Sulmet e Kryemadhit dhe Metës ndaj drejtësisë, Basha: Kush ka bërë krim, s’e bën dot gjumin e qetë

23 Prill 2024, 10:54Politika TEMA
Sulmet e Kryemadhit dhe Metës ndaj drejtësisë, Basha: Kush ka

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar reagimet agresive të javëve të fundit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit dhe gjuhën e ashpër të tyre ndaj institucioneve të drejtësisë dhe kreut të SPAK.

“Kush e di se çfarë ka bërë ka arsye sot të jetë në panik. Nuk do futem në aspekte teknike hetimi, por dhe sikur mos kishim SPAK, është një aksiomë e vjetër e kriminalistikës, që kush ka kryer një krim nuk e bën gjumin e qetë.

SPAK i ka trazuar politikanët e korruptuar”, tha Basha ndër të tjera i ftuar në Zona Zero. 

Më tej Basha tha: Para ligjit janë të gjithë të barabartë. Ky është standardi që duhet të vendosë SPAK dhe pritshmëritë janë shumë të larta. Detyra e SPAK është të vendosë para ligjit me paratë dhe besimin e shqiptarëve.

 

 

 

 

3 Komente

  1. a
    antipatrea

    21 Janari ... Po ti a bën dot gjumë të qetë Lulëzime ???

    Përgjigjjuni
    1. B
      Baca-Bajram

      Po si jo! Lululka eshte shume i qet dhe kete t'a garantoj. A s'e ke par ti si fle neper avione, ne parlament etj... Lululka eshte shume i qet dhe s'ka probleme me drejtesine, pavarsisht se anashkaloi thirrjet ne prokurori per qindra miliona Euro te Rruges se Kombit, 21 Janarin, parat e lobimit te PD-se te pa deklaruara ne Washington... Lejeni rehat Lulushken e Pergjumur ne punen e tije, se ai s'i bie ne qaf njeriu duke fjetur! Por hakun duhet me ia dhon Lulushkes, eshte nje pickedhie, qe kerkon te perfitoj nga zenkat e sherret midis te tjerve. Sic e thone, 'Kur dy pale zihen, fiton i treti..."

      Përgjigjjuni
    2. E
      Evisa

      Ah çfarë nderi do I kishe bërë PD po të mos nxitoje për t'u rikthyer në krye të saj. Ti i ri je, deputet për të qënë i pranishëm në politikë do të bëheshe, kohën për t'u rikthyer e kishe me pash, kush dreqin të bindi për t'u rikthyer në krye të saj, gje e cila për rezultat mund të ketë vetëm një humbje katastrofike për PD?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje