Zekthi: Berisha dhe Meta nuk janë zgjidhje për opozitën

23 Prill 2024, 13:40Politika TEMA
Zekthi: Berisha dhe Meta nuk janë zgjidhje për opozitën

Analisti Fitim Zekthi thotë se sjelljet e fundit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk janë politike dhe se ai po prodhon një narracion të çuditshëm.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Zekthi u shpreh se Meta do të shkojë poshtë ballkonit të ish kryeministrit Sali Berisha, për të forcuar aleancën me Berishën. 

“Metës i shkon ajo që tërë vjeshtës dhe dimrin nuk ishte askund. Pas këtyre heshtjeve të mëdha, Meta doli dhe shpërheu në komunikimin publik ,duke prodhuar një lloj narracaioni të çuditshëm. Do ndryshojë partinë, ka qenë pjesë e një komploti. Në gjykimin tim, kjo është lëvizje me dy kahje.

Kahja e parë është politika e njerëzve. Zoti Meta nuk është popullor, nuk e mbështesin njerëzit, prodhon gjeste politike, po nuk kanë të bëjnë me politikën. Mënyra sesi Meta sulmon prokurorinë, jo si Berisha, më ashpër, është një lloj situate që nuk ndodh në vendet demokratike. T’i thuash prokurorit kriminel, trafikant, kjo lloj gjuhe është irracionale dhe e pashpjegueshme.

E para, janë totalisht të zhbalancuar dhe pa përkrahje popullore, dhe e dyta, kanë probleme me SPAK. Te ballkoni po shkon për të çimentuar aleancën me Berishën, ka një emërues të përbashkët, lufta kundër SPAK.  Kur nuk ke popullin, kur je nën rrezikun e prokurorisë, kjo situatë po na çon atje”, theksoi ai.

1 Komente

  1. D
    Demokrati me mend ne koke

    Po tentojne te karikojne turmat ne emer te nacionalizmit qe ti mbeshtesin. Shikoni 2 kenget qe ka zgjedhur meta per ti kenduar poshte ballkonit te berishes pasi i nxorri dokumentin e spiunit per 50 lek. Keta nuk e kuptojne dot qe ju iku koha. Ata(injorantet ose perfituesit) qe i kishin idhuj jane gjysma me prostat. Rinia nuk pjerdh per keta maskarenj. Dikush duhet tja thote. Se na vjen per te vjelle kur ishikojme ne tv.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje