Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi foli rreth politikës shqiptare, ku më tepër u ndal tek Ilir Meta. Sipas tij Meta ka ditur të luajë fort dhe se për pushtetin ka lëvizur sa në anën e PD-së tek e PS-së.
Ndër të tjera shtoi se për karrigen e pushtetit kanë lëpirë atë që kanë pështyrë për njëri-tjetrin.
“Meta ka luajtur fort, është dashur vota e këtij që PD-ja të ishte në pushtet. Ka ditur të luajë fort. Për karrige dhe pushtet ka bërë një akrobaci që nuk ka pyetur nëse ka thyer shtyllën kurrizore.
Në 2011, 21 janari, po të isha unë në vend të Sali Berishës i kisha çuar Metën dhe i kisha thënë drejtësisë këtu e keni, nuk kishte nevojë për të pirë shishe vere. Një vit e gjysëm më pas ai i ktheu kurrizin PD-së dhe solli Ramën në pushtet.
Pastaj u zgjodh presidenti kur PD-ja ishte në çadër në protestë, Berisha e Basha. Pastaj filloi sherri me ortakët e rinj. Ka kapërcyer nga PD-ja tek PS-ja dhe anasjelltas. Këta ia kanë pasur nevojën falë mandateve. Këtë në 2008, Rama me Berishën, donin ta asgjësonin.
Por atë që nisën ta bënin e zmadhuan më tepër. Nga katër rriti numrin e deputetëve më tepër. Ka luajtur, sepse këta që kanë pasur nevojë për karrigen e pushtetit kanë lëpirë atë që kanë pështyrë për njëri-tjetrin”, tha ai në “Breaking”.
o murro,kur vinte ne prehrin e kriminelit sali,ju vinte mire se ju mbants ne pushtet dhe vidhnit si e sa te donit dhe nuk thoshit asnje fjale,sot u kujtuat per ata qe e dredhin..
Sa per dijeni,Edi Rama dhe PS-te nuk erdhi ne pushtet me ndihmen e Metes por me voten e populliit shqipetar. Vete populli e pa udheheqjen e keqe dhe te kriminalizuar te Sali Berishes dhe te PD-ke dhe ndrroi pushtetin duke ja dhene PS-te dhe me te drejte. Sot shqiperia eshte me mire,me e qet me sigurt dhe PS-te me Edi Ramen ne krye po ecen drejte nje jete me te mire. Sot shqiperia ka mardhnje shume te mira me partneret strategjik SHBA dhe BE qe Sali Berisha me Meten i bene dhe kane edhe sot armiq. Kjo eshte e verteta.Mos e beft zoti kurre te vijn edhe njehere PD-ke ne pushtet se pastaj mjere shqiperia.Do vij kryeminister nje korb i zi,Sali Berisha. Zoti na ruajt.
Ky Murizi eshte shume i peshtire. Per pushtet thot lepijn ate qe kan peshtyr. Po ti o Muriz per ç’far i shkon mbrapa non grates ? Po ik o palaço se dhe ti injorant me fjalor rrugaçi je. Ik se je kartë e djegur.
Or Li katunari,Murrizi eshte I vetmi qe ka bole me ja perplas te gjithve ne sy te verteten.