kemi ne qe ju si Shqiptar shiteni dhe bliheni . Perfaqesuesi i Minoritetit Qam te thot paster dhe hapur,perse jan kaq te pacip te shum perdorur dhe gjithmon jan perdorur per acarimin e maredhenieve me Greqin . Ne takime me Turqit ndihen sikur jan me vellezerit e tyre ! Te gjith Qamet qe kam njohur ne Greqi ne vitet 90 ( pa perjashtuar asnjerin) ndiheshin ne Atdheun e tyre,ndryshuan emrat dhe fen dhe u njohen nga Greqia si Vorio ipriotis. Perse Qamet ne marrveshjen e Lozanit u njehesuan me dy komunitet e tjera etnike me ngjyr,Pomaket e Bullgaris,Thrakit te Greqis,dhe Romet Mysliman,duke i kembyer me Pondiot e Turqis ?!Perse Qamet u deklaruan Turq dhe jo Shqiptar ?! Perse dy Deputet Qam ne Parlament votuan ne krah te Vangjel Dules,kunder te gjith deputeteve Shqiptar per Bejlerin ?! Qamet u perzun nga Greqia me preteksin per bashkepunim me pushtuesit,ne dem te interesave te kombit Grek . Po sikur Shqiperia te vepronte me te njejten monedh me Qamet,apo ato mijra Tosk te cilet paguan (nen dor) punonjesit e administrates per te ndryshuar gjeneralitetin,emer,mbiemer kombesi,ne dem te integritetit teritorial Shqiptar,a do te ishte e arsyeshme per keta tradhtar gjak prishur ?Nje Komb Shqiptar disa milionesh dhe me histori mijra vjecare,me brezin e fundit te shitur per disa euro,te ben te ndihesh inferior,karshi nje pakice shum te vogel (disa mijra) Maqedone ne veri te Greqis,te cilet kerkonin te njihej Gjuha dhe shkolla e tyre,ne nje emision televiziv ne Greqi para 25 vitesh ! Ishte nje Prift Ortodoks Makedon i cili nuk u perkul ndaj presionit shteteror te cilet shkuan per ta arrestuar ne studio,gjoja se ishte shpallur fajtor ne nje gjyq para disa muajsh ! Pergjigja e Priftit Makedon ishte : E kam fituar gjyqin dhe dokumentin per arsye te largesi ju a bie neser,sa per presionin policor,un do njoftoj Ambasaden e Amerikes . Kur kuptuan se situata ju doli jasht kontrollit, ben prapa ktheu,duke then se ishte nje keqkuptim. Makedonet kerkonin respektin per identitetin e tyre si Makedon,kurse Tosket e Shqiperis e kerkojn respektin duke mohuar veten,duke ber viktimen dhe ju then Grekeve : Mos me thuaj Shqiptar,un pata "fatin e keq" te lind atje,ne vendin qe "me mohoj te shkoj ne shkoll dhe te mesoj Greqisht" ndihem Grek dhe jam Grek !

    Lini një Përgjigje