Dash Sula nuk mundi ti mbijetojë fshesës së Sali Berishës para zgjedhjeve, i cili me një të rënë te lapsit e fshiu nga listat.
Pastrimin e shtëpisë që premtoi kur doli nga izolimi, doktori e nisi me të vetët duke larguar rebelët. Si njëri prej tyre, Sula mendon se ka ardhur koha që Berisha të largojë humbësit.
“Pa diskutim duhet një analizë e hollësishme, drejtuesit e qarqeve kanë përgjegjësinë e parë, pa diskutim sekretari i Përgjithshëm, pa diskutim figurat e tjera sipas rezultateve, më pas dhe zoti Berisha ka përgjegjësinë e tij. Nëse do vazhdojnë po këto figura, nga sekretari i përgjithshëm, nënkryetarët dhe kryetari i grupit etj, do të vijojë po kjo statusquo ta mbajnë, ta gëzojnë dhe në zgjedhjet e tjera unë parashikoj një situatë akoma më të keqe për Partinë Demokratike”, u shpreh Dash Sula në një intervistë për Top Channel.
Ish ligjvënësi demokrat është i mendimit që shërbimi më i mirë që Sali Berisha mund t’i bënte partisë është riformatimi i thellë, për ti hapur rruge një lidershipi të ri.
”Sepse do duhet të kemi një model të ri dhe ndryshe në përballje me PS dhe Edi Ramën që do te thotë nëse do vijohet po me këto figura që kemi sot nuk mundet Rama dhe PS. Do te thotë qe duhen burra dhe gra që te dalësh para shqiptareve tu thuash ky jam unë, modeli ndryshe nga kundërshtari im që kam përballë”, tha Sula.
Një lëvizje e re që nis me një foltore është paralajmëruar. Dash Sula tregon kushtin që ka për t’iu bashkuar.
“Nëse do kemi një lëvizje që do ta marrin figura të tjera për të shpëtuar Partinë Demokratike, do kenë qasje tjetër në raport me problematikat që ka PD, sigurisht do ta mbështesja dhe do thosha që ia vlen ta mbështesësh, por nëse do jetë analizë empirike që do të iki nga qendra në bazë, që ti dëgjojnë dhe të shkruajnë, ca do të shkruajnë dhe do të kthehen prap në bazë, kjo nuk ka vlerë”, u shpreh ish-deputeti i PD-së.
Ish deputeti demokrat pret që lëvizja e re të sjellë përmbysje në Partinë Demokratike, ku ata që grumbulluan vota më shumë, të vlerësohen dhe të ngjiten në krye të partisë.
Akoma shpreson te Saliu ky gjeli Peqinit,te largoj humsit thot hajvani,po Saliu vet nuk eshte humbes?
O Dash i pari që duhet larguar është Sali non grata,në gjith botën demokratike kur humbet zgjedhjet i pari që largohet është kryetari i partisë por si komunist që eshtë humbjen nuk e pranon deri sa të vdesin.E PATË REGJIMIN E ENVERIT VDIQ ENVERI VDIQ PARTIA,ky ka dhe të keqen e madhe që është malok dhe maloku zbret nga kali kur i bie me plumb.
E duam monument kulture
Po Berisha vetë nuk duhet të largohet o Dash servili ? Ti Dash je berishian deri në palcë. Ti dogje xhaketën për ti rënë në sy Berishës. Dilje me parrulla në gjoks e përlesheshe me gardën në dyert e parlamentit e mgjatë Berisha të flaku si leckë.E ti me injorancën më të madhe fajësoje Mul Nokën për listat e kandidatëve. Mund ti kopsiste Muli pa dijeninë e Berishës ? Edhe tani nqse Berisha të jep ndonjë post në parti jam i sigurtë që ti kthehesh në kone dhe lëpin gjithcka që ke pështyrë deri më sot.
O dash pa brire, nuk ke asnje ndryshim nga ata qe me te drejte i sulmon. Qendrimet e njerezve te ndershem jane parimore, jo vetem kur u preket interesi. Sa ishe ne gjirin e Baces dhe kishe besim se do te ishe ne liste fituese, ishe i gatshem te qiheshe ne bythe per shefin, sa te la jashte, nise gam-gamin. Nuk te merr me njeri seriozisht.
Humbesit e vegjel te ikin e te rrije humbesi i madh. Apo jo o dasho.