REPLIKAT/ Albana Vokshi përplaset me Ndrecën, Ilir Metaj: Nuk jemi këtu në “Albana Vokshi Fun Club”

23 Prill 2024, 15:01Politika TEMA
REPLIKAT/ Albana Vokshi përplaset me Ndrecën, Ilir Metaj: Nuk jemi

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi u “përplas” verbalisht me deputetin e PS-së, Plarent Ndreca.

Vokshi tha se duhet që të lexohen të dyja planet e të dyja palëve dhe të vendoset deri të enjten një plan i përbashkët. Ndërsa, Ndreca nënvizoi se ekspertët duhet të bien dakord. Ndërkohë, Ilir Metaj, i është përgjigjur me ironi kryetares Albana Vokshi.

Replikat:

Plarent Ndreca: Ja  plani hetimor. Ja ku është kalendari. Ky është kalendari i punës të Planit Hetimor. Ka plan Hetimor të Komisionit, Komisionet e përhershme kanë plane pune. dakord për planin.

Albana Vokshi: Ju e lexoni ligjin siç doni vetë. Do të njihet publiku me planin. Çfarë halli keni, pse po fshiheni? Të lexohet plani ynë dhe juaji dhe të enjten të diskutohen të dyja palët. Kërkesat janë dakordësuar.

Plarent Ndreca: Fryma e ligjit konsideron se ekspertët bien dakord për një plan hetimor. Ne nuk kemi publikuar planin hetimor në respekt të punës së ekspertëve. Ekspertët duhet të bien dakord për planin. Të lexohen planet dhe pas 1 apo disa ditësh thjesht të votojmë.

Albana Vokshi: Çfarë janë këto? Do bëheni serioz? Komisionin e thërras dhe e drejtoj unë. Jo nuk ta jap fjalën!

Petro Koçi kërkon fjalën, Albana Vokshi ja jep fjalën Ilda Dhorit. Ka debate pa mikrofon.

Pas Ilda Dhorit, fjalën e merr deputeti i PS Ilir Metaj:

Ilir Metaj: Këtu jemi në komisionin hetimor të shëndetësisë, nuk jemi në “ Albana Vokshi Fun Club”. Të paktën ne nga ana këtej e tavolinës nuk e pranojmë rolin e qënies thjesht statistikë në skenarin e parashkruajtur nga ju.

Edhe Hegeli do duartrokiste dhuntinë tuaj për të bashkuar Tezën me Antitezën e rregullores për të prodhuar Sintezën e rregullores me vetëm sugjestionet që ju pëlqejnë juve.

Sigurisht që ju do donot që koha e punës së komisionit të mos mbushej me opinionet tona, po vetëm me zhurmën e artikuluar të zërit tuaj, po nuk funksionon kështu. Harroje!”

14 Komente

  1. a
    alphazeta

    Me diçka nuk jam dakort. Një komision hetimor mund të ngrihet nga opozita pa i marrë fare dorën shumicës. Dhe qeveria, ministrat apo edhe kryeministri etj janë të detyruar t'iu përgjigjen me shkrim ose me gojë kërkesave të këtij komisioni. Përfundimet e të cilit kalojnë më pas për aprovim në seancë plenare. Aty aprovohen apo hidhen poshtë. Kështu veprohet në të gjithë botën, me përjashtim të katundit Shqipëri! Shumica as nuk duhet të jetë fare në komisionet që ngre opozita.

    1. m
      mirel

      Komisioni qe thua ti nuk ekziston askund ne boten demokratike. Ato ngrihen ne baze te ligjit, me objekt te caktuar, votohen ne parliament dhe pastaj fillojne funksionimin me seriozisht e jo me klithma histerike te tipit Vokshi.

    2. B
      Beta Tau Gama

      Nuk eshte keshtu sic thua ti alphazeta. Ne keto shtete funksionojne gjykatat, parlamenti dhe partite nuk jane ceta. Keta nuk jane opozite, por duan te shtojne vota duke demaskuar. Hetimet duhet te fillojne qe nga viti 1992, kur me mosdhenien e tokes te zotit, me votimin per kushtetuten e mbretit Sali, me thyerjen e embargos, me 1997, me grushtin e shtetit te Leka Zogut, me 21 Janarin, me lavirat e bulevardit e nje liste e gjate qe nuk linin te kontrollohej asgje,me privatizimet dhe me prishjet e vjedhjen e ekonomise qe akoma nuk ka mbaruar cfare u ndertua ne 40 vjet, asgje nuk u hetua as nga parlamenti, as nga gjykatat, por mori vule. Tani qe ka gjykata dhe vete i miratuan, duan te mbivendosen mbi gjykatat. Pra duhet te funksionojeshteti, qe nuk u ndertua asnjehere dhe nuk funksionoi asnjehere. Capisce.

      1. E
        Emigranti

        O alfavitagamma...zeta, jane Komisione parlamentare dhe jo partiake, si ato qe ben Kouli yt.Ke ngaterruar destinacion.

        1. S
          Sigurisht trapajan

          Jà,ky alpfagazi qenka per deputet.Njeh regullat parlamentare te te gjithe botes,nuk i thone shaka.

          1. S
            Sonil

            Ky labi i vlores u vjen hakut ktyre legenave t pd. Po t merresh me albana vokshin do dy b… nje ta mbash e nje ta cash.

            1. L
              Labi

              Ilir Metaj i Vlores vetem nje te keqe ke qe je adaah ne emer me Like floririn pamvarsisht se nuk ngajni fare fare. Reapekte Vlora.

              1. S
                Sonja

                Nje big up i madh per Ilirin. Bravoooooo

                1. a
                  alphazeta

                  E di që lodhem kot me ju, por meqë kam pak kohë të lirë po ju përgjigjem. Vetëm në vendet autoritare veprohet ashtu siç shkruan Mireli.. Në rast se ngritja e një komisioni do të varet nga shumica, asnjë komision nuk mund të ngrihet. Komisioni ngrihet që të kontrollojë veprimet e pushtetit, pra të shumicës.! Është kaq e thjeshtë. Taut: Detyra e opozitës është pikërisht të zhbirojë dhe të demaskojë punët e pista dhe korrupsionin e pushtetit. Ndryshe kush e ka penguar Partinë Socialiste të hetojë shkeljet dhe shkatërrimet e shkaktuara nga zezona PD që nga viti 1991? Për emigrantin: Janë komisione parlamentare dhe jo partiake, ku mund të marrin pjesë edhe dy apo tre parti opozitare! Dhe meqë përbëhet nga anëtarë të parlamentit, quhet komision parlamentar. Si ka mundësi të jeni kaq të trashë?! Punë geni?!

                  1. m
                    mirel

                    Injoranca nuk eshte argument. Ligji shqiptar eshte copy/paste i atij gjerman dhe duhet zbatuar duan apo nuk duan robt e trashe kudo qe te jene

                  2. I
                    Irena Kulluri

                    C’paske tall menderen me Albanen ore Ilir. Po ku di Albana ca eshte teza dhe antiteza apo Hegeli?!?! Albana max di sa e ka nr e kembes Saliu dhe ca e ka menderen Liria. Kaq di Bana.

                    1. H
                      Helio

                      Vokshi me zerin zhurme te artikuluar?! Joooooooo ca thu mor Ilir djali nuk paske fare shije muzikore. Po Vokshi e ka zerin melodios si gomari ne jerm dhe te qete si macja kur e ka mbrena ahahahaha

                      1. K
                        Kalu i Trojes vellaaaa

                        Ky Deputeti Metaj e hedh shurren larg me kete Hegelin… degjoni o shqiptar pordhen time … ore ka diplome ky apo i rra e beri per ca muaj ; ketej shiste rroba te perdorura ketej merrte diplomen… dhe Hegelit i hidhte ndonje veshtrim kur shiste ndonje pale atlete me vrime…

                        1. H
                          Henk

                          Albana Vokshi kryetare komisioni... Oh Zot, nëse ka Zot... ????????????

                          Lini një Përgjigje