Dash Shehi: SPAK duhet mbështetur. Sulmet e Metës, halle personale!

23 Prill 2024, 18:30Politika TEMA
Dash Shehi: SPAK duhet mbështetur. Sulmet e Metës, halle personale!

‘Halle personale’ i quan deputeti, njëkohësisht kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi sulmet e kryetarit të Partisë së Lirisë ndaj kreut të SPAK Altin Dumani. Në një intervistë për emisionin “Studio Live’ në Report Tv, Shehi thotë se qytetarët duhet të mbështesin Prokurorinë e Posaçme, (SPAK), pasi është i vetmi institucion në vend që ka guxuar të hapë dosjet për të korruptuarit.

“SPAK duhet të vazhdojë të punojë. I dimë defektet që ka drejtësia, elementet që janë vendosur aty, por SPAK është i vetmi që po punon. Do ta shohim deri ku do shkojë, por deri më tani ka bërë diçka. Drejtësia ka defekte të tjera, me dosjet, por me këto nuk merret njeri. Qytetarët kanë halle të tjera, jo do të hyjë në burg Meta. Ky është kurioziteti shqiptar.

SPAK duhet lënë i lirë, ata që e sulmojnë kanë halle personale. SPAK duhet mbështetur. Duhet të mbyllen edhe hallet e qytetarëve të tjerë, ajo është drejtësia e vërtetë. SPAK nuk ka bërë hata të madhe, por SPAK për herë të parë po hap disa dosje”, tha zoti Shehi, për gazetarin Arbër Hitaj.

Po ashtu, Shehi theksoi se çdo lëvizje që bën opozita, forcon pushtetin e qeverisë Edi Rama

“Rama qëndron në pushtet, sepse opozita ka këto krerë. Rama ka 11 vite në pushtet, nëse do të kishte vullnet do t’i kishte goditur këta krerë. Meta është president i Ramës, kryetar i parlamentit të Ramës, bashke qeveritar etj. Kush e bëri? Rama e bëri president të Shqipërisë, ka qenë i interesuar që këta njerëz të jenë aty.  T’i thotë elektoratit: Dëshironi këta njerëz, apo mua. I vetmi ortak që kanë të korruptuarit, kanë Ramën”, tha zoti Shehi.

3 Komente

  1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

    Dash të thonë, por je dele pa qumësht!

    Përgjigjjuni
    1. A
      ABC

      Doli ky surrat pacavurja i Sali NonGrates 34 vjet ky legen ka qene lepires dhe Spiuni personal i Saliut. Dash Rrangalla ngjan me ato gabelte qe mbledhin kanoce neper kazanet e plerave , pra me keto zhgarravina , injorante , analfabete funxional ka qeverrisur Saliu. Ik ore qen shapkash , zagarhone pazari , futi ndonje tave me plonsa dhe raki se je bo si Lymi i Tutit nje here e nje kohe ne rruget e Tirones.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trotski

        Dash je ne rregull ,mos u Tut fare .!!! I ke dhene Hakun Hajdutit Like.!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje